Shtëpia Botuese “Albas” publikon romanin “Fletë nga ditari i stacionit F” të autorit Ilir Paja

 

***
Në shtëpinë botuese “Albas” vjen libri “Fletë nga ditari i stacionit F”, nga Ilir Paja, një roman që sjell në vëmendje vitet e fundit të diktaturës në Shqipëri dhe atmosferën e një kohe të shënuar nga frika, kontrolli dhe pritja e ndryshimit. Përmes një stacioni transmetimi, ku fjala publike i nënshtrohet propagandës, ndërsa jeta e brendshme e njerëzve përpiqet t’i shpëtojë saj, autori ndërton një tablo ku ndërthuren historia, kujtesa dhe përjetimet njerëzore. Në sfondin e viteve 1989-1991, romani sjell tensionin mes heshtjes dhe zërit, mes një bote që po shembet dhe shpresës për një të ardhme më të lirë.
“Fletë nga ditari i stacionit F. është një roman i ndërtuar mbi tensionin midis zërit dhe heshtjes, midis propagandës dhe jetës së brendshme që i shpëton asaj. Duke vendosur në qendër një stacion transmetimi në grahmat e fundit të diktaturës, Ilir Paja krijon një hapësirë të dyfishtë: nga njëra anë aparatin e fjalës së kontrolluar; nga ana tjetër një botë njerëzore të brishtë, poetike, që jeton në margjinat e tij.” – Dr. Agron Tufa, shkrimtar
“Romani Fletë nga ditari i stacionit F. i autorit Ilir Paja të fton të prekësh nga afër kohën gri, kur po shembej diktatura dhe në horizont fluturonin grimca liri. Forma e zgjedhur e shkrimit të një ditari, që, në fakt, është univers i trillit autorial, i cili ngrihet mbi botën reale konkrete, shoqërore dhe me dëshmi faktike, të kohës gri dhe të ngrirë në kujtesë.” – Dr. Behar Gjoka, studiues
“Fletë nga ditari i stacionit F. është një roman mbi fundin e një epoke dhe pasigurinë e lindjes së një tjetre. Përmes një stacioni të izoluar, ku ndërthuren lajmi, propaganda, frika dhe etja për liri, Ilir Paja krijon një mikrokozmos të Shqipërisë së viteve 1989-1991.” – Prof. Afrim Krasniqi, politolog.

 

Autor: Ilir Paja

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

November 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

ARCHIVE

Terms List