PËR NJË COPË LETËR

 

 

Eli kanina

Nga: Eliverta Kanina

 

Ishim në mbledhjen që Bashkia organizon çdo muaj me mjekët e shkollave, kopshteve dhe çerdheve. Vazhdonin diskutimet. Mjekët përcjellin shqetësimet e punës së tyre. Dhe drejtuesja mban shënime, ofron alternativa, çfarë mundet dhe çfarë s’mundet bashkia. Mirpret sygjerimet tona që indirekt përmirësojnë shërbimin në këtë institucion. Gjithshka në funksion të më të mirës së mundshme.
Befas troket dera. Një mesogrua e hap, hyn duke na vështruar çuditshëm dhe shfryn duke shtrënguar buzët nervoze. A thua ne ishim në vëndin e gabuar, apo ajo s’po gjente vendin e vet? Dushi i vështrimeve tona ia squlli pakëz inatin. E hutuar, belbëzoi:
-Këtu janë ata të bashkisë për kopshet?
-Kë kërkon? -e pyeta meqë isha më pranë derës. Ndoshta edhe larg, unë njësoj do të ndihmoja që ajo të mos e humbte fillin e të fliste. Edhe pse, kjo nuk i mbaronte hallin, mund ta orientonte në derën e duhur.
– Çfarë problemi keni?- e pyeti drejtuesja e mbledhjes.
-Dua një copë letër. Kam një kopësht afër shtëpisë. Pse të mos filloj aty? Vijnë lloj lloj nga ana e anës, dhe unë që rri gjithë ditën aty, mos e marr një rrogë? S’kam shkollën e duhur, po e shof se ça bojnë, dhe unë …
– Shkoni lart në zyrën e burimeve njerëzore, ajo është për hallin tënd- e ndërpreu mirsjellshëm drejtuesja.
-A po ma jep ti një copë letër? Dukesh alamet goce- vazhdoi gruaja tashmë e kënaqur që halli i saj e kishte një zyrë.
-Ne nuk jemi për këtë punë- iu përgjigj drejtuesja e bezdisur, nga ndërprerja apo komplimenti i pavënd.
Gruaja rrëshqiti si thika në gjalpë. Doli duke tërhequr derën pas vetes, dhe mërmëriti qejfmbetur hallakatjet që i bënin për një copë letër.
-Shyqyr që nuk e ka shtëpinë pranë ndonjë ministrie- i pëshpërita koleges në krah.
Ndërsa diskutimet e kolegëve vazhdonin, unë përhumba në zërin e gruas që kërkonte një copë letër.
Mu kujtua një mbledhje për Planifikimin Familjar para disa vitesh në Institutin e Higjenës. Atëherë punoja si specialiste e shëndetit riprodhues. Meqënëse mblidheshim disa herë në vit, njihja pothuajse të gjithë përfaqësuesit e rretheve, mjekë apo infermjerë të këtij shërbimi në Drejtoritë e Higjenës . Nuk e pashë një mikeshën time dhe pyeta nëse ai rreth përfaqësohej. Një grua rreth të pesëdhjetave, u ngrit në këmbë dhe u përgjigj se e zëvendësonte ajo mjeken. Pas mbledhjes, shkova tek ajo, të pyesja e të dija për miken time.
– Doktoresha kaloi në spitalin e qytetit,ishte gru e zonja dhe nuk do shkonte dëm duke bërë llogje lllafesh si këto këtu. Eh ç’ti bësh, ne këtë kemi rrisk…
– Fakultetin e Mjekësisë apo Infermjerisë ke mbaruar? Në ç’vit?- e ndërpreva e lënduar për zhvlerësimin e punës tonë. Ndërmenda se ç’punë mund të kish bërë më të mirë kjo grua, që nuk i dukej gjë kjo e jona.
– Kam hudh dokumentat për infermjeri te privati. Po nuk do ta le venin bosh jo, se mezi e kapa shyqyr zotit. Do e boj part-time.
– A do mundesh dot? Se këtu duhet të dërgosh çdo muaj një pasqyrë të punës që do bësh- e pyeta duke patur parasysh punën që duhej bërë për promovimin e këtij shërbimi në target grupet e ndryshme të popullatës, përdorimin e data base për hedhjen e të dhënave në kompjuter, statistikat, përgatitjen e formularëve por edhe dërgimet e relacioneve për çdo aktivitet në ISHP.
– T’ju sjell ju për muj? Një copë letër? Po qysh se bëj? E bëj dhe i luj fenë- u përgjigj serbes ajo.
– Më fal, po ku ke punuar më parë që e thjeshtëzon kaq shumë?- nuk mu durua mua. Po filloja ta respektoj me mend si një profesioniste e fushës, shumë praktike nga eksperienca në vite.
– Kam pastru 28 vjet zyrat e Drejtorisë së Higjenës. Kam pi kafe me doktoreshën dhe të tjerët. Shkoja mirë me t’gjithë dhe u qajsha hallin kur punojshin. Ndonjëherë ua çoja letrat tek fotokopja përballë rrugës, kur prishej ajo e sekretares së Drejtorit, edhe sa e sa kontrolle i kemi kalu bashkë. Përmendsh ia di edhe hilet këtij zanati. Sa kllufa kam shpërnda në lagje e në fis unë ehuuuuu…
-Di të bësh ti, planifikim familjaaaaar?
-Di, si s’di. Unë kam la e fshi në pik të vapës e në cikun e dimrit. Kur u prish ujsjellsi, ene me uj të mbush me kova, i mbaja xixë zyrat.E mos boj i kaqe gjo. Pun’ e modhe fort me bo i kaq.Nji cop letër!
– Ahhhh, në rregull!- nuk munda të them më tepër unë. Mbeta gojëhapur nga ajo që dëgjova.
-O ma të është varur nofulla deri në tokë! -do të më thoshte im bir po të më shihte atë moment ashtu të ngallosur. Pa asnjë fjalë dhe me sy që rrotulloheshin sikur donin të ndërronin vendet, pranova zgjidhjen që ky qytet kishte bërë për banorët e tij, në këtë profil shërbimi.

Tunda kokën si për të larguar atë kujtim, dhe u përqëndrova tek fjalët e drejtueses. Kishte kaluar në temën e muajit, bisedat dhe informimin që duhet të bënim me personelin e kopshteve për rastet e paraqitura. Në përfundim na kërkoi email-et për të na dërguar disa materiale. Duke i shkruar këto, ndërkohë që koleget po merrnin materialet e printuara, dera u përplas sikur të kish ndodhur tchunami. Gruaja u shfaq përsëri në derë. Këtë herë, na shihte me një vështrim të çoroditur por edhe akuzues. Sikur na bënte të gjithëve fajtorë, për problemin e pazgjidhur.
Dhe shpërtheu në një përrua fjalësh pa lidhje:
– Një copë letër desha.Nuk ma dhanë. Sikur do ju prishej puna po t’ma jepnin. Sikur do varfërohet shteti po t’më japë edhe mua një rrogë. Ku hanë nëntë, del edhe për të dhjetin. Kemi faj ne që ju votojmë. Ju jeni kot, haram votën. Ju s’të mbaroni punë. E hëngërt dreqi për çfarë e bëjnë veten. Për një copë letër…

Mbarova së shkruari adresën e email-it, mora materialet e printuara, dhe pasi përshëndeta koleget dola në rrugë me jehonën e fjalëve të asaj gruaje në vesh. Në mendje më sillej ajo copë letër që u mbaronte apo u prishte punë njerëzve. Përse nuk bëheshin kuriozë, përse nuk informoheshin, përse nuk lexonin përtej saj. Një copë letër ndryshonte fate njerëzish? Si mund të besonin këtë? Si mund të thjeshtëzohej shumçka dhe të mbetej vetëm një copë letër. Një fjalë goje, apo një stil të menduari cekët? Nëse dikur e dëgjova nga një pastruese province, tani po e dëgjoja në mes të Tiranës.Fenomeni i zhdukjes së vlerave dhe çudibërjes së një copë letre, qenka ende në fuqi!? Në CV-itë e sotme, po futen kritere të çuditshme për të patur një vend pune. Imponim nga poshtë, apo shpërblim nga lart?
Dhe përfytyrova këtë grua në qendrën e votimit, para kutisë. Me një copë letër në dorë duke bërë zgjedhjen e saj. Duke dhënë votën e saj kaq thjesht
Si një copë letër…
Për një copë letër…

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,724 hits

December 2016
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List