luan Maloku

Proza poetike nga Luan Maloku

FLUTURIM I HIDHUR

U largova nga ti e dashur, të përshëndeta përmallshëm.
Ika pa e kthyer kokën mbrapa, ashtu bëj çdoherë kur iki për në Zvicrën me alpe.
Është ditë zie, heshtje, vdekje mbretëron në mua, gjithçka acarohet, koha ndalet në vend , si skulpturë e gjallë e gozhduar.
Atë ditë edhe qielli ishte i vrenjtë, dhe me lotë si fytyra ime. Avioni largohet me mua dhe bashkë me shumë të tjerë, diçka më shpon zemrën dhe frymëmarrjen më pengon.
O Zot i madhrishëm, sa keq kur ndahem nga dashuria që shpirtin më flakëron.
I hidhur është ky fluturim, e hidhur, çdo gjë rreth meje, edhe atje ku shkoj krejt makth, është jetëshkreta, me vuajtje sa s`ka. Më dhimbset princesha ime që e lash atë ditë me lot ndër sy…

KOHA SHËRON PLAGËT

U takuam papritmas në qendër të qytetit, dhe pas një bisede të shkurtër, vendosëm të largohemi nga qyteti , të kalojmë ditën diku së bashku pa praninë e askujt.
U nisëm në piknik, për të kaluar një kohë bukur të mirë. Sa i vlefshëm ishte takimi me ty, në prani të cicërimave të zogjve e të aromave të luleve që ndanin nuance ngjyrash.
Te Livadhi i Shehut, u ndal dëshira për pushim. Menjëherë m’u kujtua kur shkonim dikur, kur ishim në gjimnaz, të shtrirë mbi barin e njomë, afër kroit malor, një bukuri e rrallë.
Aty e shfletuam ditarin e moçëm të dashurisë sonë, që e kishim shkruar ne të dy .
Më vonë hymë thellë në pyllin shpeshtak, ku as qielli nuk dukej nga lisat e gjatë.
U lamë nga lumi i lotëve të gëzimit tone, duke i shëruar plagët e vjetra të dashurisë në trupat e tanë
Sa e sa herë bënim piknik te Livadhi Shehut…

*Livadhi i Shehut, vend afër fshatit Buhiq, që graviton në komunën e Preshevës

NË STOKHOLM  (Suedi)

Në Stokholm shumë ujë, sa një det, në mes të qytetit ,bukuri e pikturuar në sy.
Një mrekulli e vërtetë, si parajsë duket qyteti me plazhet e pastërta të tij. Aty verës është dita më shumë se njëzetë orë e gjatë.
Atje gjithçka ishte ndryshe, sa bukur jetohet me ata njerëz të mirë. Ka dashuri , atje jeta nuk ec por noton si në ëndërr, Stokholmi lozonjar dhe mahnitës. O Zot, atje ku edhe shpirti pushon…
Plot biondina, syulliri joshëse, sa shpejt u dashurova, si një dallgë e rrëmbyeshme, në detin e trazuar, me dy sytë më të bukur në botë. Brenda krahëve të qytetit, ndihesha si një zog në fluturim, bukuri e rrallë që të mahnitë.
Nuk harrohet leht, jeta e natës, kënga dhe muzika që vlonte kudo. Engjëlli im i bardhë ishte më e mira ndër të mirat.
E çuditëshme rruga, m’u duk herën tjetër kur u ktheva te ajo, në Stokholmin e bukur…

ÇAPKËNJA IME

Me një zemër që e don është rënd të luftosh, prandaj nganjëherë unë nuk të kuptoj aspak, kur bëhesh kaq kokëfortë.
Ti vet më gjete mua edhe pse e kishe të fejuarin, dhe e di, se nuk e dashuron atë.
Nuk e mohoj dashurinë tonë, as ato faqet e tua të kuqe, me ato buzë të fryra dhe gjoks epshorë.
E butë je dhe nganjëherë shumë e egër. Ti ke ambicje dhe je e zgjuar, por shumë e pakuptueshme Por pa ty s`mundem , nuk di pse ?…
Kur jam me ty e dashur, rritet ritmi i frymëmarrjes sime, shtohet ndjenja shumë e më shumë, derisa puthjet të fillojnë.
Mbas çdo pajtimi, më e fortë bëhet dashuria, e pastaj kallet gjithçka. Ah, sa kemi nevojë për njëri- tjetrin.
Çapkënja ime ti kurrë nuk përton. Shpejt bëhesh cunam në dashuri dhe vërshon tërë botën time.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,205 hits

December 2016
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List