Enertin Dheskali

enertin_dhaskali_943629379

 

                   Enertin Dheskali

 

 

Enertin Dheskali ka lindur më 31 Mars të vitit 1976 në qytetin e Fierit. Mbaron gjimnazin “Perikli Ikonomi” në vitin 1994. Pas mbarimit të gjimnazit deri në vitin 1997 provon emigracionin, si shumica e të rinjve shqiptarë. Në këtë vit rikthehet në Shqipëri ku nis universitetin. Diplomohet në vitin 2001 në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Tiranës, për Gjuhë dhe Letërsi, me rezultate mjaft të larta, (mesatare mbi 9.5). Në vitin 2006 nis studimet pasuniversitare dyvjeçare Master, (SHPU), për Letërsi të Huaj dhe Estetikë të cilat i mbyll me rezultate maksimale. Në vitin 2010 nis Shkollën e Doktoraturës të cilën është duke e mbyllur me rezultate maksimale në profilin Letërsi Shqipe dhe Estetikë. Në vitin 2009 vazhdon edhe një tjetër Master pranë Universistetit “UFO”, për “Shkenca Administrative”. Që në vitin 2003 deri në vitin 2008 ka punuar si mësues letërsie në shkollën e mesme të përgjithshme “Janaq Kilica”. Më tej që nga viti 2008 e në vazhdim, punon si mësues në shkollën e mesme jopuplike “Flatrat e dijes”, në gjimnazin privat “Evarist Galua”, etj, si edhe drejtor në një tjetër shkollë jopublike të qytetit të Fierit. Po kështu ka punuar edhe si pedagog i jashtëm në Universitetin e Vlorës, duke dhënë lëndët e Letërsisë së Huaj, Shqipes Standarde dhe të Estetikës. Ka lëvruar gjithashtu edhe fushën e gazetarisë, ku ndër të të tjera ka punuar si kryeredaktor dhe drejtor në televizionin lokal “Apollon”. Është njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja, të certifikuara me notë maksimale në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Tiranë. Deri tani ka botuar tre vëllime poetike, të titulluara “Gjurmë zemre nëpër kohë”, “Përtej ëndrrave dhe përjetësisë”, dhe “Gjak në kozmos”.

 

 

 

Vepra të Autorit

 

 

enertin-1

Gjurmë zemre nëpër kohë (poezi)

 

 

e 1

Përtej ëndrrave dhe përjetësisë (poezi) 

 

 

 

Gjak në kozmos (Poezi)

 

Ka në proces botimi romanet “Aty ku njeriu gjen vetveten” dhe “Kryqëzimi i një profesori të ri”, një monografi universitare të titulluar “Mbi historinë e estetikës botërore”, si edhe dramën “Drejtësinë e bën paraja miku im”, etj. Është në marëdhënie të përhershme me shtypin e shkruar, ku boton herë pas here krijime letrare, si tregime dhe poezi, por edhe recensa, kritika letrare, analiza, etj.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s