“DITËT E KULTURËS SHQIPTARE NË MAQEDONI”
GOSTIVAR – TETOVË – SHKUP
21–25 nëntor 2014
PROGRAMI
Takime me shkrimtarë e studiues, paraqitje botimesh të reja, shfaqje filmi dokumentar, koloni e rreth 50 piktorëve të zgjedhur të peizazhit nga gjithë hapsira shqiptare, si dhe ekspozitë pikture
E PREMTE, 21 NËNTOR – E MARTË 25 NËNTOR 2014
50 piktorët më të njohur shqiptarë dhe nga Rajoni
5 ditë mysafirë në Komunën e Çairit, Shkup.
Objekt i punës së tyre krijuese artistike:
Shkupi, Tetova, Gostivari, Mavrova e rrethinat e tyre.
E DIEL, 23 NËNTOR 2014 – GOSTIVAR
– Ora 13.00: Takime me autorë, prezantime librash të autorëve si më poshtë:
a) Prof. Rexhep Qosja, “Ditari – Dëshmitar në kohë historike” (5 vëllimet e para), Botimet Toena, Tiranë 2014.
b) Fjalori Shqip – Suedisht (35.000 fjalë, 1510 faqe) me autor Sadulla Zendeli Daja (shqiptar nga Gostivari me banim që prej 55 vjetësh në Suedi), Botimet Toena, Tiranë, 2014.
c) Romani “Tan Temali” me autor Ilir Shaqiri, Botimet Toena, Tiranë 2014.
(Në sallën e Kuvendit Komunal Gostivar)
E HËNË, 24 NËNTOR 2014 – TETOVË
Ora 11.00: Takimi me akademikun Rexhep Qosja:
Paraqitja e kolanës “Ditar – Dëshmitar në kohë historike”, (5 vëllimet e para).
Ora 11.30: Shfaqja e filmit dokumentar “Rilindasi i fundit”, kushtuar jetës dhe veprës së Prof. Rexhep Qosja, realizuar nga Rudina Xhunga, prodhim i Dixhitalb, 2014).
(Në Universitetin e Evropës Juglindore Tetovë)
E HËNË, 24 NËNTOR 2014 – SHKUP
Ora 17.30: Veprimtari për Prof. Rexhep Qosjen:
a) Prezantimi i kolanës “Ditari – Dëshmitar në kohë historike” (5 vëllimet e para), Botimet Toena, Tiranë, 2014.
b) Shfaqja e filmit dokumentar “Rilindasi i fundit”, kushtuar jetës dhe veprës së Prof. Rexhep Qosja, realizuar nga Rudina Xhunga, prodhim i Dixhitalb, 2014).
c) Libra me autografin e autorit.
(Në mjediset e Hotel “Hollidey In”, Shkup)
E HËNË, 24 NËNTOR 2014 – SHKUP
– Ora 20.00: Ceremonia e ndarjes se Çertifikatave dhe vlerësimeve, si dhe Darka Gala’ në mpërfundim të kolonisë së 50 piktorëve të peizazhit nga e gjithë hapsira shqiptare dhe Rajoni.
(Komuna e Çairit & Instituti I Librit dhe I Promocionit Tiranë). (Pjesëmarrja me ftesa).
E MARTË, 25 NËNTOR 2014 – SHKUP
Ora 10.00: Ekspozita e pikturës “Shkupi në Telajo” (150 piktura nga 50 piktorët e peizazhit të trevave shqiptare dhe nga Rajoni.
(Në mjediset e Hamamit të Çarshisë së Shkupit)
Drejtore ekzekutive
Instituti i Librit dhe i Promocionit
K.P.1420
Tirane – Albania
Tel. ++355 422 40 116; 422 58 893




























Leave a Reply