William Cowper
Kalendari poetik: William Cowper (1731-1800)
Poet anglez u lind më 26 nëntor 1731. Në rini iu kushtua karrierës si avokat, më pas kaloi në depresion, tentoi madje dhe vetvrasjen në vitin 1763, kaloi nja dy vite në çmendinë dhe e mori veten. Shkroi gjashtë vëllime poetike, me motive morali, politike dhe fetare. Ja një poezi e bukur prej tij:
KËNGË
Djem e vajza, tallen me mundin tim,
Çdo herë që ulem vetë të shkruaj,
Pse merresh, më shajnë, me gjuh’ të huaj?
Kur e njeh pak, ç’e merr këtë guxim?
Fol të drejtën. Shpesh përçapjet e tua,
S’thahen si lulet që vyshken e vdesin?
Pastaj synime më t’larta të presin,
Të tjerë brigje dhe të tjerë ujra.
Lumej të rrjedhshëm brigjegjelbëruar,
Kurorë dafinash flokët t’i mbledh,
Është shpërblimi që fama të jep;
Më tepër se kaq, a s’ke dëshiruar?
Këngë, fol për mua! -Ajo çka prin
E zemrën ma çon peshë fluturim
Është gjuha që ushqen dashurinë.
© shqipëroi Maksim Rakipaj



























Leave a Reply