Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

H a i k u

* * *
Zemra ther dhemshurisht
Nga jeta e fyer
Që e la pa krahë

* * *
Harlisen lulet
Prej syve në dritare
Me shikim nga kopshti

* * *
Hunda mes syve
Pengesë e takimeve
Kufi i shikimeve

 

* * *
Zogjtë në fluturim
Dashurojnë dhe ikin
Çerdhet e zbrazëta vajtojnë

* * *
Nga kopshti vjeshtor
Largohet stina e verës
Pret të përtëritet pylli i jetës

 

Në kërkim

Ti më kërkon siç unë të kërkoj
Tejet të ndjeshme zemrat tona
Erërat e fuqishme pranverore
Me krahë të etur i përballojnë

Dhe kërkojnë me këmbëngulje
Një shtërngim për njeri-tjetrin
Një dashuri bujare pa përulje
Në duart që janë të besueshme

Dhe në të gjitha stinët e jetës
Kudo që rrugët do na çojnë
S’do na braktisin buzëqeshjet
Me dashuri do t’na rrethojnë

Do të kërkoj gjithmonë kështu
Në oqeanin e pafundësisë…
Këmbëngulësia do të triumfojë
Edhe në një planet tjetër po t’arrish.

 

Ishte njëherë

Ishte njëherë një dashuri
Plot shkëlqim e dritë
I dehur isha nga hir i saj
S’më le zemra ta humb sot

Zërit heshtja m’i përgjigjet
Duke fshehur dhembjen time
E unë kot gënjej vetveten
Me kujtesen për të largmen

Sytë e saj mu bën të mitë
Të kësaj bote që jam ende
N’shuarje errësira kërkon dritë
Atë që e kemi më të shenjtë

I mbërthyer jam në rreth
Humbur jam s’ka rëndësi
Na ishte njëherë në jetë
E fshehtë që as vet s’e di

Fytyra e saj thellë në shpirt
Herë pas here do më shfaqet
Pa i humbur shembëlltyrat
Pa i shuar asnjëherë çastet.

 

HAPE DRITAREN E JETËS!

Mbështetja jote është dhe fati im
Burim i drejtësisë që zemra dëshiron
Hape dritarën e jetës ç’liro shpirtin t’im
Mos t’i paguaj së keqes haraç kaq të rëndë

Me dhembshuri unë ty të pata mbrojtur
Nga ata që të urrenin me padrejtësi
Që s’ishin gjë tjetër pos lajkatarë të ndyrë
Që urtinë e mëndjes e verbonin me pabesi

Të kërkoj me këmbëngulje e përgjërime
Edhe pse të ndarë në kohë e hapësirë
Çastet e ëmbla mos i kthe në trishtime

Por në dashuri njerëzore e shëmbëllime
Në gjithçka që m’jep zemër e më mban
Ngado që të shkosh e sado lart qëndron.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s