PËRSËRI “HIJET E BARDHA”! / Nga AFRORE SHAIPI

 

af2

 

PËRSËRI “HIJET E BARDHA”!

   

Në mbrëmjen e së enjtes, për të dytën herë Galeria Qahili ia hapi dyert “Hijeve të Bardha”. Kjo ekspozitë ka bërë bashkë dhjetëra fotografë, shqiptarë e të huaj, me veprat e tyre artistike, duke krijuar kështu një mozaik kulturash e fotografish. Në muret e Galerisë, janë të ekspozuara plot 88 vepra artistike dhe secila është e bukur në mënyrën e vetë! Secila është e veçantë në stilin e vetë dhe secila ka një mesazh që do të përcjellë. Fotografi bardhë e zi e me ngjyra, fotografi që paraqesin realitete, por edhe fantazi të artistit, fotografi sa domethënëse aq edhe impresionuese… fotografi që më së miri kuptohen dhe shpjegohen nga shpirti i artistëve.

 

 

afr

 

Janë vepra të 46 autorëve! Ami Vitale, Burim Myftiu, Matilde Gattoni, Larry Loie, Stuart Klipper…janë vtëm disa prej tyre. Ata janë fotografë të njohur ballkanas e botëror. Vijnë nga vendet e rajonit, nga Gjermania, Italia, Amerika, India, Australia e vende të tjera. Në këtë mënyrë, Galeria Qahili edhe këtë herë nuk zhgënjeu me organizimin e ekspozitës. Edhe pse jo të gjithë fizikisht, me veprat e tyre ajo i solli artistikisht këta fotografë të mirënjohur në kryeqytetin kosovar. Një mundësi e mirë për publikun kosovar për të parë dhe shijuar artin e mrekullueshëm të fotografisë.

“Hijet e bardha” do të vijnë përsëri! Vitin e ardhshëm do të jenë ndryshe! Por deri atëherë, deri në ekspozitat e radhës dhe deri në edicionin e tretë, publikut i mbetet të shohë fotografitë e kësaj ekspozite. Galeria i mirëpret të gjithë deri më 20 dhjetor. Kështu, edicioni i dytë i ekspozitës “Hijet e bardha”, është mënyra më e mirë për të përmbyllur këtë vit të Galerisë Qahili.  Është një ekspozitë për festat e fundvitit! E në fakt, është një dhuratë e çmuar për të gjithë adhuruesit e artit. “Nuk ka dritë pa hije” ishte shprehja që i inspiroi organizatorët, e artdashësit kosovarë kanë nevojë edhe për më shumë “Hije të bardha”!

                                                

afrore

 

Nga Afrore Shaipi

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s