Ferdinand Deda në Toronto / Nga: Jeta Vojkollari

Ferdinand Deda në Toronto

 

 

jeta

Nga:  Jeta Vojkollari

 

Ishte kënaqësia dhe krenaria jonë të shikonim koncertin TANGO të Greater Toronto Philarmonic Orchestra (GTPO), e cila krahas pjesëve nga Bizet, Piazzolla, Brahms etj., luajti dhe pesë pjesë për Fizarmonikë e Orkestër nga Ferdinand Deda.

Kjo gjë u bë e mundur nga shqiptaro-kanadezët e mirënjohur, Qazim Kallushi  (Drejtor Artistik i orkestrës) dhe Entela Galanxhi (violinë e parë).

 

hqdefault

 

Ndërsa salla oshëtinte nga duartrokitjet e nxehta, unë mendoja:

“ Sa jetë ka një artist vallë? Sa jetë do vazhdojë të ketë i madhërishmi Ferdinand Deda? “

Zoti Kallushi na dha lajmin e mrekullueshëm për këtë koncert, në festën e trashëgimisë tonë kulturore organizuar nga Dr. Ruki Kondaj dhe Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro- Kanadeze drejtuar nga Z. Ramazan Këllëzi, në Parlamentin e Ontarios, në datën 3 Nëntor, ku përveç  shqiptarëve me banim në Kanada, kanadezëve me origjinë shqiptare, arbëreshëve nga Italia, shkëlqesisë së tij, ambasadorit shqiptar në Kanada Z. Ermal Muca, kishte edhe dhjetra parlamentarë të Ontarios. Sa e madhe ishte krenaria jonë!

 

15220102_715205475302866_8462435245792043034_n

 

Është detyra dhe krenaria e gjithësecilit nga ne, të luajë rolin e vet për të bërë të njohur në botë vlerat e padiskutueshme artistike, kulturore e historike të Shqipërisë e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë.

Shqiptarët , pak në numër, madhështorë në talent.