Tregim nga Janaq Jano

 

BISHTI I BEUT

Dikur, në një fshat të largët, jetonte një bej, zotni burrë, që pasurinë e vet e kishte vënë jo si bejlerët e tjerë, por mbi bazën e moralit dhe të dinjitetit. Atë e donin dhe e respektonin jo vetëm fshati i tij, por edhe e gjithë krahina. Historia e tij kishte kapërcyer kufijtë e katundit e kishte marrë dhenë.

Fshatarët thoshin se beu të priste mirë, me kafe, raki e me të ngrënë, por, kur vinte koha për t’u larguar, rrëmbente bishtin e trashë që mbante pas derës dhe ua tregonte mysafirëve. Ata, sapo e shihnin, merrnin këmbët në dorë e iknin me vrap.

Kjo histori kishte qarkulluar fshat më fshat, krahinë më krahinë, derisa arriti në veshët e një plaku të urtë e të mençur.

Plaku mendonte gjatë se çfarë arsyeje e detyronte beun të sillej në atë mënyrë. Një njeri i mirë, mendonte ai, nuk mund të udhëhiqet nga rruga e djallit për të arritur paqen shpirtërore me njerëzit që e rrethojnë dhe sakrifikojnë për të.

Bota është e vogël, aq e vogël sa, kur shkrep rrufeja në njërën anë të saj, tymi i zjarrit mund të duket në anën tjetër.

Ndaj plaku vendosi ta takonte vetë beun enigmatik të krahinës fqinje. Asnjë nga ata që kishte pyetur nuk mund t’ia mbushte mendjen për arsyen e këtij veprimi misterioz të beut të mirë.

Kështu, një ditë të bukur dimri, vendosi t’i dërgonte haber beut, që ta vizitonte e të flinte një natë në shtëpinë e tij.

Beu e priti me kënaqësi kërkesën e tij, siç kishte pritur edhe të gjitha kërkesat e mëparshme. Sigurisht, dha urdhër që shërbëtorët të merreshin me përgatitjet. Veprimet e tij dukeshin rutinë, pjesë e planeve të përditshme.

Dhe ja, mysafiri i radhës kishte mbërritur para portës së beut. Rojet hapën dy kanatat, sikur mysafiri i ri të kishte një armatë pas vetes.

– Mirë se të gjeta, bej! – tha plaku i urtë, sapo pa fytyrën serioze të beut.

– Mirëseerdhe! – iu përgjigj beu, duke u bërë shenjë shërbëtorëve ta shoqëronin për në dhomën e pritjes.

Zjarri bubulak kishte ngrohur gjithë ambientin. Dhoma ishte tepër e këndshme dhe të ftonte të çlodheshe.

– Do të pimë kafe, – tha beu me një ton gati imponues për mysafirin.

– Patjetër, bej! – ia ktheu plaku.

Beu dhe plaku trokitën gotat e rakisë, derisa ra muzgu dhe erdhi koha për të shtruar darkën. Muhabeti kishte rrëshqitur aq ëmbël, ashtu si gotat e rakisë njëra pas tjetrës. Temat e jetës së tyre ishin bërë objekti i bisedës.

– Tani, duke ngrënë e duke pirë, – tha beu, – do ta shtyjmë bisedën derisa të na marrë gjumi.

– Patjetër, bej! – tha plaku i urtë. – Unë për t’u kënaqur kam ardhur.

Muhabeti zgjati deri në orët e vona të natës, afër mëngjesit.

Mikut i shtruan një krevat me pupla, aq të butë, sa i dukej vetja vërtet njeri i veçantë.

U zgjua, lau sytë, hëngrën mëngjesin dhe vazhduan muhabetin, me gotën e rakisë përpara.

Koha kishte kaluar aq bukur, sa në përrallat e Një mijë e një netëve.

Erdhi momenti kritik, për të cilin kishte ardhur. U ngrit për t’u larguar nga shtëpia e mikut, që e kishte pritur me të gjitha të mirat.

Shërbëtori i veshi qykun dhe, kur u ul për të veshur këpucët, sytë i vajtën te bishti i trashë që beu mbante pas derës. U ngrit dhe përsëri nuk ia shqiste sytë bishtit të bardhë.

– Çfarë shikon? – i tha beu, sikur ta dinte shqetësimin e tij.

– Po ja, o bej, kam dëgjuar se ti i pret miqtë me të gjitha të mirat, por, kur vjen puna për t’u larguar, ua rrëmben bishtin!

– Aaaa, dëgjo këtu, miku im! – ia ktheu beu. – Unë ua rrëmbej bishtin atyre që s’kanë mend, jo njerëzve të urtë e të mençur si ju!

I ftoj në shtëpi, u them për kafe. “Kemi pirë, o bej”, – thonë. U them të hamë bukë. “Kemi ngrënë, o bej”, – thonë. Atëherë, vetëm bishti u mbetet për t’ju dhënë!

Plaku i urtë u nda nga beu si dy miq të vjetër, që njiheshin prej kohësh.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

November 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

ARCHIVE

Terms List