ESE PËR PROFESORIN TIM TË ESESË FATMIR MINGULI / Nga (Hamdi) Erjon Muça

Fatmir-Minguli

 

ESE PËR PROFESORIN TIM TË ESESË FATMIR MINGULI

 

 Nga (Hamdi) Erjon Muça

15-11-2014

Pisa, Itali

 

 

Ndonjëherë njohjet janë aq të befta dhe të paparishukeshme saqë kur i rimendon të lindin një varg pyetjesh. Një nga këto lloj njohjesh më ndodhi në vitin 2012 pak përpara se të botoja librin tim të dytë, “Besimi Komunist”.

Emrin e Fatmir Mingulit e pata hasur në disa biseda me kushëririn tim poetin Vladimir Muça dhe këtij të fundit i thashë (meqenëse ai e njihte) që t’ia jepte Fatmir Minguilt librin tim  të parë. Pa vetë mburrje dua të them se romani im Vrasësi i shpritrave atij i pëlqeu shumë dhe  bëri një shkrim për të.

Me të personalisht u takuam një apo dy ditë para panairit të librit (të mbajtur në nëntor) ku do promovoja vëllimin me novela. Në atë mbrëmje prof. Fatmir Mingulin e pyeta për librin tim të dytë dhe për habinë time, në ndryshim me superlativat që më fliste për romanin tim të parë, ai mundohej të heshte, ta anashkalonte argumentin. Më vonë e kuptova se ai libër nuk kish dalë siç ai priste, por ai u tregua i sjellshëm duke mos ma thënë.

 

erjon

(Hamdi) Erjon Muça

 

Heshti dhe u mundua të gjente një mënyrë për të më thënë e ndihmuar që unë të gjeja rrugën time edhe tek tregimet e shkurtra dhe esetë. Këtë fakt e kuptova vetëm pasi ai  më dhuroi një libërth (broshurë), përgatitur enkas për mua. Në fakt nuk ishte hera e parë që unë lexoja tregime të shkrutra nga Fatmir Minguli. Tregimi i parë që kam lexuar nga ky shkrimtar durrësak ishte “Ruajtësja e kohës”, një tregim i shkurtër por i mbushur me mesazhe universale, njerëzore.

Pasi mbarova së lexuari libërthin me tregime të titulluar “Shtëpia në rrugicë” nisa të kërkoja të njihesha më mirë me këtë astër të letërsisë së Durrësit dhe shqiptare.

Fatmir Minguli: inxhinjer mekanik. Për shumë vjet kryeinxhenjer në një nga fabrikat më të mëdha mekanike të Durrësit dhe në llojin e saj më e madhja në Shqipëri. Më pas drejtor në një tjetër fabrikë mekanike dhe në fund krytar i komitetit ekzekutiv për pak kohë dhe deputet. Tani jep mësim në Universitetin e Durrësit si edhe në shkollën profesionale të qytetit tonë.

Kjo ishte sa për të hequr kuriozitetin tim personal. Kuriozitet që lindi pasi u përballa me shpërthimin emocional dhe medititiv të tregimeve të mikut tim Fatmir Minguli. Tregime të njëjtë për nga gjatësia, por të ndryshëm për nga konceptualiteti, nga ndërtimi. Dhe jo një apo dy tregime por tregimet janë shkëndija vizive të një mendje që hesht, por vrojton. Kritik, vëshgues, pa u ndarë askpak nga ajo satira e hollë të një mendje pjellore dhe rebele.

Ndoshta ngaqë edhe unë jam pak rrebel nga karakteri ishte arsyeja që e pata më të lehtë të afrohesha me të.

Metaforat janë pika e fortë e tregimeve të Fatmir Mingulit. Metaforat e gjen ndër radhët e tregimeve e në titujt e tyre. Madje mund të them që tregimte e tij për mua nuk janë tregime, janë vëshgime metaforike të asaj që na del çdo ditë para syve tanë dhe që ne jemi tepër të hutuar për të kuptuar.

Në Gusht, i shtyrë nga kureshtja, hyra tek rruga e kuminit për të gjetur portën e shtëpisë në rrugicë, si për t’u përballur me vërtetësinë metaforike të realietit durrësak, për të cilin flet Fatmir Minguli në atë tregim. Doja të vizitoja të gjitha vendet për të cilat shkruan Fatmir Minguli pasi mendoj se metaforika që ai përdor nuk është edhe aq e largët nga realiteti. Mjafton të lexoni tregimin “Në barakën ku prodhohen poetë” dhe do të kuptoni realitetin gjithëpërfshirës Shqiptar. Ku me para bëhesh mjek, gjykatës, inxhinier, profesor, madje edhe poet. Në kohën që jetojmë ndjehet mungesa e impaktit njerëzor dhe pikëllohesh kur lexon tregimin “Një tortë në “fuego” club”, një realitet. Ky tregim më shumë ngjet me një refleksion mbi zbehjen e sinqeritetit dhe respektit, në këtë periudhë gjithçka dhe gjithkush rrotullohet rreth interesit.

Nga metaforë në metaforë përballesh edhe me shpirtin rebel të Fatmir Mingulit me “Delfinët Durrsakë”. Ai të përball me kotësitë njerëzore me pafytyrësinë, janë një rruzar tregimesh që të përballin me këtë realitet dhe po mjaftohem të përmend vetëm “Lufta e kazanëve”, “Fshati me çati” ose “Një gazetar në koktej”.

Perfeksioni inxhinierik i tij duket tek esetë dhe kritika letrare. Për mua ato nuk janë shkrime por vizatime të mirëfillta teknike. Nuk ka asnjë fjalë që të stonojë me sitemin që Fatmir Minguli ka ngritur në bredinë e shkirmeve të veta. Gjithçka është matematikisht e llogaritur për të qëndruar mrekullisht në vendin që mjeshtri Minguli e ka vendosur. Gjithçka duket si vijëza, segmente, kënde të graduar në perfeksion për të nxjerrë në pa një vizatim kompleks dhe të lartësuar.

Nuk dua të lë pa përmendur edhe skicat poetike të Profesor Fatmir Mingulit. Ndoshta unë mund të mos jem në gjendje ta zbërthej në mënyrën më të drejtë të mundshme ndaj po e kopjoj një pjesë dhe ju a lë juve në dorë ta komentoni.

“është e kotë! Zhurma e dallgëve është e çmendur, era dhe dallgët kombinojnë për mrekulli. Por edhe shkëmbi ama, bukur ja punon dallgëve! I pret ato pastaj i copton ato në miliona pika dhe pafudësi shkumbëzash, por… ato me një fuqi magjike, ashtu moskokëçarëse rikthehen në dallgë po aq të fuqishme, ashtu siç ishin më parë.” Nuk e di ju, por unë ndjej forcën magnetike të këtij mendimi, meditimi sublim.

Njohja të jep kënaqësi por mua më dha edhe pak hidhësi. Ndjehem i hidhëruar ngaqë mediokër të pashoq mbushin mediat, edhe ato më prestigjozet e vendit, e njerëz me një dije e kulturë universale enden, në heshtje, të injoruar.

Unë ndjehem i nderua që jam mik i këtij njeriu të ditur. E falë kësajë miqësie kam pasur rastin të lexoj punë ende të papublikuara të këtij Astri. Madje kam lexuar edhe një pojekt që të cilin Fatmir Minguli e mban ende të fshehtë dhe unë e kam lexuar i dyti. Mund të them, vetëm diçka të sipërfaqëshme rreth këtijë projekti të mrekullueshëm. Unë jam i bindur se kur të bëhet publik, edhe ky projekt si të gjitha punët e Fatmir Mingulit, do vlerësohet nga njohësit e artit dhe do mbledhë psherëtimat e mediokritetit. Pasi, edhe pse ky i fundit është një projekt gjigand, Fatmir Minguli nuk mund të ndahet dot nga thelbi i shpirtit të vet krijues: rrëfyes i absurdit real bashkëkohor.

Ç’ mund t’i them unë mikut tim? Mund i them një shprehje të rithënë.

Kush merret me shkrime do heq pas vetes sa lexues aq edhe gjykues.

Respekto lexuesit miku im; ai është vlerësuesi ynë kryesor.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s