Bilall Maliqi 11

Proza poetike nga Bilall Maliqi

 

 

PORTRET ME SHIKIM KAH QIELLI

 

Shikimi kah qielli m’i kujtoi sytë e saj, që hapësirës ia vjedhin kalëtrsinë. Saherë që i ngrit sytë përpjetë, nga një copë ngjyrë ia shkëput qiellit, për ta ndarë përgjysmë me besnikërinë.
Nuk u ndala së shikuari, natën galaktikën, qytetin me drita, që grimconin errësirën, e që sytë e mi u lidhën me perin e hollë të venerimit.
Më humbi sysh portreti i saj, me shikim kah qielli, mbështjellur nga mjegulla me pëlhurën e saj të bardhë, sa për t’i derdhur në fshehtësi vuajtjet e mbledhura, e për t’u liruar nga makthi i ëndrrës së pakuptueshme.
Ata sy i vodhën dy kaltëri, njërën të tharë e tjetrën të lagur, nga barku i liqenit të harlisur, tevona të mbuluar nga nata me kapakët e lodhur.
Në qiell yjet bëjnë punën e vet, gjejnë vrimën më të imët për t’ia gjetur trupin engjëllor, të shtrirë në gjumore, që gjendet brenda gëzhojes së ëndrrës së parë.
E unë pres, e pres me padurim mëngjesin e hershëm, që t’ia thërras në vesh zgjimin, sa për t’ia parë sytë, të ngjyer nga dy kaltëri…

 

(17 dhjetor 2016)

 

 

DROMCA DËSHPËRIMI

 

M’u ngatërruan hapat nëpër shkallët e shpeshta, nga balli pikonin lodhje të mbytura në pika djerse. Sytë nuk shohin kund pushimore, apo errësira ishte shtrirë në horizontalen e ftohtë si akulli. S’e gjejë dot arsyen e kërkimit , të fshehur nëpër dhoma me numra të shlyer. Nga ti gjuaj shikimet e mjegullta, hutia kishte hapur krahët të më përqafoj, e unë si të gjuaj me gurë padrejtësinë e mbledhur si ngrehinë e murosur. Kujtoja Artemisën tek i rreshtonte shigjetarët për ta shigjetuar cakun e zi, mendja më thoshte me një shtizë me maje të kallur të gjuaj furishëm në nishan të së keqes, e t’ia djegi shpirtin Hutame keqbërësve dhe hutuesve që hutojnë të hutuarit e mbushur plot me huti.
Më ftoi pushimi për t’u ulur në errësirën e pushimores, t’i palosi një nga një lodhjet, kokën ta mbështes për muri e të gjumosem, lodhjet le të jenë nënkresë e kokës sime të ngarkuar me dromca dëshpërimi…

 

(14 dhjetor 2016)

 

 

NË(PËR) LAKADREDHAT E KOHËS

 

Mungesa i hapi faqet e kores së mbyllur që moti, një shtresë pluhuri ishte shtrirë mbi sipërfaqen e lëmuar, si mbrojtëse e trashë e ngjyrës së hirtë. Çdo faqe ngucte kureshtje për t’u lidhur ëndërrisht më ngjarjet e ngjarjeve të ikura.
Befas iu ktheva të bëmave përrallore të Apolonit, kërkoja dritë në mes errësirës, të parsyeshmen ta bëja të arsyeshme, e t’ia shkruaja një parathënie kohës së ikur me kapituj të pluhurosur.
Pasi t’i mbyll brenda kutisë mungesa të munguarat e saj, e t’ia vëjë mbi kapakun përmbyllës, gjetja do ta merr timonin e drejtimit, e në(për) lakadredhat e kohës t’i mbledhë gjetjet e shkapërderdhura, e të ngujuara caqeve të errëta.
Në një çast më frymëzoi frymëzimi nga aventurat përrallore të dashurisë, të shënuara në notesin ditor, për t’i vargëzuar e lexuar netëve që e shkundnin pamëshirë gjumin nga shtrati i gjumores…

 

(14 dhjetor 2016)

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,709 hits

December 2016
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List