adem

Poezi nga Adem Zaplluzha

 

 

NË ATË HUMBËTIRË

 

Si në ndonjë qyp ma xhevahire
Futa gishtat e mija
Në shpirtin delikat të kujtesës

Me qindra vjet hulumtova
Hulumtova si i çmendur
Prejardhjen e fjalës dashuri

Në atë humbëtirë
Vetëm zbrazëtia llamburiste
Mbi detin e pasqyrës së ngrirë

Askund asnjëherë
Nuk e gjeta fjalën e kërkuar
Edhe emri im ishte shlyer nga kujtesa

Me thonjtë e erës gërmova
Nëpër shpirtin e plagosur të mbamendjes
Gjërat ishin fundosur në harresë

Kurse harresa në shpirtin e saj të virgjër
Si për çudi
Nuk e kishte harruar emrin tim.

 

 

ALEPPO NË HARTËN E TURPËRUAR TË BOTËS

 

U doli flaka gërmadhave të fundit
Asnjë fëmijë më
Nuk ka se si të vrapoj pas fluturave
Në Aleppo
OKB-ja rra në provim

Rra i tërë njerëzimi në dy gjunjë
Vetëm fluturat e vdekura
I kërkojnë krahët mes muranave
Mbase u dashuruan me zjarrin
E shijuan shijen vdekjes

Njeriu prite njeriun
Si ujkonja qengjin e pjekur në zjarr
Piqeshin edhe ëndërrt e zogjve
Në hartën e turpëruar të botës
Piqej një qiell i kaltër

Kur i tërë qyteti u shndërrua në zjarr
Erdhën zjarrfikësit
T’i shkyçin shpirtrat e djegur
Një foshnje në barkun e nënës
Me ngashërim u lutej yjeve.

 

 

NË DERQ TË MALLKUAR KJO JETË

 

Sa është njeriu i zbrazët
Kur s’dashuron
Sa që s’krahasohet me asgjë
Në dreq të zi kjo punë
Në dreq të mallkuar kjo jetë

Në syrin e vëngër të gjethit
Pikon loti i hidhur i degës
Dhe si pikëllimi kacavirret zbrazëtia
Në djall të zi kjo punë
Në dreq të mallkuar kjo jetë

Po s’dashurove askënd
Më mirë dashuroje pasqyrën
Dhe brendinë e saj të zbrazët
Në djall të zi kjo punë
Në dreq të mallkuar kjo jetë.

 

 

MË LËRË SONTE TË ÇMALLEM

 

Ik moj flutur ik
Më lërë sonte të çmallem
Me kujtimet e mija të largëta
Kam mall
Aq shumë kam mall
Sa që po më digjen fijet e flokëve

Kjo pemë e vjetër
Nuk paska çelur sivjet asnjë lule
Ik nuk kam se çfarë të jap
Më janë tharë kujtimet
Me ingranazhet e saja të ndryshkura
Kjo moshë sonte po më ngufat

Shko të lutem
Për asgjë nuk jam sonte
Sa herë që kaloj pranë faltoreve
Nuk më kujtohen lutjet e dikurshme
Kurse ti paske mbetur ende ajo pemë
E madhe e cila përherë ka lulëzuar
Dhe lulëzon lulet më të bukura të stinës.

 

 

NËSE VEPROJMË NDRYSHE

 

Ndoshta duhet që një ditë
Ndoshta edhe tani
Ta përditësojmë fotografinë tonë
Nuk duhet të ngjajmë me ikonën
Në kornizën e vjetër të kujtesës

Kjo fotografi përballë pasqyrës
Duket qesharake si një karikaturë
E shekullit të kaluar
Tani kemi ngjyra më alegro
Mund ta ngjyrosim qiellin kur mërrolen yjet

Të kujtohet që asnjëherë nuk u dorëzuam
Stihisë së shthurur
Secilën herë matëm shtatë herë
E premë vetëm njëherë këmishën e erës
E premë edhe pemën që s’çelte me lule

Eja pra ta largojmë ikonën e vjetër
Në vend të saj ta vendosim
Yllin Polar
Nëse veprojmë ndryshe
Nuk di si do të orientohemi në jetë;

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,709 hits

December 2016
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List