LAVDIA E TË TJERËVE / Nga: Mark Simoni

LAVDIA E TË TJERËVE

 

Nga: Mark Simoni

Moti dhe kontinenti qe i ftohtë. Bënte dimër. Me një makinë të vogël e rrangalle, që gulçonte vazhdimisht, po shkonim për në Bullgari, ne Sofje. Ishte viti 1992. Anash rrugës mërdhinin qytete e peizazhe vendesh që i patëm lexuar vetëm nëpër libra. Bullgaria dukej bosh, rrugët e saj qenë shkret. Pas qindra e qindra kilometrash udhë, më në fund, në mes të Sofjes, diku pranë kishës Shën Sofi na zunë sytë njerëz. Megjithëse kruspulluar e mbledhur nën kapotat e tyre, ata silleshin e bubërronin si në rit rreth ca tezgash garravaçe e mjerane. Mbi to, sistemuar e palosur me rregull, stema, distingtivë, medalje. O Zot, po shiteshin. Për herë të parë kuptova se edhe stemat e medaljet mund të shiteshin. Kishte stema gjithefare lloji dhe qe une nuk i kuptoje se cfare perfaqesonin secila prej tyre. Por imagjinoja se në sfond të këtyre stemave kishte ngjarje e histori të ndryshme, (të lavdishme apo dhe mizore). Pra në ato tezga të vogla shitej histori njerëzish, ngjarje gjithfarëlloji. Kujtesa kolektive pati dalë në treg. U mundova të krijoja një ide se ku kishin përfunduar njerëzit që i patën mbajtur mbi gjoks këto dekorata. Ndoshta të vdekur, harruar, mbase lëngonin në shtretër të ftohtë, vetmuar në qoshe pavionesh, rënë në luftra të lavdishme ashtu si dhe mundej qe disa të vdekur për gazep si vetë krimet që patën bërë ndaj të tjerëve. Qe e lodhshme të shkoje me imagjinatë pas historisë së secilës prej dekoratave. Padyshim që mes tërë atyre kureshtarëve që silleshin në të ftohtë rreth tezgave kishte turistë që vizitonin për të parën herë Lindjen, koleksionistë, studiues të heraldikës, modelistë, blerës antikuarësh, piktorë që punonin instalacione, rekuizitierë filmash e teatrosh, nostalgjikë, heronj në tentativë që mendonin se për pak kishin mbetur pa marrë a fituar medalje, të tjerë që mendonin se i kishin merituar medaljet dhe tashmë pati ardhur koha që ëndrra e tyre të realizohej, ta kishin të varur në gjoks lavdinë e mohuar.
Ndenjëm gjatë aty përreth, deri sa mbërritën valë-valë mitomanët. Erdhen dhe i blenë të gjitha, edhe stemat, edhe medaljet, edhe dinstingtivat, edhe historitë e ngjarjet, dhe pasi i futën nëpër qese ikën. Jam i sigurtë se të nesërme nëpër rrugët e qytetit duhet të kenë vërshuar gjithë krekosje blerësit e medaljeve, mbushur gjokset e tyre me lavditë e të tjerëve.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s