Mësuesia nuk është thjesht profesion, mësuesia është krijimtari (Rreth librit ”Mall për ty baba!” të autorit Koço Filip KOSTËS) / Nga: Agron MEMA

Mësuesia nuk është thjesht profesion, mësuesia është krijimtari

 (Rreth librit ”Mall për ty baba!” të autorit Koço Filip KOSTËS)

Kohët e fundit gazetari i mirënjohur i Sarandës, Koço Filip Kosta, na ka sjellë librin me kujtime dhe mbresa ”Mall për ty, baba!”. Në dukje jep performimin e një libri biografik, por nuk është ashtu. Njësoj si në gazetari, që me prurjet dhe stilin e tij karakteristik mbeti një nga ikonat e gazetarisë në Shqipëri dhe nga më të spikaturit e asajë të jugut, si në reformimin dhe modernizimin mbi baza shkencore dhe prurjet sipas kërkesave bashkëkohore në risi, por duke u mbështetur fort tek trungu i tabanit trshëgues gazetaresk dhe krijimtarisë gojore  popullore, në librin e tij këtë ka synuar në qasjen e tij letrare. Dhe ja ka arritur. Siç përmendëm më lart, duket se ke në duar një libër thjeshtë biografik, një mallë dhe bisedë me të atin e larguar nga kjo jetë, një libër me kujtime thjeshtë familjare për ti lënë të trashëguara e jo në harresë tek brezat pasardhës të fisit. Edhe kjo është një elemet shtyse artistike, por në harmoni të ideve  ndodh krejt ndryshe. Dhe këtë e kupton kur zhytesh në vorbullat e një leximi të vëmendshëm e të këndshëm dhe zbulon në eksplorimin e faqeve të librit vlera të tjera që zbardhin qëllimin e plotë të autorit. Duke qenë mësues e gazetar në profesion, madje me bazat të shkollës petagogjike, arrin të përball kohët dhe realitetet, me një udhëtim nëpër sistemet, duke e kther librin edhe si një “orë të këndshme mësimi”. Një tërheqje vëmendjeje për shkollën e sotme shqiptare, një shkulje veshi për brezin studjues.

Në libër gjen letërsi, histori, gjeografi, metodologji, petagogji, gjuhësi, gazetari, memorjalistikë, edukatë, kujtime , reportazhe…Mos vallë pse jo edhe një roman i një stili të veçant që merr përsipër përgjegjësitë shoqërore dhe apelin për këtë shoqëri të autorit si pjesë e inteligjencës së sajë dhe me mospajtueshmërinë e shumë fenomeneve të shfaqura në kohët dhe sitemet që kaluam dhe po kalojmë?! Unë mendoj se po. Janë të tëra bashkë të shkrira në një, aq sa nuk i dallojmë dot nga njëra-tjetra. Kjo realizuar me mjeshtëri nga një mjeshtër i fjalës. Dhe këtu zbardhet qëllimi i vet autorit, qëllim i cili nuk është në vetvete vetëm të sjellë jetën bardhë e zi duke fotografuar ato realitete kujtimesh, apo thjeshtë biografinë e të atit, por që lexuesi e sidomos brezi i ri i sotëm, nëpërmjet përshkrimeve të ngjarjeve dhe karaktereve të personazheve real, të krijojë një imazh dhe të marrë disa njohuri të domosdoshme për të kuptuar dhe analizuar vet punën dhe jetën, kohën në të cilën punuan dhe jetuan parardhësit e tyre, gjurmën që lanë në jetë. Dhe këto njohuri janë të domosdoshme për të kuptuar thelbin e asajë jete dhe respektuar emrin e tyre. Duhen parë qartazi kushtet në të cilat kryen aktivitetin, që vuajtjet dhe përpjekjet e tyre mos të duken ësndrra dhe përralla, por një jetë vërtetë e vështirë e tye, por që nuk i përkuli e ligështoi intriga dhe injoranca e kohës. Ata u përballën me dinjitet me këtë arrogancë dhe paaftësi të disa drejtuesve dhe kuadrove partiak e pushtetar.  Vetëm kështu , ky brez, do të jetë në gjendje ta vlerësojë siç duhet e me qartësi bukurinë e jetës dhe punës së tyre në ç’do kohë duke mësuar edukatën e sjelljes e të frymëzohet prej tyre. Sakrificat e tyre nuk kërkuan gjë në gjallje, por sot  që janë larguar nga kjo jetë  kërkojnë mirënjohje dhe respekt, sepse atë emër lanë nga pas. Vjen ky mesazh i qartë dhe i hapur sepse Koçua di dhe bën art. Dhe kjo fjalë që nga latinishtje”ars”do të thotë mprehtësi e zotësi për të bërë diçka me cilësi shumë të lartë. Dhe vërtet autori  ka treguar mrekullisht zotësinë, mjeshtërinë dhe aftësinë e rrallë për të na sjellur një vepër me një stil të veçant e të përsosur. Nga teoria letërsisë mësojmë se për të kuptuar sa më thellë një vepër letrare  dhe për ta analizuar drejt atë, duhet ditur se cilat janë anët e ndryshme të përbajtjes dhe të formës së sajë.Si ndërtohen ato? Tema e veprës letrare, problemi dhe ideja e sajë:Po subjekti? Cili është stili i shkrimtarit? Në fokus të këtij përshkrimi teorik po mundohem në këto shënime të nxjerr në pah disa prej tyre, pa marrur përsipër të bëj analizën e plotë të librit. Vërtetë personazhi dhe boshti kryesor i librit është babai, por ai vjen e përgjithësohet, falë aftësisë së autorit që nëpërmjet figurave artistike, ndërthurjes së elementve si natyrorë e shpirtërorë me ngjarjet , vetitë thelbësore të personazheve dhe të përbashkëtat e tyre për shtresën shoqërore e klasën që ata përfaqësojnë, duke i paraqitur edhe në anën e tyre individuale. Dhe këtë autori nuk e bën pa ilustrim, por me një kompozicion dhe figuracion, pa rënë viktimë sentimentare e dashurisë familjare, as në emocionete kujtimeve ku shfaqen herë0herë si shkëndija por shpërndahen dhe humbasin në atmosferën e mjeshtërisë së autorit, autori nuk fotografon, por është i drejtëpërdrejtë dhe real, i thjeshtë e i kujdeshëm në rrëmif dhe në fjalë. Një bashkëbisedim me babanë tani që ai nuk është më në jetë. Një komunikim që nuk ndërpritet kurrë, por ndjehet si një domosdoshmëri jetësore. Ndaj dhe autori i drejtohet:” Bisedën babë e bir ta nisin aty ku e kanë lënë”, aty ku e lanë ditën që e përcollën për në jetën tjetër. Dhe ndjehet krenaria e të birit për atin i cili gdhendi emrin e tij në jetë si mësues e veprimtar i palodhur kundër analfabetizmit të kohës në Sarandë, por edhe përpjekjet e tij në arsimimin e shumë brezave. Ndaj i biri është krenar se ai ishte MËSUES dhe këtu “ fillon jeta, rëndësia, e vërteta…” Vjen nëpër faqe të librit një histori e gjallë e jetuar e asajë kohe me shumë enigma, labirinthe e të panjohura të sajë. Vjen një përvojë, një model. Kujtimet janë aq të shenjta sa të mundësojnë një bisedë me njerzit që nuk jetojnë më. Por autori sjell një variant të ri të biografisë, të pa ndeshur më parë në veprat e këtij zhanri; ato sillen nëpërmjet bashkëbisedimit kujtimor duke marrë shumë cilësi të tjera. Dhe personazhi –baba vjen i gjallë, pa hijen e vdekjes, jo më me emrin e tij të veçantë, por me të përgjithshmin; MËSUES.. Ndaj bisedon me të se nuk e ka mbaruar akoma misjonin  e tij, se misjoni i mësuesit nuk mbaron kurrë si në gjallje që ka fjalën e drejtpërdrejt të tingëllueshme, ashtu dhe kur nuk jeton më që flet me gërmat e emrit të tij. Dhe në rrafshin e parqitjes së situatve dhe kushteve të vështira familjare të asajë kohe, të një fukarallëku të tejskajshëm, autori sjell fakte të dhimshme  e me respekt:”Dyshekët i kishim prej kashte orizi që mamaja i ndërronte vit pas vitiKashtën e binte ngarkuar në kurriz, gati dy orë me këmbë, aty ku dhe punonte e shkonte përditë.” Duke sjellë dhe mesazhin e ngrohtësisë prindërore sepse kashta në kurriz përzihej dhe me djersën e nënës kur flinin në dyshekët me kashtë merrnin dhe erën e djersës së nënës së tyre që u falte aq shumë ëndrra, ngrohtësi , dashuri e nanurisje deri në dalldisje si askush tjetër.

Koço Filip KOSTA

Por autori, duke vijuar rrëfimin, sjell më poshtë edhe revolucionin shoqëror dhe triumfin e së resë dhe vetëm e reja e ka këtë shans të sjellë të përparuarën, se diçka ndryshon dal nga dal dhe e reja sjelkl të renë, por kur ka edhe gjunjë të forta ekonomike: “ Vetëm kur dola unë në punë të parën gjë që bëmë, ishte ndërrimi i dyshekve, me ato prej pambuku”. Thënë thjeshtë, sa dikujt sot mund ti duket ëndërr e të buzëqesh. Por është e vërtetë. Dhe ky ndryshim vjen pasi nuk duhet vetëm dëshira, se atë e ka kushdo, por duhet dhe arsimimi që sjell edhe të ardhura më të mira ekonomike dhe mundëson realizimin e ndryshimit të kushteve të jetesës. Nëpërmjet bisedave me të atin dhe personazhet e tjerë vjen edhe ideja e ngritjes mbi besimet e ndryshme fetare që ekzistonin asajë kohe në Shqipëri dhe sundonin gjithë jetën shpirtërore të komunitetit. Misjoni i mësuesit ishte ti bashkonte të tërë drejt emancipimit shoqërorë e kulturorë, në një vëllazëri të përbashkët. Ndaj mësues Filipi përgjigjet:”Dua të jem siç jam, mësues e jo predikues…”. Kështu ky mësues fisnikëron emrin dhe misjonin e tij drejt të përparuarës dhe shkencës, ngulitje në trurin e popullsisë, pa mbajtur qëndrimin e një ateisti, por duke respektuar religjionet për aq sa ato kishin rolin e tyre në shoqëri , por jashtë shkollës.Se sipas tij:” Mësuesia nuk është thjeshtë profesion. Mësuesia është krijimtari, art.” Aq momete sjell në libër autori sa edhe kur arrin ti realizohet ësndrra babait për të birin duke e dërguar në shkollë për mësues, ai i drejtohet duke fshehur emocionet , por jo gëzimin:” U bëre burrë, mëso të bëhesh dhe i mënçur”. Fjalë lapidare tej aforizmës për të gjitha kohët dhe brezat. Faqe pas faqesh si në një ekran televiziv vijnë peisazhe dhe personazhe të jetës, jo vetëm ato të anve pozitive, por edhe negative të sajë. Me një finesë vjen brutaliteti dhe paaftësia e disa drejtuesve partiak, ku Koçua ka mundur të mos u përmend emrin me dëshirën për të denoncuar dhe goditur fenomenin, këta drejtues të shkëputur nga interesat e klasës politike nga vinin duke u kther në”agallarë të rinj”, herë –herë më të këqinj se agallarët e vërtetë që këta i kishin luftuar, shpronësuar, denigruar, përndjekur e burgosur, disa edhe të pushkatur. Por nga agallarët e rinj duhet të ruhesh shumë thotë një proverb popullor. Kështu ndodhi edhe me mësues Filipin në prag të pensionit. Pushohet nga puna si mësues . Ky pionier i arsimit të Sarandës u katandis puntor i mirëmbajtje së rrugve rurale. Ky njeri fisnik që kishte mbushur gropat dhe boshllëqet e mendjes dhe shpirtit të njerzve, ky pishtar i dituerisë, tani i duhej të mbushte grapat dhe pellgjet e rrugve me baltë. Ky njeri që nuk hodhi baltë kurrë mbi njeri, tani hidhte baltë mbi gropat e rrugve. Kjo e vrau shumë shpirtërisht. Pse gjithë kjo shpërfillje nga pushteti? Por i nderuar nga njerzit e thjeshtë, kolegët e nxënësit kudo ku punoi. Ky paradoks u përligj nga pushtetarët se nuk ka arsimin përkatës. Por thonë mirë që vonon , por nuk harron. Idotësia e këtyre partiakve strucër, kur mirë që nuk ja njohën meritat, por me një sarkazmë i thanë se mund të shkonte mësues në Skrapar apo Tepelenë. Atje mund të jepte mësim. Kur qe pa shkollë pse duhej të jepte mësim në këto rrethe? Por jo nuk qe kjo arsyeja. Cmirëzinjt i shikonin ndryshe dhe me klasifikim trevat e tjera të vendit. Dhe kushte e rënda të punës në botore vijnë me një panoramë të shkruar realisht, nuk e ligështuan e nuk e përulën mësuesin. Por do të shpërthente mësuesi i mirë, i dashur e i sakrificës, nuk do ta linte pa thënë, se ky është misjoni i tij:” Tërë jetën injoranca, errësira, analfabetizmi ka ka luftuar e përndjekur dijen, arsimin”. Një apel alarmi dhe për sot. Por Koçua bën edhe paralelizmin në këtë panoramë se duhet arsimi dhe jo se ke një post partiak duhet ta luftosh të diturin dhe të aftin. Këtu nuk fsheh sarkazmën , ironinë dhe revoltën e brendshme. Dhe këtu mbetet në filozofinë shilerjane se” E reja ngrihet mbi gërmadhat e s, vjetrës”. Sepse ishin vet këta drejtues e funksionarë, që mësues Filipi me mbi 500 nxënës të mësuar prej tij, dhe vet këta pushtetarë që i nxorri nga analfabetizmi si trajnues i kabinetit petagogjik dhe në fund e lanë pa punë duke u munduar ta diskreditonin. Por nuk ja arritën dot qëllimit të tyre. E lanë pa punë. Një shpërblim mirënjohës Nobel për mësuesin do të shkruante Neruda i madh nëse do ta mësonte këtë fakt. Nëpër faqe vjen edhe një denoncim i ashpër prej autorit për njerëz të tillë partiak e pushtetar që abuzojnë me detyrën dhe kridhen në guackën e paaftësisë. Aq sa vet mësues Filipi do të shprehej:” Nderin dhe respektin e fiton nga puna, dashuria për njerzit dhe jo nga politika, servilosja e jargavitja pas sajë.” Tepër kuptimplote dhe reale kjo thënie. Jargavaçët u harruan aq sa dhe në libra nuk u përmendet emri i tyre, ndërsa mësuesi kujtohet dhe respektohet aq sa sot shkolla që themeloi dhe drejtoi në fshatin Metoq mban emrin e tij” Skolla fillore Filip Kosta”. Koha varros llumin shoqëror dhe ngre në peidestalet e nderit e respektitnjeriun e dashur, të ndershëm, të sakrificës dhe punëtor, të mirën e të butin me personalitet, të urtin dhe bujarin , të meçurin dhe të drejtin. I tillë qe Filip Kosta, ndaj autori i jep vlera përgjithësuese dhe komuniteti i dha vlerësimin e merituar.Kjo që ndodhi me mësues Filipin nuk është thjeshtë një histori personale. Është një fat i dhimshëm i shumë intelektualve që e përjetuan nën diktaturë. Varroseshin e përndiqeshin intelektualët e mirëfilltë, patriotët dhe atdhetarët nga pushtetarët analfabet që nuk dinin të shkruanin as emrin e tyre. Me skenave dhe përshkrimeve vjen bukur e shkruar me emocion, por edhe këtu i jep flakë përgjithësuese aforizmike, vjen e shkruar me ndjenjë njerëzore, e madhërishmje hyjnore; marrdhënia bashkëshortore dhe raportet familjare. Përkushtimi dhe përgjegjësia për të. Kjo sjell lumturi në familje. Kjo edukon fëmijë të mbarë e të denjë. Kjo sjell mbarësinë. “Kjo i jep frymëmarrje familjes”, kur shtërngon duart si bashkëshortë dhe i vë shpatullat jetës. Dhe vejn ky mesazh në një kohë të turbullt për familjen e sotme kur plagët sociale kanë rrudhosur marrdhënien e shumë çifteve dhe kanë krijuar drama e herë-herë edhe tragjedi. Diçka në shumë familje të sotme nuk funksionon. Ndaj autori nuk e sjell si një kujtim, por si një model për një apel. Dhe vjen si model po mësuesi, sepse ai mbetet kurdoherë në fisnikërinë e jetës MËSUESI, frymëzuesi. Dhe natyrisht edhe me shembullin e vet. Koçua nuk flet metaforikisht , por drejtë për drejtë, ashtu sië kanë ndodhur ngjarjet, duke sjellë një përvojë për ta kthyer në model të domosdoshëm.

Siç thamë libri nënvizon shumë ide dhe si i tillë nuk mund të anashkalohet përjetimi i shpronësimit të fshatarësisë dhe kolektivizimi i gjithskaje duke ja kaluar shtetit. A ishte i drejtë kolektivizimi? Natyrisht që jo, pavarsisht trumbetimit për rritje të mirëqënies dhe koha tregoi se populli u varfërua shumë. Për kolektivizimin mësuesi ndaj një miku të tij që dorzoi një kope bagëtish shumë të madhe, u shpreh:” Ah, mor Qesko, po nuk pati fukarenj andej nga Piluri a Kudhësi tu a jepje gjënë e gjallë, po ua dhe…”. Shpirti nuk e mba e nuk e burgos dot fjalën.

Duket se në fund të librit ke lexuar përmes fakteve dhe ngjarjeve reale të gjithë historinë dhe dramën shqiptare që nga shtetformimi e deri më sot, por edhe pritshmëritë dhe dëshirat e së nesërmes. Sepse mësuesi është mësues, bisedon e jep mësime; e djeshmja e vajtur por krenare, e sotmja tragjike ku herë herë ndeshesh i turpëruar e i dëshpëruar. Këto japin e marrin me njëra-tjetrën. Përplasen kohët edhe midis shteteve, por me një paqtim mes popujve fqinj. Vija ndarse qe aq e fuqishme sa edhe karamelet shpallen armike. Është politika që vendos barikada mes popujve dhe jo vet popujt. Dhe ky detaj është vendosur bukur në libër; karamelet janë armike, kapitaliste, të helamtisura dhe këmba e oficerit i shtyp pamëshirë para syve të dëshiruara të fëmijve. Dhe autori sjell retiçencën se” kush trembet neve apo ata? Ai që trembet është dështak.”Me pak rreshta autori vizaton edhe ngjarjet tragjike të vitit të mbrapsht të marrëzisë së pakufishme shqiptare 1997. Vijnë këto rreshta me një forcë përshkruese notuese në pellgje gjaku e loti, në jetë njerzish të humbura kot së koti, por edhe turpi. Autori në pak rradhë vizaton të gjithë tragjedinë duke e sjellë dhimshëm  e stil të përkujdesur mjeshtëror. Një veçanti tjetër e librin në rrafshin leksikor e gjuhësor është edhe sjellja e fjalëformimit të ri me rrënjë shqipe si:” ditërenë, fëmijëpritsja, mëmëdhemshura, majëgishtash, ëmbëlpërdredhura, ballëhëna, majëballkoni, gjerëgëzuar, “ dhe shumë e shumë fjalëformim të tjera që mbijnë si lulëkuqe në fushën e grunjëzuar të librit duke sjellë kështu që pasurim të shqipes me fjalë të reja që sot fatkeqësisht përdoren fjalët e huaja. Në mbyllje të këtyre shënimeve, natyrisht libri ka shumë vlera dhe idera të tjera që lexuesi ka fjalën e tij për ti thënë, dua të sjell edhe një ilustrim të këtyre bashkëbisedimeve at dhe bir, ku shfaqe vlerat e tij si mësues dhe mer vlerat e përgjithësimit në rrafshin petagogjik të mësimdhënies. Dhe ky përgjithësim vjen në gjithë librin , siç edhe e cituam, pavarsisht se autori ngjyrat. Mësues Filipi thoshte:”Shkollë e gjerë e mësues i mirë, vend e komb i bëjnë të ndrijnë”, ose “ Duhet ta duash e ta njohësh në thellësi lëndën që jep. Ta bësh pjesë të shpirtit tënd e mandej t’ua japësh të tjerve”

Ja fragmenti që zgjidhëm kur i biri shkon në ditën e parë si mësues:”-Nesër,-ia nisa,- është dita e parë ime si mësues. Dakort deri këtu. Po si do t’ia filloj me orën e parë.

Heshti. U ngrit, më dha karrigen dhe hymë brenda në shtëpi. U ul tek cepi i krevatit të hekurt dhe m’u drejtua:

-Unë, orën e parë të mësimit, kur u emërova mësues në Sarandë, 20 vjet më parë si sot, pasi u përshëndeta me nxënësit, e fillova kështu:”Më quajën Filip Kosta. Jam nga Prongjia e Gjirokastrës, por banoj këtu. Jam caktuar mësuesi juaj. Bashkë do mësojmë ABC-në, të shkruajëm e lexojmë; do mësojmë numrat, të mbledhim e të zbresim; pa do mësojmë shumë këngë e lodra që mua më pëlqejnë aq shumë. Më thanë se keni qejf vizatimin. Edhe mua më plqen. Po do flasim për Sarandën tonë të bukur, për detin e pafund, për peshqit e zogjtë, për kalanë e Lëkursit e kishën e 40-shenjtorve. I dini ju këto?Ja, afrohuni pak tek dritarja t’ua tregoj…( Dhe që këtej e tutje, për ç’do gjë që u flisja, tregoja dhe ndonjë kuriozitet befasues për ta) Tek mozaikët, aty tek çentrali, ku është edhe ai muri i trashë i lashtë pranë baxhos, keni kaluar ndonjëherë?Shumë mirë që i dini. Do vemi edhe sëbashku t’i vizitojmë…Dhe për banjë në det do vemi bashkë. Do flasim edhe për të rrallën Sinagogë të hebrenjve…Pa do organizojmë marshime e eskursione në Butrint e Mesopotam, në Delvinë e Bregdet. Por , nuk ia themi një kënge tani? Cila ju pëlqen më shumë? E, pasi kënduam, hapëm librat e reja të porsa marrë dhe komentova gjra që atyre i tërhiqnin. Flisja unë, flisnin dhe ata. Si të ishim lirshëm tek oborri i shkollës.Pastaj nisëm kuvendimin. Do t’ju dua shumë , u thashëPo që të kuptoj se më doni dhe ju, dua të më pyesni për ç’do gjë. Dhe unë, mësuesi juaj, do t’ju përgjigjem për të gjitha. Kush do mësojë më mirë do ta dua dhe do më dojë më shumë. Unë të gjithve do t’u dua. Jemi dakort? Dhe kalova në fazën e dytëSi thua ti në bankën e dytë të rreshtit të mesit? Si të quajën? I kujt je? Po pse nuk thua që shtëpitë i kemi aq pranë? Po ti, moj vogëlushe, kaq e mira si të quajën? E kujt je? Nga se është sëmurë motra jote? Oh, sa mirë! Si më the mua ti, e kalove verën tek gjyshi në fshat? Dhe unë e dua fshatin, por nuk e kam gjyshin. Gjyshen e kam dashur shumë. Më tregonte sa e sa përralla. Edhe neve do themi përralla, si për Kësulëkuqen, mama dhia…sa mirë që disa nga ju i ditkan. Si the ti aty në fund? …Si të quajën?…Tregonte dhe gjë a gjëza. Tani, si thoni, me që kohë nuk kemi për të rënë zilja, a nuk mësojmë një këngë të re? Dhe ashtu bëmë, mësuam këngën” Erdhi parnvera”,-ja kaq qe”

Unë isha i mahnitur, kisha mbetur pa frymë, se sa mirë i kujtoi dhe me sa renditje m’i tregoi të gjitha këto, sikur të kishte para vetes klasën e tij. Pak a shumë në këtë linjë u paraqita edhe unë para nxënësve të mi. Faleminderit , Baba!”

 

Nga:  Agron MEMA

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s