Poezi nga Blerina Behari

 

ATDHE 

​Atdhe, unë ika!
Hijen e emrit tënd
mbart mbi shpinë…
Bonjak në rrugët e botës,
endemi pa emër.
Hije dhe pluhur
nëpër stacione vitesh,
mbetur në tabelat e tyre.
​Atdhe!
Psherëtima jote
më ndjek nga pas,
në të huajin dhe.
Malli treti gurët që më përcollën,
atë mëngjes ku vesa u bashkua me lotët,
e Nëna ngrirë si statujë në fundin e rrugicës…

​Atdhe!
Dhembja thërret emra,
zëri flet pa tinguj,
zemra rreh pa rrahje për ty.
Si një i huaj, mendimi im vrapon,
e ndalon tek portat e shpirtit tënd…

Globi je ti, meridiani je ti,
madje dhe hëna je ti, Atdhe…
​Atdhe!
Krahët e tu nuk më mbajtën dot,
më dhanë dashurinë tënde medet.
Ëndrrat e mia enden në sfondin tënd,
zogjtë shtegëtarë
me mua në garë kush mbërrin i pari tek ty.

Pse jam këtu?
Pse hija ime e zgjatur ngeli aty?

​Atdhe!
Në pirgje mallesh, dhimbja fort oshëtin.
Në ëndrra makthesh shpirti ynë ulërin.
Qerpikët e maleve kryet të kanë ulur në hi,
I thatë djepi, i tretur pragu për bij.
I parritur, mora rrugën nëpër botë.
I mallëzuar, u burrërova shpirtin copë.
Legjendat këndohen tani në dhe të huaj,
se ato nuk krijohen më në mesin tuaj!

​Atdhe!
Hija ime e shuar në rrugët e tua,
zëri im i thyer, shtigjeve më merr mua,
Shpirtin dorëzuar në kufi,
A jam biri yt, më nuk e di.
Jetim në vend të huaj mbetem Ne.
Pa identitet,
rrugëve të botës duke u sfilitur,
me ëndrrën për t’u rikthyer në
çerdhen e ngritur.
Në shtegëtim mbetëm përherë mbi re,
me shpresën e dallëndysheve në pranverë, Atdhe.

*Kushtuar të gjithë shqiptarëve dhe veçanërisht atyre që janë në emigrim.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

November 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

ARCHIVE

Terms List