Ahmet ZAJMI – Gala Në Gjakovë para 69 viteve, serbet shfaqen të njëjta dukuri të urrejtjes sikurse me 14 tetor 2014 në Beograd gjatë ndeshjes fotbollistike Serbi Shqipëri Nga Prof. Agim Zajmi

    Ahmet ZAJMI – Gala Në Gjakovë para 69 viteve, serbet shfaqen të njëjta dukuri të urrejtjes sikurse me 14 tetor 2014 në Beograd gjatë ndeshjes fotbollistike Serbi Shqipëri   Nga  Prof. Agim Zajmi      Gjakova me rrethinë … Continue reading

Pas një leximi të këndshëm të vëllimit poetik “Porta të hapura”! ( Fjala – gravurë e një ditari poetik “Porta të hapura” – Shefqete Goslaci ) / Nga Dr. Zejnepe Alili -Rexhepi

Pas një leximi të këndshëm të vëllimit poetik “Porta të hapura”! Fjala – gravurë e një ditari poetik “Porta të hapura” –  Shefqete Goslaci     Nga Dr. Zejnepe Alili -Rexhepi      E djeshmja dhe e sotmja e luftëtares … Continue reading

DRITË NË SHTJELLËN E GËRBULËS, TË SHPIRTIT NJERËZOR. / Nga : (Hamdi) Erjon Muça

 

DRITË NË SHTJELLËN E GËRBULËS, TË SHPIRTIT NJERËZOR.

 

 

erjon

Nga : (Hamdi) Erjon Muça

 

Duke lundruar në Google, hasa në një statistikë, që nëse është e vërtetë, tregon realisht thelbin e shpirtit njerëzor: të paktën për 3500 vjet vetëm 8% të kësaj kohe, njerëzimi e ka kaluar në paqe.

Kjo është tronditëse!  Mesa duket, njeriu, udhëtimin e vet të evolucionit e ka përshkuar nën “himnin” e urrejtjes dhe të dhunës. E dhuna e urrejtjes ka qenë e ndryshme në faza të ndryshme. Ka pasur dhunë e urrejtje klasore, racore, fetare e etnike. Megjithatë, në tërë këtë katrahurë urrejtje e gjaku, ka pasur në çdo kohë njerëz që kanë dalë mbi urrejtjen, për t’i treguar njerëzimit që ka edhe një mënyrë tjetër për të jetuar, që nuk është dhuna, por dashuria.

Nuk dua t’i përmend të gjithë ata një e nga një, jo se nuk i njoh, por  nuk dua të zgjatem me fakte, të njohura për të gjithë. Në këtë shkrim do merrem me Nënën Tereze dhe me romanin  “Dritë në shtjellën e gërbulës” të profesor Anton Nikë Berishës. Një libër që përpos anës letrare mbart edhe vlera të paçmueshme njerëzore.

 

anton nike berisha foto

Prof. Anton Nikë Berisha

 

Letrarisht as që do të pretendoja të merresha me zbërthimin e romanit të Anton Nikë Berishës, por mënyra se si ai e shkroi këtë libër të shtyn të mendosh gjatë. Autori e nis rrëfimin qetë, ëmbël, thuajse nuk është ai që rrëfen, por vetë shenjtorja. Ka dhimbje në gjuhën që profesori përdor, ka dashuri, dhembshuri, meditim të brendshëm ka mbi të gjitha përulësi.

Edhe ai, si vetë shenjtorja, i përulet kësaj force të madhe, që mua më pëlqen ta quaj dashuri.

Nuk e di se sa njerëz mund ta kenë lexuar këtë libër që unë do e cilësoja të domosdoshëm jo vetëm si vlerë letrare. Mendoj se edhe në mes të këtyre do ketë pasur edhe njerëz që kanë menduar se Anton Nikë Berisha ka zgjedhur një personazh të thjeshtë për librin e vet. Një nga ata personazhe që ndihmojnë në shitjen e librit. Pasi për pafytyrësi ne shqiptarët jemi të rrallë, e kur flitet për Skënderbeun, Nënën Tereze e ku ta di unë kë tjetër, ne vrapojmë t’i blejmë librat, megjithëse në shumicën e rasteve ato mbeten në bibliotekë, si grumbullues pluhuri.

Për mua Berisha ka gjetur një personazh tejet të vështirë. Pasi kushdo që lexon  “Dritë në Shtjellën e gërbulës”, e harron shkrimtarin e këtij libri, e nis e merret vetëm me Nënën Tereze. Madje edhe unë vetë vetëm pasi e mbarova së lexuari romanin u kujtova se kisha në dorë një vepër letrare dhe jo një jetëshkrim. Fajtor për këtë është vetë profesor Antoni! Mënyra se si ai shkruan, përshkruan, përjeton dhe përcjell dhimbjen e madhe njerëzore, kundër të cilës Nëna Tereze përdori dashurinë, kundra përbuzjes dashurinë, kundra urrejtjes dashurinë, kundra braktisjes, dashurinë njerëzore, sublime dhe hyjnore.

Nuk është lehtë të shkruash për këtë libër; edhe unë u hutova në shtjellën e dritës që përhap ky libër dhe që për mua Anton Nikë Berisha, ka arritur ta ndërtojë në mënyrë të mrekullueshme. Dituria liturgjike madje dhe ngrohtësia shpirtërore, që njerëz si Anton Nikë Berisha e kanë në shpirt, e shtyn lexuesin në një tundim të fortë mendimi.

Autori e ka titulluar romanin “Dritë në shtjellën e gërbulës”, ndërsa unë do t’i shtoja – të shpirtit njerëzor. Meqenëse profesor Antoni mundohet vetëm të ndriçojë dhimbjen që mund t’i shkaktojë njeriu shpirtit të vet dhe të tjerëve, ashtu siç kur njeriu do, mund të mbushë me dritë edhe shpirtrat më të përvuajtur.

Mendoj se jo kushdo do të mund ta shkruante këtë libër për arsye se jo të gjitha qeniet njerëzore arrijnë ta ndjejnë dashurinë në këtë mënyrë. Ashtu siç ka njerëz që janë të prirë të dhurojnë dashuri të pakufishme, ka edhe njerëz që arrijnë të përshkruajnë në mënyrë të mrekullueshme, se si kjo dashuri i përshkon qeniet njerëzore.

Rëndësia dhe domosdoshmëria e leximit të këtij romani qëndron tek mesazhi aktual që ai përçon. Për mua ky mesazh i pafund mund të përmblidhet edhe me një fjali të vetëm: Jeto dhe dashuro çdo minutë dhe duaje çdo qenie njerëzore, që shfaqet në jetën tënde, afër ose larg teje. Jeta është tepër e shkurtër për kaluar duke urryer e duke u ankuar.

Vetëm njerëzit me altruizëm të madh mund ta ndjejnë dhe ta përçojnë një ndjenjë të tillë. Të tjerët kalojnë jetën duke u ankuar  për gjithçka, nga këpucët që u shtrëngojnë pak këmbët e deri tek kafeja që nuk ishte pjekur në pikën e duhur!

Unë u mundova mjaft për të mos e ngatërruar autorin, Anton Nikë Berishën me shenjtoren e madhe, megjithëse mund të them se vështirë ia arrita. Ja arrita vetëm falë librit Dritë në shtjellën e gërbule. Nuk është një nga paradokset e mia të shumta. Është tepër e vërtetë ajo që shkrova më sipër që lexuesi nis e ngatërron shkruesin me personazhin që në faqet e para të librit, por nëse je lexues i vëmendshëm arrin të  ndahesh nga hutimi fillestar në një pjesë të librit.

Janë  dy letrat, letra e nënës Terezë dhe e vajzës fatkeqe të cilën shejntorja kërkon me çdo kusht ta shpëtojë. Në këto dy letra është përmbledhur përplasja e botëve. Jo ajo përplasja naive e të mirës dhe të keqes, por dritës së shpresës dhe e errësirës së dëshpërimit.

Ai i forcës së dëshpërimit. Të asaj force që është e gatshme të shkatërrojë gjithë botën. E përballë sajë forca e dashurisë njerëzore që me ndihmën e dashurisë hyjnore dhe mësimeve të liturgjisë lufton që forcën shkatërruese ta kthejë në forcë rimëkëmbëse.

Në momentet më të errëta besimi duhet të jetë më i fortë: duket sikur thotë letra e nënës Terezë. Këto dy letra kanë përmbledhur me fjalë imazhin e dritës së diellit kur nis e ndriçon botën e përfshirë nga terri.

Rreth librit Dritë në shtjellën e gërbules pata edhe një debat me një mik, i cili e ka lexuar librin e profesor Antonit.

Ai më tha se tek letra e vajzës fatkeqe, ai ka parë Antonin, të plotë me të gjithë bagazhin e mëdyshjeve njerëzore, kurse tek pjesët e tjera ai ka qenë paksa në hije, dhe duke u stërmunduar për të qëndruar në krah të nënës Terezë. Kurse për mua i gjithë libri është shkruar me një rrjedhshmëri të natyrshme. I përshkuar fund e krye nga ndjenja e dashurisë, si nga një fashë drite e cila mbledh me ngrohtësi të gjithë trupat e mbështjellë nga errësira.

 

Nëntor 2014

Pisa Itali

Në vend të polemikës : KUR NUK KUPTOHET AS TITULLI I STUDIMIT! (Disa fjalë për shkrimin e Nuhi Ismajlit “Vepra që konteston Gjon Buzukun”, botuar në gazetën “Epoka e re”, e shtunë 25 tetor 2014, f. 16 – 17. ) / Nga : Prof. Anton Nikë Berisha

      Në vend të polemikës :   KUR NUK KUPTOHET AS TITULLI I STUDIMIT!   (Disa fjalë për shkrimin e Nuhi Ismajlit “Vepra që konteston Gjon Buzukun”, botuar në gazetën “Epoka e re”, e shtunë 25 tetor 2014, f. … Continue reading

DEHJE VJESHTE (fragment) / Gazeta “Koha javore“, Podgoricë Nr.601, 602, në 29 janar e 6 shkurt 2014. boton nje vështrimi letrar nga shkrimtari ANTON GOJÇAJ

    DEHJE  VJESHTE  (fragment)   Gazeta “Koha javore“, Podgoricë  Nr.601, 602, në 29 janar e 6 shkurt 2014. boton nje vështrimi letrar  nga shkrimtari  ANTON GOJÇAJ     Nga Anton Gojçaj     Kolec Traboini me krijimtarinë e vet … Continue reading

ESTE MOMENTO, UM WURÚRIO TERRESTRE / THIS MOMENT, A TERRESTRIAL RUSTLING / ЭТОТ МИГ, ЭТОТ ШОРОХ ЗЕМНОЙ / Adolf P. Shvedchikov

ESTE MOMENTO, UM WURÚRIO TERRESTRE  THIS MOMENT, A TERRESTRIAL RUSTLING  ЭТОТ МИГ, ЭТОТ ШОРОХ ЗЕМНОЙ   Copyright ©2014 Adolf P. Shvedchikov Адольф Шведчиков   All rights reserved       Adolf Shvedchikov  Адольф Шведчиков     Click to read: http://issuu.com/atunis/docs/adolf_shvedchikovContinue reading

ELI KANINA: KRAHAS MJEKËSISË, KRIJIMTARI LETRARE… / Nga: Prof. Murat Gecaj

 

1.-Eli Kanina

 

ELI KANINA: KRAHAS MJEKËSISË, KRIJIMTARI LETRARE…

 

 

Nga: Prof. Murat Gecaj

 

 

1.

Çdo njohje e re, ka një histori të veten. Kështu mund të them edhe për njohjen dhe takimin e parë me mjeken, por dhe poeten, Eliverta (Anelli) Kanina. Nga mbiemri duket si të jetë nga një fshat i Vlorës. Por jo, tanimë, ajo është pjesë e pandarë e vendlindjes së Dritëro Agollit, pra Devollit të bukur. Pikërisht ky shkrimtar shumë i njohur, por dhe mik i imi i kahershëm, u bë “shkak” i pjesëmarrjes sonë të përbashkët në një veprimtari, sa të bukur aq dhe mbresëlënëse. Ky personalitet i letrave shqipe kishte 83-vjetorin e lindjes dhe Shoqata “Devolli” organizoi festën e rastit, në një lokal të kryeqytetit. Përmes mikes poete Lida Lazaj, Eli më ftoi përmes Internetit.

Ndoshta, u zgjata paksa, po në atë festë kolektive, në nderim të Dritëroit, isha i pranishëm dhe, bile, më pas bëra shkrimin me titullin “Dritëroi është edhe tropojan”. Me Elin bëmë fotografi të përbashkëta dhe më njohu me vajzën, Sabinën dhe djalin e vogël, Alteon. Ndërsa me djalin e madh, Safoelin, ajo u ngrit në një kërcim, për të cilin më pas shkroi e publikoi poezinë e bukur, “Më ftoi im bir në vallëzim”. Aty janë edhe këto radhë:.

Mbretëreshë e Tokës dhe Qiellit,
atë çast jam ndier,
me djalin tim kavaljer…

Në një shënim, që bëri në FB, Eli do të “rrëfehej”, se si e nisi udhën e krijimtarisë letrare… Ishte nxënëse , kur recitoi këto vargjet:

Xhaxhi Dritëroi di përalla të bukura,
përralla për dhi,ujk, lepuj dhe shpezë.
Lutjuni xhaxhit t’ju tregojë, moj flutura,
dhe xhaxhi do lerë librin e vet në tryezë,
përralla ndërmend do t’i bjerë…

Ndërsa vitet rodhën me shpejtësi dhe ajo do të kujtonte: “Një herë u ndjeva princeshë, kur ishin “Ditët e Dritëroit” , të shpallur nga shoqata “Devolli” dhe kur u bë përurimi i librit tim të parë poetik , “Gruaja dhe muret prej pasqyrash”…

Para se të ndalem pak në faqet e këtij libri, dua të përmendi një poezi, sa të dhimbshme e aq të frymëzuar, kushtuar një bashkëstudenteje kosovare, ëndrrën e të cilës e prenë në mes pushtuesit barbarë serbë, në vitin 1999. Nga vargjet-vajtim të Elit janë edhe këto:

Antigona Fazliu nuk u bëre dot mjeke,
por legjendare e luftës ,nga Kosova;
me që ëndrra jote mbeti e pajetuar,
në vargjet e mia të përjetësova….

Ndërsa Eli pati fatin e bardhë që të diplomohej mjeke. Dhjetë vjet ishte emigrante në Athinë  dhe tani profesionin e saj e ka venë në shërbim të jetës së nxënësve, në  dy shkolla të kryeqytetit Tiranë, Gjimnazit “Çajupi” dhe Shkollës “Qazim Turdiu”.

 

Libri i Eli Kanines

 

2.

Libri i parë poetik i Eliverta Kaninës, “Gruaja dhe muret prej pasqyrash”(Tiranë, 2014), të cilin ajo ma dhuroi me nënshkrim, nuk ka shumë faqe. Botues dhe redaktor është Mark Simoni. Gjithësej, aty janë tubuar 91 poezi, të ndara në 11 cikle.

Me ndjesitë e veta femërore, që në poezinë e parë, ajo shkruan: “Unë jam vetë perendeshë e bukurisë,/ jam parajsa, njëkohësisht dhe ferri,/jam mjalti dhe verem i dashurisë,/ jam paqe sundeuese dhe shkak sherri!?” Ndërsa në poezinë “Vajzës së bukur” shprehet: “Të thonë se djemtë belbëzojnë para teje,/ në kërkim të fjalës magjike;/ të thonë se vajzat ëndërrojnë,/ një herë të vetme të ishin “Ti””.

Rrallë ndodhë që, sidomos poetet, të mos thurin himne nderimi e dashurie për prindërit, por dhe për  njerëzit e tyre më të afërt. Kësaj të vërtete i bashkohet edhe Eli, në poezitë: “Prindërve”, “Mamit” e “Babait”, “Shoh vajzën që fle”, “Bashkëshortit tim” etj . Me mirënjohje e dhimbje të natyrshme, shkruan për mamin: “Me frymën time akujt shkriva,/ edhe pse e vogël botën pushtova,/ erdha për ty dhe mbeta vetëm,/në një ëndërr-jetë më le peng vetëveten”.

Meqenëse punon mjeke pranë mësuesve e nxënësve, Eli i kushton një poezi 7 Marsit, Ditës së Arsimit Kombëtar Shqiptar. Por nuk ka harruar që të thurë edhe disa poezi të bukura për një ndjenjë të natyrshme njerëzore, si te:“Dashuri e vonë”, “S’u lodhka dashuria”,“Eja”,”E trishtë dita pa ty”,”Puthmë”, “Dashurisë i duhet dashuri” etj. Në njërën nga poezitë e këtij cikli shkruan: “Bëhem pulëbardhë në sytë e tu,/ vibroj me zërin tënd ëndrrash,/drejt teje, kur vij”(Poezia “Vij tek ti”).

Po  i mbylli këto pak radhë me një poezi, që Eli Kanina ua kushton të rënëve për liri e demokraci. Si për të na kujtuar që kaluan plot 70 vjet nga dita e çlirimit të Atdheut, aty shkruan këto vargje: “ Në nderim të dëshmorëve është një datë,/ është dhe një lapidar me varreza,/ në të dalë të qytetit, në një kodër…”(“5 Maj-roje nderi”).

E përgëzojmë këtë poete, për librin e parë të saj dhe i urojmë nga zemra mbarësi në detyrën e shenjtë te mjekes dhe frymëzime të pandërprera!

Tiranë, 23 nëntor 2014

Filmi dokumentar “IDENTITET NË TELAJO” / Nga Irena Toçi

Ftesë   INSTITUTI I LIBRIT DHE I PROMOCIONIT RADIOTELEVIZIONI SHQIPTAR (Drejtoria e Programeve Satelitore) MUZEU HISTORIK KOMBËTAR dhe SHTËPIA BOTUESE TOENA organizojnë Shfaqjen e filmit dokumentar “IDENTITET NË TELAJO” (me piktorët shqiptarë të plenerit në kolonitë e piktorëve të organizuara … Continue reading

Ordubad: una Ciudad Maravillosa, Antigua e Inolvidable. (SERQqapisi Newspaper in Nakhchivan, Republic of Azerbaijan ) / By : Peter Tase

Ordubad: una Ciudad Maravillosa, Antigua e Inolvidable.   SERQqapisi Newspaper in Nakhchivan, Republic of Azerbaijan     By  Peter Tase   Ordubad: una Ciudad Maravillosa, Antigua e Inolvidable /  By Peter Tase Click to read :   bugun 12.11.2014 (1) … Continue reading

Presionet ndaj fjalës së lirë. Banda pro qeverisë kërcënon me jetë gazetarin / Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë

    Presionet ndaj fjalës së lirë. Banda pro qeverisë kërcënon me jetë gazetarin    Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë http://www.index.al/index.php/lajme-sot/aktualitet/24755-presionet-ndaj-fjales-se-lire-banda-pro-qeverise-kercenon-me-jete-gazetarin?fb_action_ids=10204205348687535&fb_action_types=og.comments       Unioni i Gazetareve Shqiptare eshte i shqetesuar nga kercenimet e perseritura me kanosje ndaj gazetarit Arben … Continue reading

Përkthyesi Skënder Luarasi dhe këndvështrimi i studjuesit Agron Tufa. / Nga Petro S . Luarasi

Përkthyesi Skënder Luarasi dhe këndvështrimi i studjuesit Agron Tufa.   Në median ‘’Start’’ lexova shkrimin ‘’Përkthimi në Shqipëri: zanafilla e dy paradigmave të përkthimit’’ të zotit Agron Tufa, shkrimtar, studjues e pedagog i letërsisë së huaj në UT. Ndër të … Continue reading

NDOSHTA KJO ËSHTË BOTA / Përgatitur nga Arqile Gjata

NDOSHTA KJO ËSHTË BOTA

 

 

arqile portret 1

 

Përgatitur nga Arqile Gjata

Nëntor 2014.

 

 

Para disa ditësh Klubi i Shkrimtarëve “DRITA” organizoi dhe diskutoj me shumë serjozitet e me përgjegjësi veprën letrare të poetit dhe shkrimtarit që jeton e punon në mërgim-Athinë Myslim Maska.
Kryesia e Klubit “DRITA” ka vendosur që mos të meret vetëm me promovimet(parqitjet rutin)të krijimeve të autorëve të librave që kanë botuar, por do angazhohet me dinjitet e aftësi profesionale të bëj, të organizoj e të diskutoj në thellësi veprën krijuese të anëtarëve të Klubit “DRITA”! Një nismë e tillë përligjet, pasi e ka bazën intelektuale dhe letrare të krijuesve për të përciell me korektësi analiza, refleksione dhe studime veprat e krijuesëve, anëtarëve të Kubit “DRITA” dhe Emra të tjerë që lëvrojnë poezi dhe prozë, miq të Klubit “DRITA”!
Më datën dy Nëntor 2014 në ambjetet e Qendrës Shqiptare “PORTA” u urganizua diskutimi letrarë i veprës së poetit dhe shkrimtarit Myslim Maska. Merrnin pjesë poetë, shkrimtarë e intelektual-dashamirës të letërsisë që jetojnë në Athinë.
Të pranishëm; Nase Jani, Myslim Maska, Murat Aliaj,Luan Xhuli, Arqile Gjata, Stefan Martiko, Thanas Boçi, Fran Ukcamaj,Grigor Jovani Anxhelina Xhara, Novruz Abilekaj, Agim Basha, Vasil Klironomi, Ilir Mborja, Anila Themiu, Partizan Cene, Alush Avduli, Harillaq Cici, Sotir Goxhaj Brikena Qamo, Eduard Konica, Bledi Trebicka dhe të tjerë.
Pas hapjes së aktivitetit nga anëtari i Kryesisë dhe organizatori i veprimtarive kulturore dhe letrare në Klubin “DRITA” zoti A.Gjata filloj dëgjimi i diskutantëve.
Siparin e diskutimeve letrare e hapi Kryetari i Klubit “DRITA”zoti Nase Jani me temë “ Myslim Maska “Poeti i jetës tej vdekjes”.
-Duke lexuar librin me poezi të zgjedhura “Ndoshta kjo është bota, më erdhi në tru, pa frikë e ndrojtje, mendimi “Poeti i tej vdekjes”.E pranova këtë mendim siç dhe e ka provuar vet poeti i talentuar Myslim Maska, që luan me vdekjen, si me një lule të pavyshkur, si një fjalë të pathënë…si me vetë jetën.
….Më pas zoti N.Jani thotë:
-Te poeti Myslim Maska kam gjetur këto dukuri:
1-Ka vendosur marrëdhenie të drejta midis jetës dhe vdekjes.Një harmoni jo e frikshme, jo e detyruar, por natyrore.Vdekja dhe jeta për të janë si perëndimi dhe lindja e të njëjtit diell.Por poeti pëlqen më shumë lindjen e diellit sesa perëndimin.
2-Poeti shkruan për vdekjen, për ta parë dhe ndjerë më mirë jetën.Është prania e vdekjes që merr vlera dhe kuptim të vërtetë jeta.Vdekja është gjihëmonë enigmë, e panjohura jonë e përjetëshme.Por poeti M.Maska, nga enigmë e bënë pjesë të jetës.
3- Myslim Maska, Poet i lartësuar me thjeshtësi-njeriu.
Maska ëshë poet i lartësuar me thjeshtësi-njeriu.Edhe pse gati gjithë poezitë e këtij vëllimi, është vdekja e gjendur, në të vërtetë gjendet e rëndësishme-jeta, që e bën poetin të rëndësishëm.
4-Vdekja nuk është vdekje, për poetin është krijim.
Poezia e Myslimit është kuvendim i përhershëm midis vdekjes dhe jetës.Poeti përmbys raportet midis të qënit e të mos qënit. Kjo është e veçanta e tij në raport me poezinë dhe poetët e tjerë.
Poeti Luan Xhuli ka një formë dhe një model tjetër të vëzhgimit për poezinë e poetit Maska.
Luani thotë:
“Ndoshta kjo është bota”. Do ta emroja si nen të shpirtit këtë varg, që pa e fshehur emocionin tim, do t’ju thoja se e bëra ajër për një çast që të masja frymën time, kafshatë për të shuar etjen e një dite, dhe puhizë vere për të freskuar vrapimin e ëndrrës.Besova mornicat e emocionit tim duke ripërsëritur frazën, se Myslim Maska, asnjëherë se njoha duke maskuar të vërtetën poetike që thotë dhe e pashë të mjegulloj qartësinë e shikimit të tij njerëzor.
…Heroi i tij lirik nuk vdes dhe u them hapur, mos e kërkoni vargun e Myslimit të tharë nga dëshpërimi diku.Jo! Ai ka fantazi ringjallje dhe kuti magjike të metaforës fjalë…..”Eja të digjemi mes bukurive”, thotë poeti, dhe mes flakëve të saj, mendoj se sa zemër dhënës është një krijues si Ai, modest në misionin për të shpërndarë këtë zjarrmi.
Më posht në kuntesën e tij poeti L.Xhuli thotë:
-I ndjeshëm si vesa dhe i mbingarkuar me ndjenja, Myslimi më ka bërë prej kohësh banor të qytetit të tij poetik, ku ndihem i qetë dhe i mrekulluar nga arkitetktura e frymëzimit temetik….Në thellësinë e poezisë së tij, shpirti gjen rrugët e veta..Ka të drejt bukuria që çmend dhe ngyrën e syrit…!
Studimin më të plot të veprës së poetit dhe shkrimtërit Myslim Maska e dha të plotë poeti dhe Drejtori i Revistës Letrare “PEGASI” Grigor Jovani, me temë “NJERIU QË FLET ME PERËNDINË”.
Poeti Grigor Jovani e nis kështu studimin e tik rreth veprës së M.Maskës:
Myslim Maska ka një jetë të tërë që shkruan letërsi.Ndonëse botimin e parë e ka bërë në vitin 200(romani “Balada e ringjalljes”),si shkrimtar u formua në shekullin e kaluar.Të paktën kish tre dekada që përgatitej për të mbrritur në startin e shfaqjes, munë vitin e parë të mijëvjeçarit të ri. Jo më kot i bëj këto referime kohore.Përbëjnë sipas meje, thelbin, synimin dhe qëllimin e një jete krijuese, atë të Myslim Maskës.
…..Thashë se M.Maska u përgatit të bënte letërsinë e së ardhmes, të kapërcente vetveten, t’i takonte një bote tjetër letrare. Ose që të jem më i saktë, synoi të mohonte fatin e ditës që përjetonte artistikisht, për një ditë të pasme të ëndërruar.Priti vitin 2000,kur ishte kapërcyer më së fundi dita e tij dhe, me veprën që botoi, të cilën e kishte programuar dhe përgatitur kohë më parë, i takoj pikërisht ditës pas ardhëse, këtij shekulli…..Unë do të thoja se shkrimtari M.Maska nuk i takon letërsisë së realizmit socialist.I takon letërsisë së vetvetes, letërsisë së botës. Operimet profesionale që bën, në poezi dhe prozë, stili i letërsisë që krijon, i takojnë modernes, asaj që zhvillohej botërisht edhe në shekullin e kaluar, kur nisi të krijoi ai…Grigori më posht shkruan:
-Ekziston një përbashkësi, që si fill i kuq përshkon tërë krijimtarinë e Maskës, në të dyja gjinit.Është një krijues që operon midis dy botësh, reales dhe ireales. Abstragon artistikisht duke përqafuar metafizikën, irealen e, të ëndërruarën por të pavërtetuarrën shkencërisht, për të arritur tek e vërteta e tij-realja qensisht jetësore…Këtë liri që ia ndalon shkenca, ia jep arti poetit, shkrimtarit!
Poeti dhe shkrimtari Novruz Abilekaj shkruan:
-Dy fjalë për poezinë e Myslim Maskës
(Duke shfletur përmbledhjen “Ndoshta kjo është bota”)
Myslimi është poet. Vetëm poeti mund të shkruaj vargje si këto:
Ti, nëna ime,
Ma bëre këtë gjëmë,
Më bëre të bukur në mendje dhe shpirt,
Të puthem me jetën
Marramendsh,
Të digjem, të bëhem dritë.
Të ndërtojë një tragjedi fazmagorike (hoqa këpucët dhe ia vesha –qershisë) e cila, njëherazi, na përcjell realitet të prekshëm, peizazh dimëror sa drithërohemi nga të ftohtit ( qershia dridhej në avlli / me vello dëbore), lëvizje kinematografike (më përshëndeti dhe iku), hyrje në botën e përtejme (me arkivol / më futën thellë), kthim në dritë dhe mrekullim (ca lot dëbore më zgjuan / u mrekulluam). Pastaj harrim s’mbaj mend ku shkuam).
Tërë kjo botë sa përmasat e një romani në 20 vargje, në 66 fjalë, në një poezi si QERSHIA.
Myslimi është poet.
Mos i ha hakun tek them: Është poet dhe nuk them i madh, shumë i madh, i pashembulltë?
Përgjigjen nuk e jap unë.
Gjendem jashtë filozofisë së tij për jetën e vdekjen, për hapësirën që zënë vdekja, arkivoli, varri në krjimtarinë e tij, ndonëse kanë qenë dhe mbeten destinacioni fatal i jetës, i të gjitha jetëve.
Dhe përsëri i qepem këmba këmbës, shfletoj çdo faqe, përtyp çdo varg, gëlltit çdo fjalë, vuaj bashkë me të, vallëzoj me ritmin e tij.
Ndodh, pra, edhe kështu. Të mendosh ndryshe dhe t’i falesh tjetrit.
Ky është poeti. Ky është Myslim Maska.
Po të shtoja “Endem rrugëve të Athinës”, “Miqtë paskan thënë”, “E bukura nuk duket”, “Vesa”, “U bëre këngë”, “Droboniku” etj nuk ka ç’të krijojë më shumë dhe më mirë një poet.
Të jesh dhe të të quajnë poet sot, kur vargëzon i gjithë populli është lartësi e vaçantë.
Myslim maska është në këtë lartësi.

Mendime përpoezinë e poetit Myslim Maska përcolli dhe kritiku, poeti dhe shkrimtari Alush Avduli.
-Kur lexon poezitë e M.Maskës, -thotë A.Avduli, duket se një enigmë të beson hapjen e fshehtë. Më tej sikur të pret në një hapje tjetër, si ëndërr.
Poeti nuk ka arratisje nga vetvetja, se arratisja e ruan. Tek krijimtaria e Maskës është një vonesë që tejkalon me urtësi e mennçuri vonesën e saj.Tani ne jemi të sigurt se gjendemi para një poeti të mrekullueshëm.Këtë e verteton dhe libri i tij i fundit me poezi të zgjedhura, një thesar përvoje…Bota e çiltër lirike, ngazëllim dhe njëhershi trishtim zhuritës, por pa dxshim fisnikërie e humanizmi.Poezi të arrira ziliqare me njera-tjetrën.Seicila , veç meton mundësit e mëdha…Një gjë nuk të jep poezia e Myslimit; kufijtë. Si lexues e adhurues i poezisë së tij shpjegohem me kuptushmërinë e argjend, kur në fakt e refuzoj.Se ai, ai shpjegim është gjithëmonë rrugës për tek arti!
-Në fjalën e tij Partizan Cene tha:
-…Në qoftëse romani “Balada e Ringjalljes” më tundoi, poezia e Myslim Maskës më lumturoi.Myslimi është gjithmonë në radhën e parë, në sallën e madhe ku shfaqet filmi i madh i jetës.Ai i shikon gjërat duke birësuar të mirën dhe përbuzur të keqen.Por dhe përbuzja për të ka kufi, ka bukë të thyer, ka faj dhe fajtor.
…Metaforizmi, krahasimi dhe pse jo edhe sarkazma janë shtyllat e figuracionit letraro-poetik të poetit Maska. E dhe një fenomen i zakonshëm natyror, siç është dalja e diellit, apo fryrja e erës, i shërbejnë si pikënisje për krahasimin artistik me realitetin.
…Sinqerisht,(thot Partizani, jam i entusiazmuar kur lexoj poezi kaq të sinqerta, kaq artistike, kaq të arrira, sa që shumë herë më duket sikur lexoj ndonjë autor të madh..Por dhe Myslimi ka penë të hollë dhe veç kur e lexon ai të përkëdhel ndjenjën, kujtesën dhe shpirtin.
Për të kuptuar poezinë e Myslim Maskës, thotë poetja Anila Themiu,- duhet të dish notin dhe të soditësh detin Jonë me thellësinë dhe kaltërsinë e tij.Mendimi poetik i poetit është herë i thellë filozofik dhe herë si shkumë e bardhë vale në breg të detit që ëmbëlson poezinë e tij lirike….në poezinë e Maskës mesazhet jepen të forta dhe të drejtpërsëdrejtë si dhe deti që nuk mban gjë brenda, por e nxjerr në breg.
Krijuesi Sotir Goxhaj na i thot me këngë disa konsiderata rreth poezisë së poetit M.Maska:
-Kur lexojmë librin poetik të M.Maskës..jetojmë dimrin në parajsë dhe pranverën në ferr…Emocionet që përftojmë nga poezia e tij jetojnë në një hapsirë shumë dimesional..nga derivati i mendjes së shqetësuar e të ditur.Ai, M.Maska pohon të vërtetën e hidhur në mënyrë artistike dhe lirikat e Maskës janë melodi të ngrohta dhe delikate, që lë pas një rrjedhë ujë nën zaje.Kur i lexon ato poezi kupton disa përjetime të tilla tronditëse, që çdo njeri që ka një zemër do ta bënte Poet…
Poeti dhe publicisti Agim Basha trajtoj në temën e tij letrare një dukuri shumë të veçantë të M.Maskës…”QYTETARIA NË POEZINË E M.MASKËS!”
-…Edhe me një vështrim të përgjithshëm, pa depërtuar thellë në poezinë e M.Maskës ka një tis, një auerolë të dukshme të lirisë. Koncepti i lirisë është baza, themeli i tërë qytetërimeve, që kanë kaluar në këtë planet, qysh në ndërgjegjësimit të njeriut…Në këtë aspekt, në poezinë e tij ndërton raportin kohezional të lirive..E cila përfshinë lirinë individuale, lirinë shoqërore, brenda së cilës ndërton atë të tijën…pasi poezia është sistem perceptimesh, ndijimesh e motive personale, individuale.
Titulli i librit..”Ndoshta kjo është bota”, edhe pse duket sikur në vetvete ka dhe një naivitet veanak, në brendësi nuk është naivitet, por është Etika e të shprehurit, të sugjeruarit dhe të përciellit të mendimit, dëshirës dhe konludimeve të tija ndjesore. Është ai lloj i procedimit aq i nevojshëm në jetën dhe komunikimin e përditshëm, në çastin egzistencial.
Dhe poeti Harillaq Cici shprehu mendimin se poezia e M. Maskës i ribën njerzit dhe se vargu i tij është mjaft tronditës dhe plot mesazhe.
Së fundmi diskutimin letrarë rreth veprës poetike të

M.Maskës e përcolli poeti Arqile Gjata me temë:
“HEROI I VETES.”
“Kur jeta e një krijuesi bëhet “realitet letrarë”, poeti bëhet hero i vetvetes, pasi jeta është produkt i poezisë… “
Poeti M.Maska mediton shumë mirë poetikisht. Të lexosh poezinë e tij nuk është e lehtë, por më e vështirë është të komentosh emocionet e poezive të tij kur lexuesi i ka ato ndër duar.
Çastet e leximit të poezive të M.Maskës ndihen dhe pasqyrohen në buzëqeshjet hollake dhe përfytyrimet e çuditëshme që autori të dhuron… deri në dehje.Të
Do të doja, ta përcaktoja poezinë e Maskës si, një bisedë me vetveten, me shpirtin e gjithësejcilit mbështjell me shumë ngjyra …“Bilbil, i larë, dritë hëne!”…Në poezinë e Lymit dridhen pemët, zogjtë s’dinë ku të ulen kur mbushet shpirti i poetit me grimca yjesh…Poeti i ka dhënë një dimension vlerash dhe formë të përsosur poezisë së tij në përmbledhjen me poezi të zgjedhura. Padyshim(sipas mendimit tim) dallohet, ndrin, ajo që i jep formë të re në poezinë modern shqipe…është Poezia“ MUZIKË DHOME NË KATËR KOHË” që e ngre mendimin e tij poetik dhe estetik në lartësi që duhet të çmohet nga kritika dhe studjuesit!
Subjektet lirike të M.Maskës kapin në tërsin e saj të gjithë prodhimtarinë krijuese, me karakteristika dhe ngjyrime individuale dhe dëndësi ndjenjash të forta. Vëllimi i fundit me poezi të zgjedhura të Maskës “Ndoshta kjo është bota” përbën për poezinë SHQIPE një risi e vlerë ku muza e poetit frymon i shëndetshëme, ai udhëton me ëndrrat, dëshirat, me të bukurën, me fantazinë, dashurinë, vdekjen dhe idet e tija rreth jetës…Pasi ke lexuar me kënaqësi gjithë veprën poetike të autorit kupton mësëmiri se në skenat e teatrit të poezisë së Maskës luhet loja e bukur “ E SË BUKURËS, JETËS, HIJEVE, ZOTAVE, VDEKJES” dhe në kafenen e rinisë së humbur “Ndoshta kjo është bota” gjejmë një realitet letrarë njerzish që i shtohen poezisë tonë, të cilët janë dikushi…ashtu si vet autori.

Autori ka mendim, forcë dhe aftësi poetike të lartë cilësore për të trajtuar me pathos tema që “janë të frikëshme”, por Poti ia ka aritur qëllimit t’i pikturoj me ngjyra, me mjete stilistike e aftësi krijuese e të luaj shumë bukur me Zotat, Hijet dhe Vdekjen..Krijimet poetike me motive e tema të ashtuquajtura të përjetëshme është shumë e pranishme në poezinë e Maskës. Ato, janë trajtuar me kujdes, pa teprime e retorikë, pasi… lirija e tij individuale u ka dhënë këtyre temave frymëmarrje dhe grishje që të ngelen thellë në kujtesë…Sidoqoft, për lexues të zakonshëm ndihet negativizmi ndaj dëndurisë të fjalëve-vdekje, hije, varr…por, duke pasur parasysh-mendimin estetik të Akademikut Rexhep Qosja që thotë: “ Sa më i parëndësishëm të jetë një njeri, aq më shumë i frikësohet vdekjes!”,them dhe besoj se, dëndurija e këtyre figurave e përligj poezinë e M.Maskës!
E bukura nuk Duket!
S’më kujtohet mirë se ç’vit ishte,/2005 apo 5002.Sidoqoftë,/Thelbi i çështjes qe
Milingona e plagosur për vdekje./Nuk dihet mire/Kush e plagosi dhe pse! Por dihet saktë/Që/Dhjetë poetë apo tridhjetë, të prekur nga epidemia e Metamorfozës;/(D,m.th.dhe ata kishin përmasat e milingonës)
Qënë mbledhur rrotull saj,/Ziheshin e grindeshin/Si ta shpëtonin…
Ç’është Jeta?…
Ç’është jeta?!/Ku ta di!/Ata që mrekullira presin,/Le ta kuptojnë vetë/Pak minutaPara se të vdesin….
Këto vargje plot filozofi e art vërtetojnë një të vërtetë se, jeta është një udhë e pambarim, plot enigma dhe ka ligjet e saja dialektike!
Do të doja ta ripërsërisë, ta përcaktoja poezinë e Maskës; Si bisedë me vetveten, me shpirtin e gjithësejcilit. Kam parasysh një mendim të Çehovit: “ Njeriu është boshti i botës”.
SA NJË PUPËL ZOGU
Varrin ma bëni në një pemë,/Në një fole zogu ma bëni,/Ku rrezet e diellit vallëzojnë/Në pista gjethesh kur fryn erë.
Varrin ma bëni në ajër,/Në një fole zogu ma bëni./Sa një pupël u katandisa/Nga dashuria për njerëzit.
Përsëri Çehovi thotë: “Ne të gjithë jemi të uritur për dashuri ndaj njeriut..”! (nga libri “”Rreth Çehovit”)!
Ja pra, ky është Poeti e Shkrimtari Myslim Maska…!

Më pas përshëndetën dhe shumë Miq si, Kineastja dhe poetja Angjelina Xhara, studjesi Thanas Boçi i cili ndër vite e ka ndjekur dhe ka shkruar shumë për krijimtarinë letrare të M.Maskës. I ndjeshëm dhe me vlera estetike ishte dhe përshëndetja e Mikut, poetit dhe shkrimtarit Fran Ukcamaj ardhur nga Fieri enkas për këtë takim letrarë.
Në emër të Qendrës Kulturore Shqiptare përshëndeti Zonja Anila Shyti e cila I dhuroj dhe një buqetë me lule poetit Myslim Maska
Emocionues ishte përshëndetja e Zotit Besnik Kraja dhe ish Mësuesit Dhimitër Xhoga që këto ditë ndodhet në Athinë.Përgjatë gjithë aktivitetit nuk munguan recitimet nga krijues të ndryshëm; si poetja Brikena Qamo, kritiku Ilir Mborja që dallohet për tonalitetin e tij poetik kur intepreton vargje poetike.Ndesi paten intepretimet e Sotir Goxhaj dhe Nase Jani.
Në fjalën e tij përshëndetëse poeti dhe shkrimtari Myslim Maska falenderoj të pranishmit, të gjithë ata që me përkushtim dhe respect folën për veprën e tij krijues, si dhe falenderoj dhe grupin organizator.
..Më pas të pranishmit u ulën në një drake festive tek lokali I Musa Mukës

 

EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT – SHPALIME PËR EVROPËN E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT, PREJ GJENEZËS E DERI MË SOT (Pjesa e XI) / Nga Brahim (Ibish) AVDYLI

   EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT-   SHPALIME PËR EVROPËN E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT, PREJ GJENEZËS E DERI MË SOT (Pjesa e XI)     Nga Brahim (Ibish) AVDYLI     Po e fillojmë këtë punim me fjalën legjendare të rilindasit … Continue reading

PLAÇI SE NA PLASËT ( Rreth panairit të librit ) / Nga Drita Lushi

PLAÇI SE NA PLASËT

 – Rreth panairit të librit-

 

 

images.jpdrita

    Nga Drita Lushi

     12 nëntor 2014

 

Të kërkoj ndjesë Zoti im, që përdor këtë fjalë qysh në krye të shkrimit.

Shpresoj të më kuptosh Ti të paktën; Madje jo vetem të më kuptosh, por madje dua të më ndihmosh në hallin që kam.

Halli që kam, ështe më i vogli për njerzit dhe botën, por për mua është i madh.Leqë nuk dua ta quaj hall, jo!

Po e quaj problem, e problemet janë më të këqija akoma, se ato i krijojne njerzit.

Kisha vendosur me gëzimin që më karakterizon të shkoja në Panairin e Librit që bëhet në Tiranë, të merrja ca para në portofol se s’mund të kaloja përpara autorve miq dhe jo miq, pa i begenisur , pa një përshëndetje e pa u blerë librin.Se që thua ti Zoti im, këtu tek ne, shpirti mendja dhe koha po falen ose po ngelen rrugëve.E kam fjalën per librat, pra.

Por gëzimi ishte më i madh se do paraqisja dhe librat e mij të fundit,në këtë panair.Është i vetmi vend ku edhe nëse nuk i blen njeri librat, të paktën nuk shkilen, të paktën shihen…

Por do Ti, që shtëpinë botuese “ADA”,ku kam botuar librat unë dhe shumë autorë të tjerë, e krijuar qysh në vitin 1999, s’e pranuan në këtë panair, me gjithë të drejtën e pamohueshme për të qenë dhe ajo pjesëmarrëse ashtu si simotrat apo sivëllezërit e saj???

Unë e di  fort mirë se nuk i pasuron autorët shitja e 10,20,30, a më shumë librave, e di.

E shumta do shtynin një muaj të mirë me ato para(flas për ata që s’punojnë) dhe ata që punojne ca fundjava të bukura për frymëzime të reja.

Eh mor Zoti im!

Se qasën atë shtëpi botuese brenda mureve te paepura të panairit, a thua se ajo s’kish libra, e ne që botojme aty  s’jemi njerëz, nuk shkruajmë, nuk lëndohemi dhe nuk zhgënjehemi.

Te lutem të më kuptosh ti të paktën, se rrokopuja që ndodh këtu nuk besoj të shkokolepset lehtë.

Dheeeee e di Zot?

Nuk është e para herë, që ndodh kjo.

Si unë ka dhe shumë autorë të tjerë që kishin shpresuar shumë tek ky panair libri që zhvillohet çdo vit në kryqytetin tonë të dashur që i thonë Tiranë.Për çfarë?

Thjesht që të paraqiteshin me librat e tyre;

Por jetojmë aty ku ca, kanë dy nëna, e ca, janë jetimë.

Kush do i zgjidhë këto padrejtësi Zot, e nëse jo robt e njerzit kush tjetër? Tek kush të shpresojmë Zot që të mos na vrasin shpirtin,kohën dhe zemrën që kemi vënë në ato libra, nga ca njerëz meskinë, të allishverisheve dhe të padrejtësive?

E, nuk besoj se është një emër i përveçëm që luan me ne.

E, nuk është hera e parë që ndodh.

E, nuk jam e vetme që ndihem kështu.

Pra më kuptove  pse përdora atë fjalë mallkuese?Eshte e vetmja barrierë që mund të përmbajë duhmën e zemërimit që vjen nga një shpirt i zhgënjyer.

Është hera e parë Zot që e përdor një fjalë mallkuese, por më vjen keq se duhet të të them se nuk ta jap fjalën, që do jetë e fundit.

Zotërinj organizues të këtij panairi, s’më mbetet veç t’ju them :

PLAÇI SE NA PLASËT.