teuta Sadiku

Tregim nga Teuta Sadiku

 

 

Ëndrrat e një nate zgjimi…

 

Ai, që ju tashmë e njihni pak a shumë, ka një huq të keq, kështu i thonë të tjerët, po  ja që ai vetëm në sajë të këtij huqi frymon: Ai flet me vete .Të flasësh me vete ,pa patur njeri në krah, përballë, qoftë edhe pas shpine ,është vërtet një marrëzi dhe  ai ose ajo që e bën këtë quhet e/i marrë. Është qytet-shteti ynë.

Dimër e behar, pranverë e vjeshtë ajo është e para që pushton me këmbët e saj qytet-shtetin që fle .Këpucët llustrafine të saj shkelin qytetin me një trokëllimë të lehtë, që e shumta e shumta veç ndonjë gjethe zgjon që dremit e lodhur pas  peripecive të shumta për ti zënë këmbët dhe, mbi tokën  buzëplasur.

Edhe ajo me ato lustrinat e saj të kuqe,si një gjethe endet sa herë  fryn ajo era e motit që jo vetëm të zë frymën , por ta merr gojën fare me gjithë  gjuhë .Gjuhën  ia ka marrë era këtu e 25 vjet para. .Mund ta përdorte vetëm brenda mureve të shtëpisë së saj,por kursesi në banga shkolle jashtë mureve të qytet-shtetit tësaj..

Është dimër tani ,një dimër tjetërsua,një dimër i pa shoq , i paparë, i padëgjuar. Qyteti   mbuluar kokë e këmbë ,herë me jorganin e rëndë  e herë bythëzbuluar prej ndonjë ëndrre llahtarë, të tremb kur e sheh ashtu të  mbledhur skrupull ,një grusht,me sytë e mbyllur, gojëkyçur .Ai të  jep përshtypjen e një pacienti  të shtruar në  një prej spitaleve psiqiatrik dhe mbahet në gjumë me doza ilaçesh , prej frike të  shpërthimit. Pa le kur i ngrihet tensioni. Mjekët thonë se është në gjumë dhe jo në komë..Të afërmit që e njohin më mirë thonë se është në ëndërr. Adoleshentët  me bojra  mureve   udhëzojnë  ta lënë të qetë qytetin kur   ëndërron dhe  ta zgjojmë po qe se  qyteti  ia ka futur gjumit për shtatë palë qefe .

Me sa mbaj mend  unë, u hodh prej dikujt  ideja që ishte më e udhës  për qytetin të ëndërronte, sepse gjatë ëndrrës i jepej e drejta  të planimetrojë vetveten, të hartojë  rrugën ku do të kalojë, dritat prej nga do të ndriçohet, e skicojë sistemin e ujrave të zeza dhe të plehrave  dhe gjithshka tjetër   do t`i japë  jetë, gjallëri dhe ecje para .Nuk është gjë e lehtë të bësh arkitekturën e një qyteti të tërë në ëndërr .Po dhe e anasjellta është akoma më e vështirë, ta nxjerrësh nga ëndrra e të realizosh diçka prej vërteti.

Deri këtu jemi në rregull,sepse qyteti  deri tani flinte me sa dukej dhe ëndërronte patjetër çka dëshironte .Por ja që  ëndrrat  një ditë prej dite  e gllabëruan qytetin ,ia morën mëndjen dhe ia verbuan sytë.Qytetin nuk e linin të zgjohej  prej gjumit .Ëndrrat u kthyen në çgjëndrra  dhe që atëherë ato   nuk guxuan të nxirrnin  as gishtin e vogël të këmbës jo më kokën  jashtë jorganit. Kështu që  vetëm çgjëndrrat  tregoheshin  prej banorëve , kur pihej kafja me orë të tëra lokaleve , ose  gjithë ditës  për të shtyrë orët.

Të shikosh ëndrra e ke  lejen me pash , nuk të pengon njeri aq më tepër kur merresh me rrëfimin e tyre . Të gjithë ngazëllehen. Por ti realizosh ato ndalohet me ligj.

Gjithë e keqja ështe kur  qyteti merr pozicion për të realizuar ato të ngrata ëndrra.Konkretisht kur banorët zgjohen  nga ana e majtë e fillojnë përpjekjet  për të realizuar ëndrrat ,krahu i djathtë nuk i lë rehat deri sa t`ia arrijë qëllimit me çdo marifet, jo vetëm të pengojë  punën  për të bërë ëndrrat realitet, por do t`i shkatërrojë nga themelet  çdo gjë e me çdo kusht.Po kështu ndodh dhe  me ata që zgjohen  nga krahu i djathtë.Ana e majtë nuk ka derman deri sa të paralizojë, jo vetëm të mpijë  krahun e majtë.

Ndaj qyteti ka kohë që ka  hequr dorë prej tyre , jo se nuk  i do ëndrrat, por urren  veten kur kalon kohën  duke u marrë kotprejsëkoti me realizimin e tyre përderisa nuk bëhet gjëprejgjëje. I pëlqen më mirë ta shohë  në  sy e me sytë e tij  realitetin,  se sa ta ëndërrojë në gjumë.

Tashmë janë mësuar e përshtatur me gjendjen ,nuk u bën më përshtypje realiteti ,por as edhe nuk marrin mundimin të ëndërrojnë.Shpresat kanë humbur  gjurmët , janë zhdukur pa lënë  nam e  nishan.

Si çdo mëngjes edhe sot një banore,  iu afrua portës së madhe, të blinduar të qytetit,  e pasi nxorri nga xhepi tufën e madhe të çelsave , kapi me gishtat e saj hekurishten e duhur, e futi në bravë,e rrotulloi dy -tre herë dhe qëndroi para  qytet-shtetit  të saj duke i hedhur një vështrim xhbirues.

Çfarë  pamje!!! Mos o zot!Një qytet-shtet ku mungojnë .njerëzit.Tëgjithë janë larguar,ia kanë mbathur   me të katërta ,nga sytë këmbët.Vendin e tyre e kanë zënë orenditë shtëpijake ,që nga mobiljet, pikturat,aparatet e dëgjimit dhe të shikimit,,celularët,deri tek majat e gjilpërave ngulur  zemrave të kuqe varur  me një komb  me dy nyje  mureve  qyqe të qytetit..

Ajo nuk dinte  nga ta fillonte më parë.Gjithshka  duhej pastruar mirë.Qytet-shteti i saj   jo vetëm që ishte  shpërfytyruar nga korrupsioni po kishte dhe dëngla.,e hidhte shurrën përpjetë mureve.Pa le po t`i thoshe  një fjalë.kundra,merte inat e ngrinte krye. Karriget bëheshin grupe bashkë , kundërshtonin në emër të lirisë, sheshet ngriheshin më këmbë e përmbysnin buste e monumente në emër të demokracisë. Ikonat,shaheshin  mes tyre, këmbanat shurdhonin minaretë në emër të  besimit  fetar ,të zotave e perëndive.

E kishte shumë të vështirë të vinte rregull e pastërti ,pasi nuk kishte  të bënte vetëm  me  mykun, pluhurin, papastërtinë . Po nga kishte ardhur gjithë kjo papastërti. Hodhi vështrimin nga këmbët e saj.Pa gjurmët  në tokën e qytet-shtetit  të saj, papastërti,baltë e  gjallë Gjurmët hynin e dilnin  jo vetëm brendapërbrenda  , por rrëmujshëm, të fëlliqur hynin e dilnin dhe në qytet-shtetet që  shtriheshin tejet e përmatanë ledheve.

Ishte shumë e vështirë të mbahej ekuilibri  brenda një bote ,po  ekuilibri midis  botëve si mund  të mbahej  valle?!

Aq më tepër si mund të mbahej ekuilibri mes .realitetit dhe fantastikes ,çgjëndrës dhe  ëndrrës.Atje pengoheshin të gjitha  e të gjithë. Përplasej  e majta me të djathtën, Po-ja me Jo-në.,dëshirat  me domosdoshmërinë.,e vërteta me gënjeshtrën,qyteti me shtetin.

Qytet-shteti i saj  ndodhej në një moment kritik,por  ja  që nuk vendoste dot të bënte një hap.para.Vetëm shkonte para- mbrapa,lart e poshtë ,majtas –djathtas,nga njera  skenë në tjetrën.

Më tepër ishte një komedi se sa dramë.Me fjalë të tjera shfaqej  e njëjta pjesë teatrale :Banorët përjetonin  një dramë kur qytet-shteti  luante komedi.Atje ku qyteti qeshte me të madhe, shteti shpërthente në vaj.Ndaj vendosën të largoheshin banorët e përvuajtur.

Qyteti nuk ishte racist, s`kishte asgjë me  të zinjtë,  as me të kuqtë,por  shteti  mbronte  pseudo demokratët po aq sa  urrente  edhe të ashtuquajturit  komunistë. Një palë akuzonte tjetrën.

Shumica admironin  gënjeshtrën , edhe pse  e dinin që gënjeshtra i kishte këmbët e shkurtra . Kë të besoje më parë,të shkuarën apo të tashmen.Djaj me brirë dolën të gjithë. Dikur qytetit i pëlqente më shumë të ëndërronte të ardhmen  E thurte dhe e shthurte si të donte, herë me tendere , e herë me simpoziume .Po ja që shteti absurditetin e kishte për zemër.

Nuk do ta besonit ,por qyteti  I rrëzonte fashistët nga froni ku kishin hipur,i mbyllte nazistët në shtëpi të bardhë,i ringjallte  të vdekurit në gjyqe, i kapërcente emigrantët dhe refugjatët përmatanë kufijve,i ndiqte qytetarët me plumba deri përtej ledheve. Nuk merte vesh i pari të dytin.

Flitej  se në rrëmujë e  sipër  banori i fundit  nga pakujdesia flaku një bisht cigareje brenda mureve të qytet-shtetit. Akoma qyteti digjet  gjuhëve të flakës. Vetëm shkronjat morën udhën e u vunë në rradhë.Vargjet e fjalëve dëgjohen mureve të qytet-shtetit. Kumbojnë e oshëtijnë.duke gërryer muret.Digjen e përvëlohen fjalët  nga malli për të dëgjuar zërin e banorëve të ikur larg mërgimtarë.

Edhe këtë  mëngjes  banorja mori  me vete  një grusht fjalësh të varura në muret e mbetur fillikat  .Do të bënte diçka për qytet-shtetin .

 

  Kupa prej balte
Jo, nuk u tërhoq nga moti i keq i kohës
mblodhi një krahë gërmash në  udhën e shkronjave

dhe ndezi zjarrin e dashurisë në furrë.
Në shportë hodhi rrezet e shpresës,

Hodhi dhe një thërrime maja ëndrre
dhe zuri brumët me baltë të kuqe vendi.
Nga malli llahtarë derdhej loti pikë pikë.
Dhe bëri një të vogël diell
për  vatrës e saj ,diku larg.

E vuri në zemrën e ndezur prush.

Meditonte:

Do të ndriçojë, s`ka mundësi .

do të vijë koha të piqet dielli ynë

do të na ngrohë më mirë,në agim.

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,727 hits

December 2016
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List