Poezi nga Festim Liti
POEZIA E PA MBARUAR
Një poezi nisa të shkruaj,
për vogëlushin që e vranë në Alepo,
Në shtëpi, te pragu.
Nuk munda,
me zuri frymën ujëvara e lotëve
dhe bashkëfajësia, më dënoi,
Të mbytem në një lumë gjaku…
QYTETI I HUAJ
Ç’ pësoi harku i hënës, ç’ pësoi?
që la pa dritë këtë qiell blu,
Qyteti u zhyt në errësirë,
mendimi fluturoi s’ di se ku.
Me sy të akullt dritaret e shtëpive,
mbi mua indiferente hedhin vështrimin,
neonet e bardhë zgjasin hijen time,
si mantel i zi më mbuloi trishtimi…
Më mbuloi trishtimi në këto hapësira,
gjer në palcë i huaj veten ndjej.
O Zot, pse më hodhe nëpër shkretëtira,
të kërkoj atë, që kurrë s’ do t’ a gjej?!




























Leave a Reply