Poezi nga Semela Lushka

Poezi nga Semela Lushka
 
 
Bukuroshja e fjetur
 
Ti le gjithnjë gjurmë kur ikën
Mëngjeset herake të endin pëlhure fshehtas
Në majë të gishtave lëviz
Përgjysëm sy mbyllur të ndjek fshehtas
Je burrë ta marë e mira
Bëj pak zhurmë të më zgjosh
E unë vazhdoj lojën gjasme fjetur
Epo për një puthje Bukuroshja e fjetur
Ah!
Atë puthje do qëndroja si e vdekur!
Ti ec majë gishtash mëngjeseve i pazhurmë
E unë pres pres puthjen…
 
 
 
Ëndërra
 
E pamundur të më kapësh më
As veten se gjej dot ku mërgohem
Ëndrrave zgjedh gjithnjë destinacion të njëjtë
Një lagunë të virgjër me rrëmujë pemësh nën ujë
Çuditërisht pastaj ndodhem ulur mbi një gur mali
E lodhur shumë e lodhur
Rrotullohem dëshpërimisht var krahët
Më mungon qafa jote të varem
Ende mërgohem nëpër ëndërra
Ende ngatërrohem
A lamë një pikëtakim
Ja kjo nuk më kujtohet
 
 
 
Ne duhemi
 
Ne më nuk thërrasim
shihemi shkrihemi fshihemi
Duhemi puthemi tretemi
Si ujëvarë
Qëllon që thërrasim
S shihemi s shkrihemi zhdukemi
Urrehemi kafshohemi humbasim
Si vorbull uji thithëse
E kur ikim
Mbi dhe’ shkruajmë
Kjo betejë nisi e mbaroi plot plagë
Fitimtari quhet kohë
Humbja quhet kohë
Dashuria e pakohë
Prehet këtu !
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s