Shtëpia Botuese ATUNIS publikon librin ” Ju jeni pjesë e atdheut – Monografi për dëshmorët e UÇK- së nga Diaspora ” të autores Arjana Bytyqi- Fazliu

Shtëpia Botuese ATUNIS publikon librin ” Ju jeni pjesë e atdheut – Monografi për dëshmorët e UÇK- së nga Diaspora ” të autores Arjana Bytyqi- Fazliu

DJE BASHKË NË LUFTË, SOT BASHKË NË LIBËR

(Ariana Bytyqi, Ju jeni pjesë e Atdheut)

Monografia “Ju jeni pjesë e Atdheut”, e Ariana Bytyçit, iu kushtohet bashkatdhetarëve tanë të Diasporës, të cilët ranë dëshmor për lirinë e Kosovës, në luftën e fundit. Rëndësia e diasporës shqiptare, sidomos në dhënien e kontributit për mbijetesën e Kosovës përgjatë viteve ’90, po edhe kontributin e saj në financimin e organeve vetjake të shqiptarëve me tre përqindëshin, si dhe kontributi i saj material për luftën e UÇK-së, është shumë e madhe. Lirisht mund të themi se, mbijetesa e Kosovës dhe çlirimi i saj nga Serbia, pa diasporën zor të merret me mend.

Kontributi i Diasporës shqiptare në vitet ’90 ishte jetik për fatin e Republikës së Kosovës. Diaspora edhe para viteve ’90 ka dhënë një kontribut të veçantë për Kosovën, sidomos në zhvillimin ekonomik të saj, por edhe në afirmimin e vendit tonë në botë. Kontributi i diasporës në ekonominë e Kosovës, që nga fillimi, por sidomos në vitet ’70 e këndej është i madh. Në vitet ’80, pas demonstratave të pranverës së vitit 1981, kur filloi diferencimi ideopolitik i shqiptarëve, si dhe burgosja dhe përndjekja e tyre, ndihma e diasporës ishte shpresëdhënëse për shumë të pashpresë që përndiqeshin nga politika serbe ndaj shqiptarëve. Po ashtu, një pjesë e ilegales, veprimtarinë që iu pamundësua ta bënte në Kosovë, e vazhdoi në diasporë: me protesta, demonstrate, me shtypin ilegal, po edhe me trokitjen në dyert e politikanëve në vendet ku vepronin. Mirëpo, kjo veprimtari e diasporës fuqizohet në vitet ’90, pasi më 1989, i ishte marrë autonomia e Kosovës. Në diasporë, sidomos në vendet e Perëndimit, si në Gjermani, Zvicër, Belgjikë, po edhe përtej oqeanit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shqiptarët në vitet ’90 u organizuan për ta çuar më tej veprimtarinë e tyre kombëtare në ndihmë Kosovës të cilën pushteti i Milosheviqit e kishte vënë në geto. Me monografinë e saj, “Ju jeni pjesë e Atdheut”, Ariana Bytyçi i kujton të gjithë ata që lanë çdo gjë që kishin: duke u nisur nga familja, nga gruaja, fëmijët, për një qëllim të tyre: çlirimin e Kosovës nga Serbia. Kjo monografi është një homazh që iu bëhet këtyre dëshmorëve nga Ariana Bytyçi, pra, kthehen në kujtesën historike, në bazë të kujtesës, sepse veten e flijuan për të mirën e përgjithshme, për një Kosovë të lirë dhe të përparuar krahas shteteve të tjera të Evropës.

Arjana Bytyqi- Fazliu

Dëshmorët janë nga të katër anët e Kosovës, por jo vetëm të saj, por edhe nga Maqedonia, Shqipëria, por kishte prej tyre edhe nga popuj të Evropës dhe të botës të cilët u solidarizuan me popullin e shumëvuajtur të Kosovës, por të cilët u kthyen në një vend – në vendin e qëndresës për Kosovën dhe ku u flijuan për lirinë e saj. Këta i kishte thirrur liria e Kosovës dhe këta iu përgjigjën asaj. Është për t’u përshëndetur puna e Ariana Bytyçit, sepse gjëja që më së paku e meritojnë dëshmorët, është kujtesa, pas së cilës vjen edhe nderimi për ta. Ashtu siç ishin bashkë në luftën për lirinë e Kosovës, tani janë bashkë në librin që e ka shkruar me mjaft përkushtim Ariana Bytyçi. Figura që ngelen në kujtesën e lexuesit për të mos u harruar kurrë janë Xhemajl Fetahaj, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Agim Ramadani dhe shumë të tjerë, që nuk kursyen as gjënë më të vlefshme të tyre – gjakun, për lirinë e Kosovës. Radhitja e dëshmorëve është bërë sipas alfabetit, dhe për secilin është bërë përpjekje të jepen të dhënat e domosdoshme biografike, të cilat në jo pak raste plotësohen nga kujtimet e bashkëluftëtarëve të tyre që i mbijetuan luftës. Për secilin dëshmor janë dhënë:vendi i lindjes, prindërit, rrethi, shkollimi, puna, po edhe aktivitetet paraprijëse që ata i çojnë drejt luftës për liri. Ishte gjaku i këtyre dëshmorëve dhe i qindra e mijëra të tjerëve, që bënë që sot Kosova të gëzojë lirinë e saj të pritur me shekuj. Monografia është me shumë rëndësi, në radhë të parë që në të shpaloset jeta dhe veprimtaria e dëshmorëve, por edhe që shembulli i tyre të ngelen në kujtesë, që brez pas brezi të kujtohen dhe të ngelen si shembull i sakrificës për atdhe. Pra roli edukativ i këtij libri është i pazëvendësueshëm. Të gjitha këto falë përkushtimit të autores së re, Ariana Bytyçi, e cila i hyri kësaj pune vetëmohuese me një vullnet të paparë, që të ngjallë jetët e të gjithë atyre që u bënë të pavdekshëm kur dhanë jetën për liri.

Dr. Sali Bytyçi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s