MONOLOG PËR ZOTËRINJ DEBATUES! / Nga Lida Lazaj

MONOLOG PËR  ZOTËRINJ DEBATUES!

 

 

lida portret

Nga Lida Lazaj

 

 

Një mik imi, të cilin e respektoj, ka shkruar në statusin e vet, ne formën e citatit,mendimin e tij në lidhje me postimin , nuk do thoja citateve, se nuk me duket cilësimi i duhur, për ndarjen me miqt` thënie ose shprehje të goditura, që i kanë rezistuar kohës.
Njeriu lind ose budalla ose i mençur, por jo i ditur. I ditur bëhesh! Dhe më shumë dije e dritë,ai njeri, që do të dritësohet, merr prej mendjeve brilante, që kanë djegur veten si qiri, për t`i lënë njerëzimit gjenialitetin e mendjes së vet. Por diferencën e përdorimit të këtyre thënieve, e bëjnë vetë njerëzit. Ka të tillë, që i përdorin, me qëllimin, që vashat naïve përdorin pierxigun, në hundë apo kërthizë, por ka edhe nga ata, që përthithin deri në imtësi tharmin e postulatit, shkrihem me të, bëhen njësh, e bëjnë pjesë organike të mendimeve dhe qëndrimeve ndaj realitetit. Unë i admiroj këta njerëz, të cilët asimilojnë dijet e mendjeve gjeniale, dhe së bashku me eksperiencat dhe përvojën e tyre jetësore, prodhojnë edhe vetë mendime origjinale, autenticitetin dhe mençurinë e të cilave, e tregon fakti, se sa do bëhen pronë dhe mjet shprehës i të tjerëve. Këta janë të thjeshtët, që dinë të çmojnë realisht vetveten dhe gjithçka, ndërsa të parët, më ngjajnë me pinokun e Baba Karlos, që hunda e gjatë si le të shohin, fillimisht brenda vetes dhe pastaj rreth e rrotull. Por mendje gjeniale, si Niçe, Kant, etj, etj. shkëlqejnë e do të mrekullojnë ende edhe kushedi se sa gjenarata njerëzish. Mrekullitë e mendjeve gjeniale, nuk kanë të sosur. Qëllon, që sapo lexon, diçka të jehon brenda vetes, sikur gjen mendimin tënd të humbur labirintheve, për të cilin ke vuajtur për ta gjetur. Por ja, që e paska thënë mrekullisht mendja e X filozofi a mendimtari; e natyrshëm të lind dëshira për t`a ndarë me njerëz, që ndiejnë e mendojnë njëlloj me ty. Ne, që shkruajmë me kilometra vargje, përfshi edhe veten time, s`besoj se do lëmë ndonjë mendim të mençur, si dritëzë, për njerëzit, që do vijnë pas nesh. Për të mos thënë, që ne, përfshij dhe veten time, përsërisim në mënyrë monotone vetveten dhe majmunërisht njeri-tjetrin, jo më të asimilojmë dije, ta shtrydhim përvojën jetesore e,të prodhojmë ide e ti derdhim në strukurë solide fjalësh. Është tepër e vështirë, të jesh original, në këtë kohë krizash identiteti.
Nuk u shpreha, për të replikuar me mikun tim të nderuar, por doja vetëm të shprehesha. Kaq! Edhe për faktin se pikërsht dje a pardje postova disa shprehje, të një autori, që e kam për zemër. S`besoj se miku im I nderuar u shpreh për sfidë ndaj meje. Edhe ai, thjesht u shpreh në statusin e vet.
Por, gjithsesi, po e përmbyll mendimin tim, duke cituar një shprehje monumentale të Kafkës:
“PO, të dy kemi të drejtë e që të mos bëhemi për këtë të vetëdijshëm në mënyrë të pakundërshueshme, a nuk është më mirë, që të shkojë secili vetëm në shtëpi të vet.”
Pra, le të shkojmë, secili me mendjen e vet!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s