Në Panairin e 17-të të Librit, “Tirana-2014: NJË BOTIM I RI, NDRYSHE, KUSHTUAR MËSUESES LUMTURI VLADI… / Nga: Prof. Murat Gecaj

Në Panairin e 17-të të Librit, “Tirana-2014:

NJË BOTIM I RI, NDRYSHE, KUSHTUAR MËSUESES LUMTURI VLADI…

 

 

Nr.7

Vogëlushja Kristel Harizi, me librin e ri ndër duar…

 

Nga: Prof. Murat Gecaj

 

 

1.

Ishte domethënëse se, pikërisht në ditë e parë të çeles së Panairit të 17-të Librit “Tirana-2014”, nga SHB “Toena” u përurua libri ‘Nënëmdhja e fëmijëve-Kushtuar mësueses Lumturi Vladi”. Pata kënaqësinë që, në atë ceremoni të bukur dhe mbresëlënëse, isha bashkë me kolegun e mikun me banim në Suedi, Sadulla Zendelin-Daja, autor i tri botimeve të reja, paraqitur këtu, ndër të cilët dhe fjalorin me 1.600 faqe, shqip-suedisht.

Dëshiroj të nënvizoj se, nga qindra e mijëra tituj botimesh, në 17 Panairet e Librit, që janë organizuar në kryeqytetin tonë, si në poezi ose prozë, me studime, kujtime, jetëshkrime e lloje të tjera, nuk besoj se  ka patur libër të përuruar, që të ketë patur autorë kaq të shumtë dhe me shkrime e poezi, përkushtime e vizatime të larmishme, se sa kanë qenë dy librat, me autorë sa e sa nxënës të saj, kushtuar mësueses dhe edukatores së talentuar, të dashur e të rrallë, Lumturi Vladi. Më pas, jam shprehur për këta libra, në shtyp dhe në Internet, pa menduar se i kam thënë aty të gjitha fjalët miratuese.

Ndërsa sot mora pjesë në përurimin e librit të tretë, po në këtë lloj të veçantë, me titullin kuptimplotë, “Nënëmadhja e fëmijëve”, kushtuar po zj.Lumes, venë në qarkullim nga SHB “Toena” dhe me radaktor shkrimtarin e njohur Bardhyl Xhama. Ndërsa po e përmendi titullin e këtij libri, si padashur, mendja më shkon dhe bëj një “paralele”, ndërmjet zj.Lumes dhe poetes e veprimtares së njohur beratase, tani emigrante në Itali, Vitore Stefa-Leka. Edhe për atë, janë botuar mjaft shkrime e janë publikuar poezi nga emigrantët tanë, të cilëve ajo u drejtohet me dashamirësi e sinqeritet: “Ju kam vëllezër, më thoni motër!”

Që të nderohet e vlerësohet siç e meriton, për përkushtrimin tepër të veçantë, ndaj emigrantëve shqiptarë, Vitorja nuk ka marrë vetëm “Medaljen e Mirënjohjes” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, por dhe miqtë e saj të shumtë e kanë cilësuar atë,  “Nënë Tereza e Triestes”, përveç emërtimeve të tjera. Kurse  zj.Lumen e kanë cilësuar, “Nënë Tereza e fëmijëve”, pa përmerndur mjaft epitete të tjerë të bukur, që kanë dalë nga thellësia e zemrave të nxënësve të saj.

Kërkoj falje, që ndërmjet shumë mendimeve dhe shprehjeve të nxënësve për z.Lumen, zgjodha vetëm vjershën e Griselda Harremit, shkruar në tetor 2013. Aty, ajo ka renditur mendimet e veta, përmes shkronjave dhe në strfofën e parë nxjerr emrin e dashur, “MËSUESE”:

I marr një “M”-mamit, që kur të shoh më dukesh si ajo,

I marr një “Ë”-ëndrrës e përmes saj më del ti,

I marr një “S”-sirenës fantazore,

I marr një “U”-ujit si Kristal për ty,

I marr një “E”- erës së lehtë ledhatuese,

I marr një “S”- skifterit sypatrembur,

I marr një “E”-Elenës mbretëreshë…

Ndërsa, po kjo nxënëse, vazhdon më tej në strofën e dytë dhe, me vargjet e saj, formon emrin “LUME”:

I marr një “L”-lules plot aromë,

I marr një “U”-urës që lidhë brigjet,

I marr një “M”-mjaltit, si fjala jote,

I marr një “E”-emrit tënd të bukur,

Dhe më del një emër shumë i dashur:

“MËSUESE LUME”!

Por, kisha dhe një arsye tjetër “të fortë”, se përse përshëndeta në këtë përurim të bukur. Pa i përmendur të gjitha vlerat e shumta: arsimore e pedagogjike, edukuese dhe me shembuj për t’u ndjekur etj., shënoj se, në këtë libër, janë ribotuar edhe dy artikuj modestë, me emrin tim, të cilët i kam shkruar: njërin për dy librat kushtuar mësueses Lumturi Vladi, “Qindra zemra, në një zemër”(Tiranë, 2008) e “Dashuri engjëjsh”(Tiranë, 2011) dhe tjetrin për “Festën e Luleve”, organizuar sivjet në shkollën “Dora d’Istria”, ku ajo tani  është drejtoreshë.

 

Nr.5

 

Pamje nga salla, ku u organizua veprimtaria….

 

Jam i bindur se, po të zgjatem më tej, jo vetëm do të bie në përsëritje të panevojshme dhe kështu do të bëhem pak i papëlqyeshëm nga lexuesit, pasi folësit në këtë përurim, si Irena Toçi, B.Xhama e Florenca Saliaj, por dhe disa nxënës etj., u ndalën konkretisht në përmbajtjen dhe vlerat e librit “Nënëmadhja e fëmijëve-Kushtuar mësueses Lumturi Vladi”. Ndërsa po mjaftohem vetëm duke pohuar se, përveç shfletimit të këtyre tre librave me material të pasur dokumentar, për temën që ata ngërthejnë,  jo në një rast, unë jam bërë dëshmitar, gjatë vizitave në mjdiset e shkollës 9-vjeçare “Dora d’Istria” të Tiranës, për atë çfarë shkruajnë nxësnsit në faqet e këtij libri, për mësuesen dhe drejtoreshën Lumturi Vladi. Me kanaqësi kam vërejtur aty, se si është e rrethuar ajo nga dashamirësia e respekti, tepër i veçantë, jo vetëm i nxënësve, por dhe i prindërve të tyre e bashkëkolegëve të saj. Kur e pohoj këtë gjë, e kuptoj se fjalia ime është tepër “e thatë”, pa e vërtëtuar dhe pa e parë me sy dhe në praktikë atë realitet, sa njerëzor, pedagogjik e psikologjik. Ai, që i “lexon” mendimet e ndjenjat aq të thjeshta dhe të sinqerta të nxënësve të zj.Lumes, do të bindet menjëherë dhe më së miri, për ato çfarë thashë më sipër.

 

3.

 

Përmbledhurazi, shprehem këtu që, sikur të kemi të tillë mësimdhënës dhe edukatorë, por gjithashtu dhe drejtues të përkushtuar në shkollat tona, siç është Lumturi Vladi, jo vetëm që do ta sigurojmë një rritje të dukshme cilësore të këtyre vatrave mësimi, edukimi e atdhetarizmi,  por dhe do ta përgatisim një të ardhme shumë më të mirë, ashtu siç e dëshirojmë të gjithë, për breznitë e sotme dhe ato, që vijnë pas nesh.

Prandaj, i përgëzoj botuesit, SHB “Toena” dhe redaktorin B.Xhama, për përgatitjen e këtij llibri, me vlera të shumta e të gjithanshme. Por dhe shprehi mirënjohjen dhe respektin e merituar për personazhin kryesor të tij, mësuesen, edukatoren dhe drejtuesen e talentuar, Lumturi Vladi. Po, njëherazi, i përqafoj me dashuri dhe i përgëzoj të gjithë nxënësit, bashkautorë të këtij libri, ashtu si dhe dy të tjerëve të mëparshëm, duke i uruar ata nga zemra, që të bëhen sa më të ditur e të vlefshëm, të kulturuar dhe të përkushtuar, si për veten, familjen dhe mbarë shoqërinë shqiptare. Kështu, ne do të jemi të sigurt që do të ecim pandërprerje e të vendosur në rrjedhat e Bashkësisë Europiane e më gjerë.

 

4.

 

Për t’u rikthyer te “Nënë Tereza e Triestës”, natyrshëm, shtroj pyetjen, por dhe me bindje jap mendimin që, vallë, a nuk e meriton një dekoratë të lartë, nga Presidenti ynë i Republikës, edhe “Nënëmadhja e fëmijëve”, zjusha Lumturi Vladi?! Në fakt, ajo e ka merituar dhe e ka marrë, për disa vite radhazi, dekoratën më të lartë, nga nxënësit e saj: Dashurinë dhe mirënjohjen e pakufishme!

E, çfarë mund të thoshte më tepër, p.sh., edhe nxënësja Griselda, se sa të shprehej në librin, që u përurua sot, me sinqeritetin dhe vlerësimin e saj fëmijëror: “Na këshillon si  gjyshja, na don si nëna!”

 

Tiranë, 12 nëntor 2014

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s