PLISI – MITI I ORIGJINËS SË PËLLAZGËVË HYJNORË / Nga Fatbardha Demi

f 1

 

PLISI –  MITI I ORIGJINËS  SË  PËLLAZGËVË  HYJNORË

 

 

Një gjë marrim ne përsipër : Gjithshka sa kemi sqaruar në lidhje me historinë, është e bazuar mbi llogjikën e fakteve … Në qoftëse do të merren me to njerëz të tjerë, më të zotë dhe më të ditur se ne, ata do të jenë të shoqëruar në punën e tyre nga bekimet tona më të zjarrta.

Pashko  Vasa  (1825 – 1892)   « E vërteta mbi Shqiperinë dhe shqiptarët »

 

 

 

Fatbardha Demi

       Nga Fatbardha Demi

 

 

Si simbol i Beogradit , kryeqytetit te Serbise, ngrihet madhështore Kolona “Fitimtari i Kosovës” (e peruruar me 7.10.1928) kushtuar , sipas medias sërbe, fitores në Fushkosovë mbi turqit. Statuja shpreh forcën ushtarake (kolona, trupi nudo i mashkullit dhe shpata) si dhe mbrojtien hyjnore (shqiponja).

 

 

Modeli i monumentit, e ka origjinën tek tradita e Pellazgëve të lashtë, të cilët ngrinin shtylla të gurta mbas çdo fitoreje. Këtë fakt na e dëshmon Diodorit ( Diodorus Siculus, shk 1 pK) i cili pohon se faraoni Sheshoshi  (Sesostri) ndërtoi shtyllat në formën e organeve gjinitale të burrit, në rastin e popujve luftarak, duke besuar se mënçuria e shpirtit të çdo populli do të çfaqet qartë në brezat pasardhës nga pjesa kryesore e trupit (1)

Natyrën jo sllave të këtij monumenti e dëshmon edhe mbulesa e kokës (fig.1), origjina e së cilës, lidhet me mitet Pellazge dhe në të gjitha format e saj historike, ka qenë karakteristikë e veshjes tradicionale të Shqipetarëve deri në ditët e sotme.

 

Sa e lashtë është mbulesa e kokës së shqipetarëve ?

 

Siç ka ndodhur edhe në studimet e tjera për traditën e Kombit tonë, edhe kjo temë të çon në periudhat më të herëshme të historisë njërëzore. Për të ndjekur këtë rrugë dhjetra-mijë vjeçare, si udhë-rrëfenjës do të përdorim mjetet e mbijetuara nga ajo kohë e largët: GJUHËN pellazgo-shqipe, gjetjet arkeologjike dhe mitet.

 

Mbulesa tradicionale e kokës (sot e përdorur vetëm nga meshkujt) në shqip emërtohet Qeleshe, Plis, apo Qylaf .  Pikërisht, tek dy emërtimet e para do të nis edhe studimi ynë. Emërtimi Qeleshe tregon se materiali i përdorur është leshi i bagëtisë. Sipas legjendave popullore të trashëguara nga periudha Ilire, Qeleshia punohej prej leshit të deles i shkelur (i shtypur me këmbë). (2)

Punimi me leshin e deles i Qeleshes, kishte një domethënie, sa historike aq edhe besimtare.

Në kohën kur njeriu primitiv, filloi « të vriste mëndjen » duke shfrytëzuar natyrën  jo vetëm për t’u ushqyer, siç veprojnë kafshët, mund të themi se nis edhe historia e NJERIUT të sotëm.  “Njeriu, pohon Mircea Eliade (1907 -1986), është produkti përfundimtar i një vëndimi të marrë që në Krijim (al principio del Tempo): të vrasë për të jetuar”. (3) Materialet arkeologjike tregojnë se kafsha e parë e zbutur prej tij ka qenë delja (para 8000 vjetësh). Studiuesja M.Gimbutas (1921- 1994) pohon se delet dhe dhitë, përbëjnë 90% të kockave të gjëndura në shtresat neolitike. (4) Me delen nisi edhe profesioni i bariut, emer që simbolikisht e mori mbreti në lashtësi (mbreti-bari) dhe drejtuesit e besimit kristian (bariu i tufës së besimtarëve).

 

Delja bën pjesë në të njejtën familje (caprinae) sikurse edhe dhia. Mishi dhe qumështi i saj janë një ushqim që sigurohej lehtë, ndërsa lëshi i dëndur, ritej shpejt dhe ngrohte shumë. Përgjithësisht leshi i saj është në ngjyrë të bardhë. Ngjyra e bardhë është zotëruese në veshjen shqipetare. Në lashtësi ngjyra, forma apo materiali për objekte të rëndësishme, kishte një domethënie beimtare.

 

Për hir të këtyre cilësive, kjo familje (delja, dashi, dhia ) zë vend të rëndësishëm në simbolet dhe mitet e besimit Pellazg dhe janë trajtuar krahas kaut, si kafshë të shenjta. Sipas studiuesit të traditës shqipetare, Mark Tirta (1935), dhia paraqitet me cilësitë e hyjnisë së pyllit (…) Gjahtarët para se të dilnin për gjah në vendet ku kishte dhi të egra, laheshin dhe kryenin një sërë ritesh. (5)

Dashi është përdorur në lashtësi për flijime kushtuar Perëndive.(fig.b poshtë), huazuar në mitin kristian, ku Abrami flijon një dash në vënd të birit të tij Isakut.

a b c d

(6)

Që në mijëvjeçarin e VII-te, gjatë periudhës së bakrit e bronxit, figurinat e dashit të zbukuruara me figurat gjeometrike (V, zig-zaku,vijat paralele), përdoreshin si objekte kulti të Perëndeshës me kokë zogu (Perëndeshës Shqiponjë –shën im), në hapsirën Euro-Aziatike. Në  kulturën ilire Vinka, figurina të Perëndeshës para-historike kanë brirë të dhisë (4500 pK). (7)

 

Në pjesën më të madhe të qytetrimeve të lashta delja ishte një kafshë simbolike që mishironte forcat e natyrës dhe lidhej me Perëndinë Hermes (Thot tek egjiptianët e lashtë) i cili mbahet edhe si shpikësi i shkrimit.  Herodoti (484-425 pK) tregon se barbarët , për shkrimin e librave, kanë përdorur lëkurë delesh dhe dhish.(8) Në përkthimin e Strabonit (libri VII kapitull 5) për gadishullin e Ballkanit, nuk figuron emri i Dalmacisë, por emri Ardi (…) Në gjuhën baske, (që është gjuhë e trashëguar nga fiset pellazge -shën im), “ardia”quhet delja. (9)  Ndër fiset e njohur të Ilireve kanë qenë edhe Ardianët, emërtim i cili mund të ketë patur lidhje më kafshën hyjnore.

 

Përdorimi i leshit të deles dhe ngjyra e bardhë e saj (e ndriçimit hyjnor), dëshmonin rolin SIMBOLIK , fetar dhe administrativ, të vetë Qeleshes. Kjo vërehet tek fakti se në pikturat e enëve të qeramikës dhe skulptura e lashta, Perënditë dhe gjysëm-Perënditë e Olimpit, që ishin Mbretër-Kryepriftërinj, kanë mbi krye Qeleshen e rumbullakët apo në formë konike, por jo njerëzit e thjeshtë (fig a,b,c). Figura e Qeleshes, në objektet arkeologjike të periudhës romake, përfaqësonte fëmijët e Zeusit- binjakët Dioskurë, si simbol i origjinës së tyre mbretërore dhe hyjnore.

 

a b c

(10)

E thënë më qartë : Qeleshja i shprehte popullit të thjeshtë, te drejtën hyjnore të Mbretit apo Faraonit, për të gjykuar, drejtuar dhe mbajtur rrëgullin tek nënshtetasit e tij. Sipas studiuesit të besimeve të lashta M.Eliade “Rregulli shoqëror përfaqësonte një anë të rregullit kozmik. Që në krijim e Botës, të qënit mbret ka qenë një akt hyjnor. Krijuesi ishte Mbreti i parë (…)Ai ia kalon këtë detyrë birit dhe pasardhësit të tij, Faraonit të parë. Ky akt e shenjtëroi mbretërimin, si një institucion hyjnor” (11)

 

Qeleshja si simbol fetar dhe mbretëror është hyjnizuar në shumë objekte prej guri të etruskëve (fig.a poshtë) : në Marzabotto, Bologna, Pisa, Settimello (Firenze), Populonia, Volterra, Orvieto etj. dhe fiset e tjera pellazgo-ilire. Qeleshe/guri janë gjendur edhe në Delfi, që sipas studiuesve, përfaqsonin Perëndinë Apollon dhe në Tebë, Perëndinë Amon. Objekte të tilla arkeologjike njihen edhe në qytetrimin babilonez dhe hitit.

 

Ndër objektet arkeologjike hasen edhe Qeleshe-guri me simbolin e pellazgëve, shigjetën dy krahëshe (fig.c). Sipas studiuesit Petro Zhei (“Shqipja dhe sanskritishtja”) ,simboli i shigjetës me dy krahë (fig.c), tregon  NDARJEN  e kryer nga ZOTI, që solli krijimin e Botës materiale. (12)

a    b   c

(b) Qeleshja u përdor si simbol i fëmijëve të Zeusit, Dioskurët (Castore  dhe  Polideuce).

 

 

Siç do të vërejmë më poshtë, jo vetëm elementet e përbashkëta të gjuhës, riteve, simboleve apo miteve, por edhe veshja në objektet arkeologjike, dëshmon përkatësinë etnike, përhapjen apo ndikimin e fiseve të caktuara në hapsira të ndryshme gjeografike.

Mbretërit, që ishin në krye të ushtrisë apo fiseve, kanë sulmuar apo kanë marrë arratinë, të zbuar nga rivalët, drejt vëndeve më të përshtatshme. Kjo çvendosje ka qenë e PËRHERSHME. Siç pohon Nikola Lahovari : “Dihet tashmë së ka patur një epokë, nga mijëvjeçari III dhe IV, ku qytetrimet e të njejtit trung shtriheshin nga India deri buzë Adriatikut. Duke kaluar nëpër Iran , Mesopotami dhe Egjipt, në atë kohë, njerëzit që i përkisnin një tërësije, tipeve të njejtë fizikë dhe që flisnin gjuhë të së njejtës familje, banonin në luginën e Indusit, Persi dhe Kaukaz, Mesopotami si dhe brigjet e Detit të Zi dhe Egjeut, Afrikës së Veriut, Greqisë, Italisë,Francës, Iberisë dhe Anglisë. (13)

 

Ky fakt, na lejon që për Qeleshen të gjurmojmë në të gjithë hapësirën Euro-Afro-Aziatike. Nga e majta në të djathtë (fig.a,b,c,d poshtë), kemi të pasqyruar Qeleshen shqipetare tek Perëndia henore Men e frigeve, mijevjeçari i katërt (Mesopotami) ; tek statuja e gjetur në malin Lykaion-Arkadi (Helladë); tek çifti mbi varrin etrusk (Itali); Faraoni (Egjipt) dhe Albani 6 vjeç i ditëve të sotme.

a b c d e

(14)

Siç vihet re Qeleshia, në lashtësi përdorej në Europë, Afrikën Veriorë dhe Azinë e Afërt, fakt që përputhet me të dhënat historike të përhapjes së fiseve pellazgo-ilire. Emri Alban (fig.e) dhe Qeleshja, dëshmojnë trashëgiminë pellazge nga para-historia deri në shk21. Në mijëvjeçarët e fundit pK, shikojmë se Qeleshia nuk përdorej vetëm nga Mbrëti-Kryeprift, rrethi i tij familjar apo krerët e ushtrisë, por edhe nga ushtarët e fiseve me përkatësi pellazge, siç parqiten në shumë relieve murale në të gjithë hapësirën mesdhetare.

 

Qeleshja ishte pjesë e vëshjes së luftëtarëve dhe qëllimi i përdorimit të saj ka qenë gjithëmonë besimtar: Mbrojtia hyjnore e përdoruesit dhe është paraardhëse e helmetës së mëvonshme metalike, si tek fiset ilire, galo-kelte, etj.  Në periudhat para-historike, por edhe në ditët e sotme, simbolet e besimit pellazg kanë patur një vend të rëndësishëm, në veprimet ushtarake. Këtë na e dëshmon edhe një ngjarje historike: “Në vitin 1715, feldmarshalli prusian Schulenburg, i këshillonte autoritetet veneciane, që ta bazonin ushtrinë e tyre tek elemënti shqiptar: edhe në rast se do duhej të rekrutonin ushtarë nga kombësi të tjera, këta duhet të mbanin kapelë shqiptarë”. (15)

Cilësimi vetëm për kapelën dhe jo veshjen, dëshmon së ajo luantë rolin e mbrojtjes hyjnore “të dorës së Zotit”, që ndikonte në moralin, si të luftëtarëve edhe mbi kundërshtarët (fig.a,b,c poshtë).

a b c

(16) Nga e majta: Luftëtare hitite; beteje të fiseve sarmate (Rossolani) banorët e lashtë të Europës qëndrore ; Helmete e Kultures Golasecca; Monedhe romake 108-107 pK. në të majtë ndodhet një shpatë, e cila poshtë dorezës ka një qeleshe ku varet një yll/kryq (Zoti-mbrojtja hyjnore).

a    b

(17)

Në foton (fig.a lartë) kemi një skulpturë “kokë” pa trup, e shk7-6 pK, e emërtuar “Daun”. Siç shihet, Qeleshja është e njejtë me të Faraonit, Menhotep III në Egjiptin e lashtë (fig.b).  Këto skulptura – Kokë,  shprehin nje shkalle të re në besimin e pellazgëve: hyjnizimin e trurit. Sipas M.Eliade,  “shpirtit” ne trupin e njeriut nuk shikohej më tek zemra, por tek truri. “Koka ,si burim i forcës hyjnore u bë keshtu nje objekt kulti”. (18)

 

Dauni janë një nga popullsitë e lashta të krahinës së Pulies (Itali), por legjendat e tyre tregonin se Dauno, ishte bir i mbretit të Arkadisë (Helladë) që u hodh për të pushtuar toka në Italinë qëndrore. (19)  Origjinën trako-ilire, e dëshmojnë edhe “kokat” e ngjashme të gjetura në krahinën e Panonisë dhe Trakisë (Helladë). Sipas studiuesve , shumica e këtyre kokave me qeleshe u përkisnin femrave priftëresha.

 

Megjithëse në shumë skulptura të fiseve etruske, maqedone, trako-ilire dhë fiset iliro-trojane të Azisë së Vogël dhe deri në dinastitë e para të Egjiptit vërehet Qeleshja , çuditërisht,  studiuesit e lashtësisë dhe të arkeologjisë, nuk e zbulojnë këtë lidhje me mbulesën e kokës në veshjen tradicionale të shqipetarëvë të sotëm. “Krahasimi – thekson K. Nieri -shpesh lejon të dallosh lashtësinë e herëshme apo më të vonëshme, të disa fakteve kundrejt të tjerave”  (20) Studiuesi O. Rexhepi (Preshevë), vëren se “Veshjet e luftëtarëve të ruajtura në rasat e Mikenës dhe në poçeri janë po ato veshje të sotme kombëtare shqipetare , fustanella dhe plisi”. (21)

Por historia e Qeleshes nuk mbaron këtu!  Objektet arkeologjike, dëshmojnë se ajo ka patur një para-rendëse më të herëshme, e cila nuk kishte lidhje më figurën e shenjtë të deles dhe formën gjysëm-sfërike që i vishet mitit të Vezës, por më mitin e ORIGJINËSNJERIUT . Për këtë fakt, na ndihmon po gjuha pellazgo-shqipe: emërtimi “Plis”, i përdorur në Malësinë e Shqiperisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Ky emërtim është edhe më i lashti.

 

Historia e Plisit

 

Fjala PLIS në gjuhën shqipe emërton një copë dheu, që shkëputet kur hapet brazda për mbjellje apo ndonjë punim tjetër . Kur filloi të punohej toka dhe të mbilleshin bimët e egra, që shënoi lindjen e agrokulturës (afro para 7-8000 vjetësh) dhe  vënd-banimeve të përhershme, atëhere ka lindur edhe hyjnizimi i dheut. Etruskët e Tarkuinës (Tarquinia, Itali), një fis pellazg, e shikonin fatin e tyre tek plisi i një toke të punuar në orët e para të mëngjesit.(22) Siç pohon albanologu Hahn (Johann Georg von Hahn,1811-1869) : “Pellazgët e kohës para-historike, ishin bujq të mirë, mjeshtër të zot dhe tek ata kulti fetar ishtë mjaft i zhvilluem“. (23) Në këtë periudhë lindi edhe miti i Dhemitrës.

 

Nga toka buronin lumenjt që me ujin magjik ushqenin bimët dhe gjallesat e tjera dhe nga thellësia e saj, rrënjët lartësonin pemët e pyllit drejt qiellit. Toka “lindte” natyrën përreth, por edhe trette në gjirin e saj çdo gjë, sigurisht edhe njeriun që ecte mbi të dhe ushqehej me prodhimet e saj.  Mund të pohojmë ,vëren M.Eliade, së disa mite njiheshin nga njerëzit paleolitikë: në rradhë të parë mitet kosmogonike dhe MITET e ORIGJINËS (origjina e njeriut, e kafshëve dhe e vdekjes etj) (24) Është interesant një e dhënë e Hahnit : “Më duket se kam këndue te një vjershëtor i vjetër , se krijesa e parë e botës asht delja, e cila ka dalë nga Toka (25)

 

Njeriu i lashtë, njohu fuqinë krijuese të Dheut dhe e quajti “Mëmë-dhe”, siç e emërtojnë edhe sot shqipetarët vënd-lindjen e tyre, por edhe disa popuj të tjerë europianë, duke bësuar së prej saj kanë lindur. “Pellazgu, babai i parë i popullit Pellazg, mbret në Argolidë. Sipas legjendave dhe miteve ishte Njeriu i Parë që jetoi në botë dhe në Arkadi, kishtë lindur nga dheu.” (Vojtech Zamarovský ,(1919-2006), “Heronjtë e Miteve Antike” f260, 1983) (26)

 

Vetë dy emertimet e lashta te fiseve te para, “lelege” dhe “pellazge”, ne gjuhën shqipe shprehin mitin e origjinës se tyre. Sipas studiuesit Niko Stillo (“Toskerishte Etruskishte” ): Emërtimi “Lelegë”,  do të thotë « lindur të lindëses tokë » dhe « Pellazgë » do të thotë  pjellë (dial.çam femijë) « e lindëses tokë » (të lindur nga toka-shën im) ( 27)  Nga ajo kohë para-historike, tek shqipetarët ka mbetur emërtimi FARË për njerëzit e një fisi, i perjetësuar në Egjiptin e lashtë tek emri Faraon (fara+ (j) on, dmth prej fisit tonë). Ky emërtim diktohej për të bërë dallimin midis popullsisë vendëse të Egjiptit dhe sunduesve pellazgë. Sipas Herodotit, egjiptianët që kishin origjinë vendese, ishin të vetmit që nuk lejoheshin të hynin në asnjë tempull. (28)

 

Hyjnizimi i Tokës nuk lidhej vetëm me idenë e lindjes së njeriut, por edhe të RILINDJES së tij mbas vdekjes brenda saj. Kjo dëshmohet nga përdorimi që në kohët më të herëshme, të ngjyrës së kuqe (simbol i gjakut dhe i jetës), me të cilën lyheshin kockat e të vdekurve.  Në rast se më përpara i linin të vdekurit në një guvë të shpellës, tani njeriu “bujk” i fuste në dhe, me bindjen se do “të rilindnin” përsëri. Këtë e deshmon edhe modeli, në formën e mitrës të varreve me një zgjatim “për të dalë”. Siç pohon  M.Eliade , në periudhën Neolitike, për paraardhësit tanë, jeta mbas vdekjes vijonte në botën e nëndheshme. (29)

 

Ky besim, e bënte varrin të shihej si një vend i shenjtë, traditë që është trashëguar në malësitë shqiptare në Veri dhe në Jug edhe sot, ku respektohen jo vetëm varret e të parëve, historia e të cilëve njihet pak a shumë nga populli, por dhe varret e vjetra, historinë e të cilëve nuk e njohin fare. (30) Hahn tregon edhe një zakon që kanë patur fiset e origjinës pellazge, si armenët, frigët dhe dardanët e Europës , të cilët “jetonin në banesa nën tokë” (Straboni, VII, f316) (31)

 

Në objektet arkeologjike shohim figurina që ju blatoheshin Perëndive , që mbanin mbi kokë një copë dheu-Plisin (fig.1,2 poshtë,nisur nga e majta). Për ta bërë më të qartë simbolin mitik, kjo pjesë lyhej më bojën e zezë, siç është ruajtur në foton e dytë (Hyjnesha nga Siria dhe Iraku (periudha Halaf…). Me këtë “shenjë” dëshmonin përkatësinë e fisit të tyre  “të lindur prej dheut” dmth prej fiseve pellazge. Forma konike (fig.3) si e fëmijëve të Zeusit, binjakëve Dioskurë apo e Aleksandrit të Madh është ruajtur tek shqipetarët e sotëm (fig.4) të zonës së Labërisë dhe Çamërisë (Molosia e lashtë). Në skulpturën e Perëndisë tokësore Serapi, Plisi(dheu) është i zbukuruar me bimë ; tek Perëndësha  Astarte, copa “e dheut” ka formën cilindrike(fig.5,6) e cila është forma e qeleshes më e përhapur  tek  popullsia shqipetare (fig.7). Sot e gjejmë si mbulesë të kokës, po në ngjyrë të zezë edhe tek priftërinjtë e Kishës ortodokse (fig.8) .

 

Vendosja e copës së dheut mbi kokë, ishtë një ide e njeriut primitiv që e praktikonte mbi figurinat prej balte, të cilat liheshin në altare apo vëndet e shenjta. Praktikisht, njeriu e vendosi mbi kokë, shumë më vonë, në kohën kur mësoi ta përpunojë leshin e deles (kur filloi artizanati) gjithmonë për të treguar origjinën e tij hyjnore. Gjurmët më të lshta të perdorimit te Qeleshes jane gjendur ne mijevjeçarin e tretë pK.

Përfundimi i parë : Qeleshja në zanafill, ka shërbyer si simbol fetar dhe administrativ, fakt që e dëshmojnë objektet arkeologjike. Emërtimi PLIS është i periudhës para-historike dhe përcakton kohën e hyjnizimit të Tokës dhe krijimin e mitit të ORIGJINËS dhe të RINGJALLJES së njeriut. Këto mite, shprehin një fazë të re në besimin e lashtë, kur krahas forcave të natyrës, që mbizotronin deri atëhere në mitët e para, u ndërfut edhe figura e Njeriut. Miti para-historik i origjinës, mbijeton edhe sot tek emërtimi PLIS i Qeleshes dhe emri ARBAN-ARBËRESH (i banun/ i bërë nga Ara) të shqipetarëvë. Në gjuhën shqipe Tokës së punuar i thonë – Ara, ku rrenja “ar” tregon natyrën hyjnore të saj.  Edhe emri Pellazg dëshmon mitin e lashtë dhe në shqip, do të thotë :”Të lindur nga dheu” (Spiro Konda) . Ky fakt, krahas shumë të tjerave, pohon se shqipetarët e sotëm e kanë origjinën prej banorëve të parë europianë – fiseve Pellazge.

 

Qeleshja simbol i Krijuesit

 

Sipas M.Eliade: “Duhet të kemi gjithmonë parasysh, se shenjtërimin parësor, e kanë patur  dukuritë  qiellore dhe të shndritshme” (32) Xh. Katapano pohon se Pellazgët besimtarë të Egjiptit(12000 pK), e shikonin “ prejardhjen dhe natyrën e burimit të ndritshëm : Zotin, mendimin e tij (…) si një “dritë bardhësore”. (33) Pra ngjyra e bardhë , që është ngjyra historike e Qeleshes sonë, ka shprehur Dritën hyjnore dhe e ka zanafillën kur në bësimin para-historik lindi idea e një ZOTI qiellor të cilin njeriu primitiv E SHIKONTE dhe i lutej. Kush ka qenë ky ZOT për Pellazgët?

 

Në rrjedhën e mijera-vjeçarëve, duke vëzhguar  Hënën, ndërmjet shumë zbulimeve të rëndësishme si matjen e kohës, natyren ciklike të jetës etj, ai zbuloi ndikimin e saj mbi vetë njeriun. Mark Tirta pohon se: Studimi i traditës dhe i besimit tek shqipetarët, na bind se kemi të bëjmë  me një kult të lashtë vendës, sidomos në lidhje më Hënën, si fuqidhënëse të prodhimeve bujqësore e blegtorale dhe fertilitetit të grave. (34)

 

Hëna, në kultin e njëriut primitiv -pohon Giovanni Semerano- është një nga hyjnitë më të mëdha dhe më e rëndësishme se sa Dielli.(35) Ndërsa Edith Durham (1863 – 1944) vëren se në shumicën e tatuazheve që bënin femrat shqipetare në krahë, duar dhe gjoks, pasqyrohej figura e gjysëm-Hënës. (36)

 

Me figurën e Hënës (një burim sferik DRITE) në besimin primitiv lindi edhe idea e ZOTIT të ngjashëm me figurën e njeriut. Ky përfundim mbështetet tek fakti, se të gjitha Perënditë e para, kanë qenë hënore. Në këtë periudhë besimi ishte MONOTEIST sepse besohej tek një Krijues.

 

Më zhvillimin e shoqërisë njerëzore, që u shoqërua edhe me ndryshime në besim dhe krijimin e miteve të reja, Zoti nuk ishte më Hëna, por një burim hyjnor DRITE aq i largët, sa nuk mund të shihej nga syri i njeriut.  Sot emërtimin PAPA( shqip: pa/nuk+pa/shikoj )  e mban kreu më i lartë i besimit katolik (Papa), emër që buron nga roli i tij si ndërlidhës i Zotit (të padukshëm) me njeriun tokësor.

 

Ndriçimi hyjnor i Zotit, përcillej në Tokë nëpërmjet rrezeve. Zoti shprehej në objektet arkeologjike me simbole të caktuara si : në formën e një vrime në rreth apo ruaze në mes të lules, rombit; pike a topthi  në mes të kryqit, etj.

“Sipas mendimit mitik- pohon Petro Zhei – Qëndra (pika e prerjes së vijave të drejta) përcaktohet si përputhja e të kundërtave që identifikohet në instancë të fundit me ZOTIN. Qëndra = Zoti, Qëndra = Dritë ” (37)

 

Siç e shikojmë në fotot poshtë (nga e majta fig.1) mbi një pllakë varri, kemi simbolin e Zotit –topthi, në pikën e ndërprerjes së kryqit, ku çdo rreze ndodhet brënda rrethit (qiellit hyjnor); (fig.2) kemi një mburojë romake ku topthi brënda katrorit shpreh simbolikisht Zotin në tokë, ku kryqi/yll formohet me krahët e shqiponjës.  Zarathustra (profet persian ,shk 6 pK) në veshjen e të cilit kemi një varg ruazash ,simbole të Zotit (fig.3), që i gjejmë edhe në veshjen tradicionale të shqipetarëve, të të dyja gjinive (fig.5) roli i të cilave është vetëm besimtar. Toptha të tillë në formën e komçave, shohim edhe në veshjen e prelatëve katolik (fig.4)

 

 

 

Në fotot poshtë  (nisur nga e majta fig.1) paraqitet mbulesa e kokës së Perëndisë hënore Horos, Orfeut , Amazonave, Attis dhe Shqipetarëve të shk19-20. Siç vihet re, kemi theksimin e majës së Qeleshës në formën e topthit, i cili, në varësi të mënyrës së punimit, anohet mbi kokë. Ky topth i drejtë apo i anuar i Qeleshes është një nga format e shprehjes simbolike të Krijuesit (Zotit).

 

 

 

Tek Qeleshja e shqipetarëve (fig.5) kemi të shtuar edhe një “bisht kali”, të njejtë si në helmetat romake, i përdorur si në veri të Shqipërisë (Shkodër shk19-20) dhe tek shqipetarët e Thesprotisë (Helladë shk 19) . Sipas besimit pellazg, tek bishti dhe koka e kalit, ndodhej “energjija e pavdekshme” (e Zotit).

 

Me lindjën e besimit kristian, krahas formës së qeleshes pellazge (konike, gjysëm-sferike dhe cilindrike) u huazuan edhe tre ngjyrat e përdorura në lashtësi : e bardha, e kuqja e purpurt dhe e zeza, të cilat kanë gjithashtu domethënie mitike. Me poshte (nga e majta fig.1) kesula e zeze e shërbenjësit të kishës izraelite; (fig.2,3) ngjyra e kuqe dhe e bardhe tek katolikët dhe (fig.4) ngjyra e bardhe dhe e zeze tek ortodoksët.

 

1 2 3 4

 

 

Studiuesi Robert Graves (Robert Ranke Graves, 18951985), këto tre ngjyra i lidh me tre ngjyrat e Hënës në mite, që personifikonin „tre fytyrat e saj“ dhe në objektet arkeologjike e gjejmë me grupin e tre Perëndive, në të gjithë hapësirën Euro-Afro-Aziatike .

Hëna e re është Perëndesha e bardhe: e lindjes dhe dashurisë . Hëna e plotë, Perëndeshë e kuqe : e dashurisë dhe luftës. Gjysëm-hëna, Perëndesha e zezë: e vdekjes, (38) por edhe e ringjalljes.

 

Siç vihet re në fotot e sipër-paraqitura të materialit, Shqipetarët i kanë përdorur në jetën e përditëshme (deri në shk19-20), të gjitha format historike të Qeleshes (konike, cilindrike, gjysëm-sferike dhe me majë të përkulur) si dhe ngjyrat (tê bardhë, të zezë, të kuqe), të ardhura nga lashtësia. Format dhe ngjyrat e mbulesës së kokës, që i shikojmë sot tek shërbenjësit e besimit kristian, dëshmojnë se kur u krijua Qeleshja nga para-ardhësit e shqipetarëve, nuk kishte qëllim praktik (mbrojtjen nga të ftohtit apo nën helmetë) apo si simbol të lirisë, siç lexojmë në disa enciklopedi, por LIDHJEN me ZOTIN, prandaj shqipetarët edhe në shekullin e 19 e quanin veten bij të një populli hyjnor.

 

E fshehta e bishtit të Qeleshes

 

Një „bisht“ i vogël që ngrihet mbi kësulën e Papës, nuk do të na tërhiqte shumë vëmëndjen, po të mos zbukuronte edhe Qeleshen e shqipetarëve të Çamërise (Helladë, Shqipëri) dhe Labërisë (Shqipëri). A është një ngjashmëri e rastësishme, apo brënda saj fshihet një nga simbolet më të rëndësishme të besimit ?

Me qënëse e gjithë veshja e shërbenjësve të besimit, ka një domethënie që lidhet me detyrën e tyre, llogjika na çon tek arësyetimi se ky “bisht” duhet të jetë një simbol i lidhur me Hyjnoren, që nënkupton  figurën e Zotit.

 

Për njeriun primitiv Zoti ishte Drita, që njihet me shprehjen Ndriçimi hyjnor . Njeriu i Paleolitit, nuk e zotëronte dhuntin e fantazisë, por ka shprehur në “artin” e tij vetëm atë që shikonte. Ay habitej me rripat e ndritshme që çanin retë në perëndim të diellit ose pas shtrëngatave, me një formë përsosmërie që nuk gjëndej në Tokë. Këto rreze drite, mund të preknin gjithshka mbi tokë, sikurse edhe duart e tij. Meqënëse “studimet” e të lashtëve bazoheshin mbi krahasimin, ai e gjykoi rrezen si “dorën” e Zotit, siç i shikojmë në murret e Piramidave egjiptiane apo skulpturat me shumë duar të besimit indian. Me këto vija të drejta (rrezet), ay krijoi simbolin e Yllit ( , simbole të kultures Vinka/ Vinča), “fytyrën kozmike” të  Krijuesit, objektit më të largët qiellor. Dhimitër Pilika (19232003) pohon se : “…Tek Ilirët,  ylli lutej si perëndi e Dritës”. (39) Sipas P.Zheit Ylli = Qëndra = O (Zoti) dhe fjales “yll” në shqip i përgjigjet fjala El në hebraisht , emër që përdoret për Zotin. (40)

 

Ylli/kryq dy, tre e më shumë rrezesh, si simbol të Dritës hyjnore -Zotit, e gjejmë që nga vizatimet e shpellave (fig.1 Grotta dei Cervi) dhe gjatë të gjithë historisë së zhvillimit të shoqërisë njerëzore (fig.2,3,4). Në ikonën ruse të shekullit 19,shprehet qartas figura e Zotit me simbolin e yllit (fig.3). Edhe në ditët e sotme Ylli/kryq është simboli kryesor i besimit kristian dhe atij mysliman. Në mozaik (fig.4,s. Apollinare Nuovo a Ravenna) shikojmë Yllin , shenjë e Zotit në mitin kristian, i cili lajmëron lindjen e Krishtit. Të bën përshtypje Qeleshja e Magjistarëve, e njejtë nga forma dhe ngjyra me ato të shqipetarëve të shk 19-20) .

 

1 2 3 4

Yllin e kanë patur në monedhat e veta qytetet ilire të Apollonisë (të shoqëruar me hënën), Dyrrahut,Amantias, Korkyrës dhe Leukada (në trevat kaono-thesprote) në monedhën e mbretit ilir Monunit (shk IIIpk), në Etruri.  (41)

 

Kjo „rrugë“ e ndjekur nga pellazgo-ilirët gjatë mijëra vjetëve, për të pasqyruar simbolin e Zotit tek Qeleshja, shprehet qartësisht në objektet arkeologjike. Një kurorë  rrezesh drite, rezaton mbi qeleshen labe të Tiseut (Teseo,mbret i Athinës) i miteve pellazge duke shprehur lidhjen me të Plotfuqishmin ( nga e majta fig.1). Të njejtën ide kanë edhe rrezet mbi kokën (fig.2) e mbretit Antiochos VI Dionysos, të seleukëve (Siria e lashtë). Simboli i Zotit, ylli (fig.3) ndodhet gjithmonë pranë Qeleshes së binjakëve Dioskurë (fëmijëve të Zeusit) në shumë monedha romake (211-208 pK ). Në (fig.4) ylli qëndron mbi Qeleshe, i mbajtur nga një rreze më e zgjatur.

 

1 2 3 4

Në pikturat murale, relievet e gurta apo monedhat metalike, pasqyrimi i Zotit me simbolin e  yllit, nuk ishte problem.  Priftërinjt e lartë të Kishës ortodokse (nga e majta, fig.2 poshtë) dhe të Kishës kopte (Egjypt, fig.3) kanë vendosur një kryq metalik (që njihet si kryq latin), i cili qëndron mbi kësulën e kokës.

Por Ilirët apo më sakt “të diturit” që merreshin me simbolet e besimit në lashtësi, kishin gjetur një zgjidhje më praktike. Ata vendosën mbi Qeleshe, elementin e Yllit dmth  RREZEN, atë që sot e shikojmë mbi kësulën e Papës dhe tek shqipetarët.

 

Ndryshimet në besimin pellazg kanë ndodhur shumë kohë përpara së të shpallej kristianizmi. Karakteristikë ka qënë, se çdo fazë e re e tij apo çdo besim i ri që është çfaqur , ka vijuar të përdorë po ato simbole ,por me një mit të ri.  Tek kristianët, Kryqi/Yll shpreh  tashmë jo Zotin, por sakrificën e Krishtit. Që kryqi kristian është huazuar nga lashtësia, na e deshmojnë objektet arkeologjike. Në faqen ballore të varrit të Darios (Naqsh-e Rostam 486 pK, Persia e lashtë ,Siri) Kryqi/Yll dhe topthat tek pragu, tregojnë rrugën drejt Zotit, që ka ndjekur shpirti i mbretit të vdekur. (fig.1 poshtë).

 

 

 

Tek Qeleshja e shqipetarëve, “bishti” shpreh RREZEN –“fytyrën kozmikë” të Zotit (Dritës hyjnore), ndërsa në zbukurimet (kryesisht argjendi) dhe veshjen e trupit, simboli i Zotit shprehet me yllin/kryq , topthin apo ruazën. A ka qenë “bishti” i sotëm, që në kohën e krijimit të institucioneve të besimit katolik dhe çfarë ka përfaqësuar? Këtë përgjigje mund t’a japin vetëm materialet arkivore dhe studiuesit e Vatikanit.

 

Si përfundim: Plisi apo Qeleshja e shqipetarëve të sotëm është objekti që ka ruajtur dhe përcjellë MITIN e Origjinës së njeriut dhe Historinë e zhvillimit të besimit  pellazg. Ajo ka simbolizuar lidhjen e njeriut tokësor me Krijuesin, siç e shprehnin edhe vetë pellazgo-ilirët, duke e quajtur veten HYJNORË.

Këtë e dëshmon edhe emërtimi ILIRË ,i paraardhësve të shqipetarëve të sotëm, që është emërtimi i simbolit kozmik të Zotit: YLLI -t( në dialektin çam – Illi).

 

Edhe sot, ky popull mban tre emra, që vijnë gjithashtu nga mitet më të hershme të Europës : 1) Arbër-esh /Arv(b)an-it : Të lindur nga dheu;  2) Shqipetar (Ipe- dial çam shqiponjë): Zogut që përfaqson Zotin në Tokë. Sipas Moisiut, shqiponja dhe ylli, janë sinonime (42) Pra të thuash ILIR apo SHQIPETAR shpreh të njejtin simbol: ZOTIN ! ;  3) Alban (Alpan/Pan) : Mbret i Çamërisë (Thesproti , Helladë), më i shquari në lashtësi, familjen e të cilit e njohim në mite si Perëndi të Olimpit, gjysëm-perëndi dhe gjykatës të shpirtrave mbas vdekjes.

 

Fatbardha Demi

fatbardha_demi@yahoo.com

19.11.2014

 

(c)« Allée de béliers », Temple de Karnak à Louxor (Égypte)  (d) Jo vetëm Zeusi, Giove-Amon, Hermes, por edhe në monedhat romake portrete janë të paisur me brirët e dashit www.truciolisavonesi.it

7- f75-79 Marija Gimbutas “Il Linguaggio della Dea”,VENEXIA, Roma, 2008

8-f 19 Orhan Rexhepi “Pellazgo Dardanët, nga Atlandita deri në Hënë”,Preshevë,2012

9- f357 Dr. Johan George  von Hahn “Studime shqipetare” (Albanesische studien, Jena 1854) IDK.

10- (a)Testa di Poseidone , figlio di Crono e di Rea, fratello maggiore di Zeus, scultura greca V sec. a.C. http://www.ëlicriso.it/it/mitologia_ambiente/dei/poseidone/(b)Elena

(c) Odisea me Qeleshe por jo shokët e tij.

11-  f105,106 M.Eliade (po aty)

12- f531 Zhei “Shqipja dhe Sanskritishtja” (pjesa e dytë),Tiranë, Tertiumdatur, 2006

13- f 416 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Tirane, Plejad, 2008

14- (a) http://en.wikipedia.org/wiki/Men_%28god%29   (b) Statujë e gjetur në malin Lykaion në Arkadi. (Hellade) (c) http://www.summagallicana.it/lessico/e/Etruschi.htm , Museo di Villa Giulia – Roma (d) Site Web pour cette image 31e154fdd38a9532 fr.goldenmap.com

15- Pëllumb Xhufi  “4000 dokumenta për shqipetarët në arkivat veneciane”

16- (a) Luftëtarët hititë me qeleshe.Private Tour of Hattusaswritten www.turkeyforholidays.com –  (b) Reliev e një beteje të fiseve sarmate (Rossolani) banorët e lashtë të Europës qëndrore dhe Rumanisë. (http://it.wikipedia.org/wiki/Roxolani)

(c) Elmo della Cultura di Golasecca. (tek matër “ITALIA e lashtë”) (d) Perëndia Mars, përpara tij shpata me dorezë të mbrojtur në formën e qeleshes që përfundon me  yllin/kryq të varur. 402 – Denario L. Valerius L.f. L.n. Flaccus  Ag  Ø 18-21 mm   3,29-4,03 g   108-107 a.C.

http://www.antiqva.org/Monetazionë%20IV-III%20Sëc%20aC.htm

17- (a) http://www.artepreistorica.com/wp-content/uploads/2010/01/07.oppio_.pdf

(b) Mentouhotep III Site Web pour cette image PHM-   place-hecataei-milesii.net

18- f46 M.Eliade (po aty)

19- f81, Delia Guasco “Popoli italici L’Italia prima di Roma”, Giunti, Firenze,2006

20- f.69 Colette Nieri, «Tabu  Miti e Socetà, Economia e religione nell’analisi delle culture »-Edizioni Dedalo, Bari,2007)

21- f156 Orhan Rexhepi “ Pellazgo Dardanët,nga Atlandita deri në Hënë”,Presheve,2012

22-  f21 Giovanni Semerano, “Il popolo che sconfisse la morte”, Paravia Bruno Mondadori Editori, 2003

23- f408 Dr. Johan George  von Hahn (po aty)

24- f37 M.Eliade (po aty)

25- f356 Dr. Johan George  von Hahn (po aty)

26- f74 Orhan Rexhepi  “Pellazgo-Dardanët…” Preshevë, 2012

27- f144 Niko Stillo (po aty)

28- http://ilmondodiaura.altervista.org/EGIZI/Egiz  (Egizi alimentazione)

29- f109 M.Eliade (po aty)

30- f.214M.Tirta « Mitollogjia ndër shqiptarë »

31- f410 Dr. Johan George  von Hahn (po aty)

32- f38 M.Eliade (po aty)

33- f8 Xhuzepe Katapano „Thot-i Fliste Shqip“  Botimet enciklopedike, Tiranë,2007

34- f350 “Panteoni  dhe  Simbolika”  Mark Tirta, Tiranë « Nëna Teresa »,2007

35- f 31 Giovanni Semerano “Il popolo che sconfisse la morte”

36- Edith Durham, Brenga e Ballkanit dhe vepra të tjera për Shqipërinë dhe shqiptarët,Tautazhi dhe simbolet e vizatuara për të (Tautazhi në Shqipëri), f.470-475. Edibe Selimi –Osmani « Simbole vendëse ilirë te shqiptarët e Maqedonisë » Studime Albanologjike 3, Shkup, 2011

37- f24,49,50 Petro Zhei (po aty)

38- Dea triplice – Wikipedia it.wikipedia.org/wiki/Dea_triplice

39- f92 Dhimitër Pilika “Pellazgët origjina jonë e mohuar”,Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005

40- f265,521 P.Zhei (po aty)

41- f 92, Dh.Pilika  (po aty)

42- f88 Xhuzepe Katapano “THOT-i FLISTE  SHQIP“  (botim ne Itali nga Bardi Editore, Roma,1984) ne shqip nga Botimet enciklopedike ,2007

 

 

FUND

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s