Shtëpia Botuese “ADA publikon librin “SOS MODA të autorit Arian Matuka

10610717_10204220515065765_2593961054055839350_n
Këtë  fundjavë  Shtëpia Botuese  “ADA” paraqet për lexuesit një libër disi te veçantë të autorit ARIAN MATUKA. Libri titullohet “SOS MODA”, ka 104 faqe me ISBN:978-9928-193-33-9 dhe me çmim 1000 lekë.

 

 

Kushdo nga ju i ka bërë vetes, të paktën një herë njërën nga këto pyetje. Me këtë libër do mundohemi jo vetëm t’u japim përgjigje, por të kuptojmë se, siç ka thënë Coco Chanel:

 

“Moda shkon, po stili mbetet”

Ky libër është një manual i thjeshtë. Një guidë praktike në xhunglën e modës, që secila apo secili prej jush duhet të përshtatë.
Ta interpretojë sipas stilit të tij, që duhet të jetë gjithmonë i personalizuar.
Moda ka rregullat e veta. Ndjekja e domosdoshme e tyre do të ishte kundër natyrës së vërtetë të saj.
Sipas Coco Chanel:
“Moda është bërë për të qenë jashtë mode”

Stili është gjithnjë i paparashikueshëm. Me këtë libër do të sjellim bazat, mbi të cilat, secila për jush duhet të përpiqet të krijojë stilin e vet. Duke pasur parasysh, se stili është shprehja e asaj që jemi, sa herë që të vishemi do komunikojnë diçka rreth nesh.

Ç’farë bën një femër viktimë e modës?

Ja disa nga elementët:
– Diçka e madhe, e stërmadhe.
– Ngjyra flokësh të ekzagjeruara.
– Aksesorë të mëdhenj.
– Kombinime shumë të guximshme e agresive, që bien fort në sy.
– Kombinuar me gjëra plot shkëlqim si copa metalike, detaje të mëdha e të ndritshme…
– Diçka shumë té modës në ngjyra, formë, stil si edhe me emrin e stilistit, me logot e shtypura kudo.

Nëqoftëse do kombinoni të gjitha këto së bashku,
“do të jeni një viktimë e përsosur e modës, por jo një femër moderne dhe me stil.”
Përse të mos përdorim një formulë tjetër, e cila, pa pasur nevojë të bërtasë, t’ju përshkruajë si një femër elegante dhe me veshjen e përshtatshme në çdo kohë?
Coco Chanel ka thënë:
“Më pak është më shumë”…
Kjo duhet të jetë pika juaj e referimit.
Të jesh viktimë e modës, ta ndjekësh atë në mënyrë maniakale e të shfrenuar, të ndryshosh stilin shumë shpesh, tregon gjendjen tënde konfuze. Mbi të gjitha, i hiqni mundësinë vetes për të krijuar një stil tuajin, që duhet të jetë unik dhe i paimitueshëm. Ashtu siç duhet të jetë secila prej jush.
Prandaj, nëpërmjet këtij libri, do të përpiqemi të shpjegojmë se cilat janë veshjet dhe ngjyrat që përshtaten më tepër, jo vetëm me fizikun, por dhe me temperamentin e profesionin. Si të zgjidhni veshjen e duhur në kohën e duhur e, mbi të gjitha, në rastin e duhur! Të vendosni rregullin aq të dëshiruar në gardërobë. Të hiqni atë që i ka ikur koha, e t’i lini hapësirë asaj që nuk duhet të mungojë asnjëherë.
Do rikujtojmë ata që e krijuan modën e ata që e bënë të ngulitej në kujtesën e gjithkujt.
Do shpjegojmë se si një fustan i zi (black dress) është më shumë se një fustan. Që 2, 55 nuk është thjesht një numër, por një çantë që mbetet në imagjinatën e çdo femre.
Do shpjegojmë si të bëjmë shopping në mënyrë inteligjente, argëtuese dhe, pse jo, dhe ekonomike (mjaftojmë të kujtojmë që dhe Kate Middleton e Michelle Obama bëjnë shopping të HM.)
Do mësojmë të flasim gjuhën e modës: Clutch, Open toe, Outfit, Swap, Mix & Match!
Të njihemi me Feng Shui fashion, Eco fashion, Personal Shopper, Fashion Blogger etj.
Dhe pse do të dukem i mërzitshëm e përsëritës, dua të theksoj se ky libër nuk ka ndërmend të kritikojë e aq më tepër, të detyrojë askënd të ndryshojë mënyrën e paraqitjes e të sjelljes. Ky libër do të përpiqet të shtojë e pak nga pak të kompletojë me informacion atë që në fund do të jetë stili juaj, që shpresojmë të jetë gjithmonë i personalizuar dhe i krijuar në masë për secilën apo secilin prej jush.
Në një shoqëri, që për pothuajse ‘50 vjet ka qenë e detyruar të vishej në të njëjtën mënyrë, ku të qenit njëlloj ishte një detyrim, vjen natyrshëm dëshira për të ndryshuar. Për të qenë më në fund ajo ose ai që dëshiron të jesh, por mbi të gjitha, të jesh unik dhe i paimitueshëm. Duhet hequr dorë nga ndjekja verbërisht e modës, nga mania e kërkimit gjatë gjithë kohës të atij “blazer”-i që ke parë në atë revistë, të atij fustani që Rihana kishte veshur në videon e fundit, më keq akoma; të atyre “shorts” që janë në modë e që i shohim të veshura nga pjesa më e madhe e adoleshenteve (dhe jo vetëm) nëpër rrugët e qyteteve tona. Mos gaboni! Secila stilin e vet!
Moda propozon nuk imponon. Një femër moderne vëzhgon, përzgjedh e, mbi të gjitha, përshtat.
Të jesh moderne do të thotë, mbi të gjitha, të jesh ndryshe. Të jesh e sigurt për atë që je e që ke veshur.
“Është sepse unë jam”
duhet të jetë motua juaj. Mbi të gjitha, një femër me stil nuk duhet asnjëherë të ndihet e detyruar të përligjë look-un e saj.

“Për të qenë e pazëvendësueshme duhet të jesh ndryshe”
(Coco Chanel)
Erdhi momenti për të filluar udhëtimin tuaj në botën e madhe e të pafund të modës. Dhe ky udhëtim, më së miri mund të nisë në dhomën e gjumit, mundësisht vetëm, përballë gardërobës së hapur për të hedhur sytë sa herë duhet të reflektuar. Pse jo edhe një gotë verë, është mikja më e mirë kur duhet të merrni vendime të rëndësishme ose të reflektoni mbi diçka. Veç kujdes! Është mirë të ndaloni në gotën e parë! Për të bërë zgjedhjet e duhura nevojitet mendje e kthjellët. Mbi të gjitha, mos harroni axhendën, mbajeni afër për të planifikuar destinacionet e reja për shopping…..
Udhë të mbarë!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s