Poezi nga Anila Kruti
Nënës sime
…kam lindur nga një kumbull
me krahë të bardhë,
që pjek kokrra të kuqe.
Nëna ime…
Të gjithë jemi vetëm
E mbaj mend si tani
që e vogël vizatoja re.
Qepja fustane princeshash
edhe pse im atë ishe i varfër.
Mbillte hardhi dhe shkundte vesën mbi zambakë.
Ne kishim një kopësht me pemë.
Bajamja zhvishej nga bora .
Kumbulla vallëzonte me të bardha dhe burimi çelte këngën e tokës .
Mes bardhësisë unë shkelja e para.
S’ di ç’ pasuri më të madhe mund të më kishin dhënë duart e tim eti !
Me duar të ëmbla buke dhe zemër të bardhë gjithë kopshti mori fytyrën e parajsës.
Sot , e kujtoj …
Para fytyrës sime pasqyra e ujit.
Lulet e bardha dhe blerimi i tokës.
gjurmët e mia dhe duart e tim eti i ndjej kudo.
Ah, tani!
Babai më është larg.
Unë këtu mes kujtimesh përftyroj parajsën prej drite.
Kopshti vajton me hardhitë e fashura me copëzat e fustanit tim të vjetër
që i shprish era.
Të gjithë jemi vetëm.
Rojtari
Unë jam e vetmja rojtare e kopshtit me pemë.
Lind dielli mbi livadh …varen poshte muzgjet blu .
Shoh çeljen e parë… Buzën prej hëne.
Kalin prej ere..Vesën prej ari ..
Numëroj ëndrrat e vashave …shoh të qeshurat e ëmbla. Dëgjoj këngën lutese të bilbilave.
Më tej vershëllimën e erës..dhe ujin e ëmbël të shirave.
Bie marsi e çelin bajamet e brishta.
Po ty,
ty nuk të shoh askund.
Mbledh lotët vesë në një shami qielli e bëhem lindje.
Çel kumbull në oborrin tënd …
Ndërsa ,ti në dritare me ruan tek sheh marrosjen time të bardhë…