JUSUF GËRVALLA DHE ELTON ZHERKA

( ese krahasimtar)

 

 

kadrush

Nga : Kadrush Radogoshi

 

Jusuf Gërvalla dhe Elton Zherka janë dy emra heronjsh, të cilët ndryshojnë shumë në mes veti, por çuditërisht kanë të përbashkët, jo vetëm mbylljen e jetës së tyre në dyluftim me robërinë, por edhe profilin e tyre profesional, që lidhej me skenën. Jusufi, pos gazetar dhe shkrimtar, ishte edhe kitarist dhe kantautor, ndërsa Eltoni ishte model, që e kishte bërë të njohur bukurinë shqiptare nëpër pasarelat e ndryshme të modës.

Ndryshimi i parë në mes tyre është se këta dy heronj u takojnë gjeneratave të ndryshme. Jusuf Gërvalla kishte lindur në vitin 1946, kur akoma nuk kishte lindur as babai i Eltonit Gëzimi. Eltoni lindi në kohën, kur Jusufi u detyrya të largohej ilegelisht nga Kosova. Në vitin 1982, kur u vra Jusufi, Eltoni ishte fëmijë parashkollor. Mënyra e vrasjes së Jusufit ndryshon nga ajo e Eltonit. Jusufi u vra nga sigurimi shtetëror i ish Jugosllavisë në një atentat në Gjermani në vitin 1982 së bashku me vëllain e tij Bardhoshin dhe bashkëluftëtarin e tij Kadri Zekën, ndërsa Eltoni u vra në betejën e Junikut në vitin 1998 së bashku me Permet Vulën dhe Bedri Shalën. Ndonëse, të rëna në vende të ndryshme dhe në kohë të ndryshme, këto dy treshe heronjsh e kanë të përbashkët idealin e lirisë të shndërruar në qëllim: Çlirimi i atdheut.

Jusuf Gërvalla si njeri ishte më i emancipuar se shumë shokë të gjeneratës së tij. Në aspektin artistik, Jusufi ishte figurë shumëdimensionale. Nëse me gazetari e fitonte ekzistencën, në kohën kur gjendej në atdhe, me veprimtarinë e tij të shumanëshme artistike ai shprehte ylberin estetik të shpirtit të tij. Poezia e tij i siguroi atij një vend të denjë në panteonin e poezisë shqiptare. Figurën e tij prej shkrimtari e kompleton edhe proza dhe drama e tij. Jusufi në fundin e viteve të 60-ta dhe në fillimin e viteve të shtatëdhjeta ishte kitaristi dhe kantautori i shndërruar në model për rininë kosovare. Megjithatë, të qenët artist i famshëm në disa fusha të artit, nuk ishte i mjaftueshëm për HEROIN me atdhe të robëruar.

Elton Zherka, lindi në Gjakovë në vitin 1978 dhe ashtu si Jusuf Gërvalla lindi në një familje patriotike: Babai i tij, Gëzimi nuk ishte pajtuar me politikën antishqiptare, prandaj ishte burgosur për motive politike. Eltoni trashëgoi nga prindët një bukuri të rrallë fizike, e cila i kishte edhe përmasat e veta epike. Kjo pamje fizike dhe dashuria për të bukurën, për modën, e futën atë në pasarelat e modës ndërkombëtare dhe në momentet, kur ylli i famës së tij kishte arritur në zenit, ai vendosi që bukurinë e tij fizike dhe shpirtërore, famën dhe adhurimin e shumë vajzave për të, t’i sakrifikojë në altarin e lirisë së atdheut në Betejën e Junikut, duke u përlesh me ushtrinë serbe në vijën e parë të frontit. Varrimi i Elton Zherkës dhe Përmet Vulës në Gjakovë në vitin 1998 (në kohë lufte dhe terrori policor) ishte madhështor siç kishte qenë 16 vjet më parë ai i Jusufit, Bardhit dhe Kadri Zekës.

Pas asaj që u tha më lartë, mund të përfundojmë se Jusuf Gërvalla dhe Elton Zherka janë të ndryshëm në shumë aspekte si njerëz dhe si artistë, por që kanë të përbashkët aktin e flijimit të jetës së shndërruar në art, estetikë dhe famë për lirinë e atdheut.Sa kuptimplotë tingëllojnë, në këtë kontekst, vargjet e poetit të Rilindjes hungareze Shandor Petëf, i cili para se të binte në fushën e nderit si Jusuf Gërvalla dhe Elton Zherka, pat shkruar: “Jetën time rinore plot ëndrra e jap për dashurinë, por për lirinë e jap edhe dashurinë”!

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,572 hits

December 2016
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List