Poezi nga Mumin Zeqiri

Poezi nga Mumin Zeqiri

 

Statujat e vdekjes

Barten e vrojtojnë vëngër,
hijeve nën shira mrizojnë.
Përshkojnë parametra varresh,
nën melodi histerish bëjnë ritual,
grigja e uritur ua ledhaton ballin,
ftohtë bien muzgjet e mërdhirë nata,
moçali nën rrebesh bredhin, bredhin,
e hedhin valle.

 

Guri i shpatit plak

Ngjan të jetë zgjuar herët me yllin e dritës,
i rrahur shirash, rreshkur nën rreze e valë dielli,
erërat e goditën me furi dimrat e egër, acaret,
stuhitë rrebeluar dalë kodeksi natyre.

Ftohti ia gërryen portretin shekujt në të thyhen,
në shtatin e tij mugëtirë, trung prej Prometheu,
princip Sizifi me shkas varur në verigë furtune,
mbi të pushuan grigjat, pushoi i mërdhirë njeriu.

Barinjtë endacak, gjarpërinjtë, ujqërit, dhelprat,
sa ia pshurrën shtatin, sa ia brejtën portretin,
sa ia zhgulën barin për rreth, dhe lisat e vjetër,
reshjet rrebeluar anash copëzat ia hodhën.

Ai heshti, heshti si heshtja mos lëndohet ecja,
agimin të mos e zërë nata e mërdhij flamosur,
s’di të jetë tipologji Sokrati, a Xhordano Bruno,
apo me sy Argusi ushqehet, e pinë mall me vetull.

Po gur Shpati, e Shpati ngrehinë defteri kohësh,
po njëherë s’ u rrëmbye, dhe as faqe s’ndërroi,
as në përfytyrim, as mote të acarta as përvëluese,
dehur me nektar toke bri varresh e gurrash burimi,
pi e dehet me dritën, relikte, me këngë, e vaj nëne.

 

Plaga e vjetër

E strukur në thellësi përbrënda gjallon,
gërryen e heshtur, si heshtë e ndyshkur,
s’i thyhet dot huq rigjenerimi ethe nate,
simfoni memece kronikë ripërtritëse oh,
në rrudha balli përvijuar stinët i rishkruan,
zjarr që tretë hoje shpirti dheu s’e mbyll dot.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s