Theodore Huebner Roethke (1908 – 1963)
Theodore Huebner Roethke është një poet amerikan. Ai është vlerësuar si një nga poetët më ndikues dhe më të përkryer të brezit të tij, duke fituar çmimin Pulitzer për poezinë më 1954 për librin e tij “Zgjimi” dhe dy herë çmimin kombëtar për librat e tij me poezi. Vepra e tij karakterizohet nga introspeksioni, ritmi dhe imazheria e natyrshme.
SHTËPI E HAPUR
Të fshehtat e mia flasin me zë të lartë.
Nuk kam nevojë për gjuhë.
Zemra ime e mban shtëpinë të hapur,
Dyert e mia janë shumë të lëkundshme.
Një epikë sysh,
Dashuria ime është pa maskë.
Të gjitha të vërtetat e mia janë të ditura,
Ky ankth i vetëzbuluar.
Jam lakuriq deri në kockë,
mburoja ime është lakuriqësia;
Unë jam ajo çka shfaq,
Shpirtin të lirë e mbaj.
Zemërimi do të mbetet,
Veprimi do të thotë të vërtetën
Me gjuhën e saktë dhe të pastër.
E ndaloj gojën gënjeshtare,
Zemërimi e shtrembëron britmën time më të qartë
Në agoninë e pamenduar.
Shqipëroi: Irena Dono


























Leave a Reply