15241250_571888356338050_4069113572988203685_n

Shtëpia Botuese ATUNIS nxjerr në dritë tre botimet e radhës të poetes  Xhemile Adili. 

Libri i parë nga këto tri librat e fundit është:“SHPRESË ME PLUHUR FERRI”, përmbledhje me poezi. 56 poezi, shtruar në tipin horizontal të organizimit, përbëjnë një strukturë arritjesh shumë tërheqëse poetike, me parathenie nga Hasan Gremi

Botoi Shtëpia Botuese: Atunis

Redaktor: Fatmir Minguli

Recensent: Agim Bajrami

ISBN 978-9951-624-75-6

Libri i dytë: “BRIGJET E MIA JANË ZJARRI YT”, përmbledhje me poezi, por botuar paralelisht në gjuhën shqipe dhe angleze. Janë gjithsejt 20 poezi të gjata në të dyja gjuhët, me një parathënie nga Fatmir Minguli dhe një biobibliografi mbi autoren në fund. Niveli artistik i latimit të vargjeve është fare i kënaqshëm.

Botuar në Shtëpinë Botuese Atunis

Redaktor: Fatmir Minguli

Recensent: Agim Bajrami

ISBN 978-9951-624-90-0

Libri i tretë: “NË TY NJOHA PERËNDINË”, me 54 poezi, ndarë në ciklet: “Hëna t’më qëndrojë pranë”, “Dielli lind përsëri”, “Feniksi im”. Librin përcjell një pasthënie nga Menduh A. Kelmendi dhe një biobibliografi mbi autoren.

Botoi Shtëpia Botuese: Atunis

Redaktor: Fatmir Minguli

Recensent: Agim Bajrami

ISBN 978-9951-624-90-9

Këto tri libra me poezi përbëjnë masën prej 6 librash të botuara këtë vit nga autorja Xhemile Adili, duke krijuar një aureolë botimesh shumë të sukseshme brenda një viti në aspektin sasior e cilësor. Është krijuese shumë produktive, që premton shumë dhe pasioni i saj mbi koshiencës estetike është i lartë.

xhemile 12

BIOBIBLIOGRAFIA E AUTORES

Xhemile Adili u lind më 01.04.1966 në fshatin Jagoll të Kërçovës, kurse jeton dhe punon në fshatin Aranjell të kësaj komune të Maqedonisë.

Në vendlindje ka filluar mësimet e para, kur ka filluar të shkruajë, veçmas poezi për fëmijë, të cilat i ka botuar në librin poetik, me titull “Kush i shkundi mollët” (1995) dhe në librin e dytë “Pasi ndalet shiu” (2002). Ka botuar edhe poezi të tjera në “Flaka e janarit”, ndërkohë që ka qenë gjithnjë së shkruari e duke marr pjesë manifestimeve dhe orëve letrare; ka lexuar poezi të veta në shumë raste të tilla.

Është anëtare dhe nënkryetare e klubit të shkrimtarëve shqiptarë “Mugullimi” të Kërçovës.

Ka marrë pjesë në disa revista dhe antologji me poezi të veçanta apo dhe me cikle poezish, ku nuk kanë munguar edhe çmimet.

Pra, deri më sot poetja Xhemile Adili botoi këta tituj:

“Kush i mbolli mollët”, 1995. “Pasi ndalet shiu”, 2002. “Lulëkuqja mbin në mur”, 2015. “Një jetë mes dy dashurive”, 2016. “Mes ngrohtësive të një dite tjetër” 2016. “Erë Erosi”, 2016. “Shpresë me pluhur ferri”, 2016.

Libri poetik” Shpresë me pluhur ferri shënon një stad të ri të mendimit poetik të autores që e rendit atë ndër poetet më të mira në Maqedoni. U botua dhe libri me poezi, “Brigjet e mia janë zjarri yt”, në dy gjuhë paralale, në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze. Por vepra e fundit që u botua, me titull shumë përmbajtësor, “Në ty njoha perëndinë”, shënon nivel akoma dhe më të lartë, se të tërë ata paraprakë.

Pra, autorja, poetja Xhemile Adili është një profil letrar që po shënon ngritje të vazhdueshme dhe sot ajo përbënë emrin më karakteristik në krijimtarinë poetike shqiptare të Maqedonisë. Na jep dorë të besojmë për këtë pëmbledhja: “Në ty njoha perëndinë”, që është vepër me arritje tejet të larta, është një vepër për lakmi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,248 hits

December 2016
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List