Poezi nga Bernedita Rosinha Pinto 

 

DERA E KOHËS 

Jeta vazhdon të lëvizë përmes derës së kohës,
herë duke parathënë kënaqësi dhe lumturi,
herë duke sjellë trofetë e krenarisë dhe suksesit,
herë duke larguar miqtë që veprojnë si rivalë,
herë duke krijuar marrëdhënie të reja me të huaj;
koha që kalon gjithashtu hap dyert e saj
për urrejtjen dhe armiqësinë, përçarjen dhe mospëlqimin.

Dhe ndërsa çdokush e mban vështrimin te dritarja e jetës,
çdokush vazhdon të shpresojë që ëndrrat t’i bëhen realitet,
çdokush i këqyr arritjet e të tjerëve dhe i imiton,
çdokush punon që të tjerët të vënë pasuri dhe konkurron,
pa e kuptuar se çfarë është vendosur nga fati dhe fati
është gjithçka që njeriu mund të grumbullojë, ndërsa kalon
nëpër atë derë të kohës dhe jetës.

Dhe nëse u lind për të jetuar si milioner,
apo nëse kish fituar një shtëpi të re në zotërim,
origjinën e tij nuk mund ta humbasë ose ta harrojë,
duhet të përshtatet dhe fatin e tij ai duhet ta pranojë,
teksa mban të shpalosur para syve të tij çdo kapitull
të pamjaftueshmërisë, inferioritetit dhe pasigurisë së tij,
qoftë kjo e ardhur nga e kaluara, e tashmja apo e ardhmja.

Dhe, megjithëse mbi fuqinë e vullnetit të mendjes njeriu mbështetet,
për të matur epërsinë, admirimin dhe vlerësimin,
ai ose shkreptin sytë dhe jeton i palumtur dhe i zemëruar,
ose zgjedh të ngjitë shkallët e paqes për të shtuar
harmoninë dhe hijeshinë e tij.
Dhe para se të largohet nga derë e jetës përgjithmonë,
të mos kthehet asnjëherë për të parë ku janë thesaret dhe fitimet,
të mos e mësojë kurrë se një vrimë në ujë kishte qenë gjithçka e arritur.

Shqipëroi: Irena Dono

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

November 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

ARCHIVE

Terms List