Poezi nga Elida Rusta

Poezi nga Elida Rusta
 
 
Liri prej qielli
 
Jam kthye bedenave të mia,
aty ku ti kalon përditë si krah dallëndysheje.
e më pret si fëmijë që kurrë s’din me u rritë.
Ásht gjesti kalorsiak që bjen n’gjunjë prej dashnisë.
Të lutem,mos u mbyt në vogëlsina!
Lulet e verës së sivjetme
të nesërmet s’munden me i mbrri.
Ti je bedeni i parë
prej ku fluturoj,
je kreshniku që me harkun e vjetër
ma trembe pyllin.
Që të dua tashmâ
e dinë edhe zogjtë e bjeshkëve.
Eja t’mësoj me u gëzu
se t’kam lumturi,
lumturi të vogël
në barkun e nji lirie prej qielli…!
 
 
***
 
Nën një lëvozhgë “ambëlsie”
Rrin thalbi yt i egër,
gjithnjë i tradhëtuem prej vetes.
Tash mbylli veç qepallat
… sytë janë çue.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s