Poezi nga Irina Hysi. MA

 

METAFIZIKA E NATËS 

Nata nuk të pyet nëse je gati.
Thjesht bie
dhe të lë vetëm me veten.
Atëherë kupton sa rëndojnë mendimet,
sa gjatë mendove ditës që i shtyn me zor,
Kuti të rënda mesazhesh,
sa e madhe paska qenë mungesa…
Ti thua mos i hap por ata dalin të gjithë,
ata që nuk janë më,
që nuk erdhën kurrë,
ata që u shkruam e pastaj u fshinë,
Dhe ato letra të mbyllura
në xhepat e palltos së zezë.
Sa pak vend
dhe sa shumë mbajnë të gjitha…

Sa e lodhur është krenaria njerëzore…
Që rri më këmbë me jakën ngritur…
Nuk ka asgjë romantike në errësirë…
Ka vetëm të vërteta që dita i shtyn
Dhe disa heshtje me rrënjë,
më thellë se kujtesë dhe prani.
Më shumë se desha, pathënë…
Por gjithçka zgjohet brenda vetes.
Kur bota bie në gjumë

Ç’bie një shi sonte butë butë
me fjalë qielli,
që shkruan letra në xham…
Dhe një Zot që sheh,
kur njeriu s’ka më fjalë…

@Irina Hysi. MA

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,193 hits

November 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List