Poezi nga Myrteza Kasi
POEMA E BLERUAR
Zbriti një plak nga Dobrushta,
Mes të rinjve në Bogovë:
– O ju djema dhe ju çupa,
ç’bëni kështu në dëborë?
-Ne, o xhaxha në atë pllajë,
Do të mbjellim polifite.
– Ç’domethenë këjo fjalë?
-Janë bimë kullosore,
Gjelbëruar dimër –verë,
Që bagëtia kurdoherë,
T’ a ketë dimrin pranverë!
– Po ç’është kjo fjalë e rëndë? (!)
Kjo nuk bëhet as këngë!
Pse s’ thoni që ato pllaja,
Do të mbulohen gjethnaja !
Do bëhen gjithë livadh,
Gjelbëruar gjethe e bar!
– Si the, xhaxha, gjethnajë?!
Sa e bukur është kjo fjalë!
Dhe të gjithë djem e çupa,
Djem e çupa punëtore,
Të kapura dorëpërdore,
U ngjitën nëpër bregore,
Porsi lule pranverore!
Në këtë agim të bardhë,
Gushëzë lidhur me shall,
Porsi manushaqe ngjajnë!
Manushaqe nën dëborë!
Ndezur zjarre kraharorë!




























Leave a Reply