Ku jeta të vjen si pasqyrë / Nga Azem Parllaku

1468737_10203947331816781_5808195844205497780_n

 

Ku jeta të vjen si pasqyrë

Referim rreth romanit ” Besa e mbajtur e kaçakut Sali Shabani”  të autorit Avdi Ibrahimi )

 

 

azem

Nga  Azem Parllaku

Me ose pa hir, nuk është e lehtë t’i shmangesh raportit që ke me të shkuarën e përbashkët me autorin dhe ngjarjen që ai përshkruan.
Ndërsa e kam lexuar romanin historik të autorit Avdi Ibrahimi “Besa e mbajtur e kacakut Sali Shabani”, e pranoj që leximi ka qenë i shpejtë, mbasi në rastin konkret e rëndësishme është lidhja e letërsisë me njerëzoren, pikërisht atë që e bën të gjithëlexueshëm një libër.

Ky lloj leximi i shpejtë dëshmon më së miri, se letërsia e vërtetë e bën paktin me lexuesin, dhe koha apo personazhet që ti pretendon se e ke jetuar, apo i njeh, qasen në të tjera dimensione, gjë e cila të tundon të lexosh me një frymë.

Një roman për historinë, kështu do të thoshim mbasi e kemi lexuar atë. Autori vendos të udhëtojë me laps dhe letër, në një sfond ku shumë nga ne lexonjësit, mendojmë se është e lehtë. Por në rastin e “Besa e mbajtur e kacakut Sali Shabani” ka dinamikë e koha nuk ka ngrirë, përkundër personazhet dhe stacionet janë gjithëherë mbi shinë.

Autori na vjen me një rrëfim për të na kujtuar se asgjë nuk qëndron në të njejtin vend, ajo lëviz e lëvizja e saj është plot kuptim.
Një sagë që nis kështu; “…gjyshi kishte ndenjur në karrigen e ulët me tri këmbë në të majtë të oxhakut, ndërsa gjyshja në të djathtë rrinte heshtur e kredhur në mendime, kurse ne fëmijët: Shpendi, Arbëni, Japiga e Thesprota, ishim të ulur në kashtën e mbuluar me cergë me vija të trëndafilta, ndërsa nënë Xhevahirja e babë Besmiri kujdeseshin për kafshët. Heshtjen e asaj nate e kishte prishur gjyshi me zërin e tij burrëror, tek kishte filluar tregimin edukativ, të befasishëm për ne, pasi këtë natë të qetë nuk kërkuam nga gjyshi të na tregonte diçka nga e kaluara…”

I gjithë ky rrëfim, nuk është tjetër vecse një meditim, ku pambarimisht lindin pyetje se, në cilin stacion janë personazhet, dhe se ku ka mbetur treni i radhës. Rozafa është ajo që akrepat e orës i sintonon mbi njëri-tjetrin, e ti prapë nuk e sheh orën, por i numëron ciklet sipas kalendarit hënor.

Si një formë e rrëfimit artistik, ky roman na rikujton historinë nëpërmjet përfytyrimit, duke na familjarizuar me personazhe historikë, në rastin konkret jo të trilliar, por të njohur e të venduar në kohë të ndërmjetme.

Një natë, si jeta e tërë si një pikturë murale ku heronjtë, qytetet, mitet, legjendat janë të gjitha aty. Një sprovë për të kuptuar përse u mbollën dhëmbët e dragoit, e prej tyre të lindin shkronjat.

Një kujtesë për të na thënë se; askush nga popujt e botës nuk di si serbët të sajojnë lloj-lloj komplotesh e trillimesh dhe ato t`ua shesin botës, kinse si të vërteta. Pavarësisht nga periudhat historike, të gjitha sistemet shtetërore serbe dhe regjimet e tyre pushtuese ushtruan pandalshëm, pamëshirshëm, njësoj gjenocid të paparë mbi popujt e shtypur e në këtë rast mbi popullin liridashës shqiptar.

“Më vjen ndërmend, toka ime e lashtë, mbase nuk di a po e shqiptoj, drejt emrin Pellazg.
Më vjen ndërmend, tek nxjerr po aq emra të lashtë, Albanorë, parayllë, pishtar, pundrit.
Shikoj mbi kokë bardhësinë e plisit, që hijeshon Ilirin e hyjnizuar, në tokën magjepse, ku kam lindur. Është atdheu im, me dete, fusha e male, që pafundësisht mbetet duke pritur…”

Rozafa e flijuar në Kështjellën e Shkodrës. Rozafa nga tregimi i gjyshit. Rozafa e ditëve tona nga Kabashi ajo duhet të kishte njohuri, të kishte dëgjuar nga të afërmit e saj, për burrat e prerë me sakicë në kishë të Kabashit. Përbluaja gjithfarë mendimesh për këtë krim të rëndë njerëzor, një tablo ngjarjesh, pafund!

Rozafa e Kabashit, cfarë nuk kishte parë ajo. Në natën e varrit i ishin vërsulur shpellarët, e c’mund të kish vuajtur një krijesë e Zotit si ajo, që varrin e kish afër me kishën e fshatit…!

Rozafa e do këngën, e Shpendi i rrëfen përse ajo e kish patur atë fat, e pse dhe Shpendi rrinte kaq i magjepsur si i tillë.

Kjo lloj tërheqje të bën t’a lexosh me një frymë romanin e Avdi Ibrahimit, mbasi ti gjindesh kudo njëherësh, dhe të duket se je copëz e ngjyrimit të asaj tabloje.

“Besa e mbajtur e kacakut Sali Shabani” është një roman për historinë, pa kohë të vecantë.
Ka në këtë roman damarë lokal dhe kombëtar të zakoneve, mendimeve e personazheve, që përherë pyesin, ndërsa si pjesë e kohës së ndërmjetme cdo lexues e gjen përgjigjen.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s