Miltiadh Davidhi vjen me novelën e tij “Nyja e vdekjes” nën logon e Shtëpisë Botuese “ADA” me redaktim të Faslli Halitit

10351311_10204233350426641_5250473408486231854_n

 

Miltiadh Davidhi vjen me novelën e tij  “Nyja e vdekjes” nën logon e Shtëpisë   Botuese “ADA” me redaktim të  Faslli Halitit
ISBN: 978-9928-193-32-2
Çmimi: 500 lekë

 

 

 

miltiadh

 

           Miltiadh Davidhi

 

Novela Nyja e vdekjes, ka një kompozim modern dhe ajo që ka rëndësi, ajo është shkruar bukur, me shkathtësi e freski. Është novelë me përqindje të konsiderueshme surrealiste. Ka dialogë që të krijojnë habi dhe suspansë. Biseda të vdekurish, të gjallësh e gjys të gjallësh e të vdekurish ose në vdekje e sipër. Fjala, nuk është vetëm për një tradhti bashkëshortore. Novela flet për më tepër se kaq, më thellë se kaq. Fjala është se në qendër ajo ka dy dashuri të zjarrta fillestare të çiftit Marsi – Hëna dhe më vonë atë të çiftit virgjëror Manjola- Albani të përdhosura të dyja; e para nga nga Hëna dhe e dyta nga Albani, me të njëjtin fund tragjik të çifteve: të riut e të vjetrit. Dashuria e Marsit mbetet e thellë, rinore, e pashtershme, tolerante, tepër e sinqertë, e pastër, erotikë dhe njerëzore.Ky është mendimi im për novelën moderne, Nyja e vdekjes, shkruar mjeshtërisht freskët dhe kthjellët nga autori Miltiadh Davidhi.

                                                                                                     

                                                                                                      FASLLI   HALITI

 

Nuk është rastësi të lexosh krijimtarinë e shkrimtarit Miltiadh Davidhi. As edhe ndonjë shtysë. Por me plot kuptimin e fjalës është një prozë që të tërheq, një prozë që vjen me merakun e artistit të fjalës.
                                                                                                   

                                                                                                     FATMIR TERZIU

 

Atë ç’ka unë dëshiroj të shpreh që në fillim se shkrimtari, poeti dhe fabulisti Miltiadh Davidhi, është një nga ata krijues që botën e brendëshme njerëzore e reflektojnë në marrëdhëniet e botës artistike e filozofike në udhëtimin e tij mbresëlënës në rrugën e artit.

                                                                                                    RAIMONDA MOISIU

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s