Poezi nga Ekrem Ajruli

Poezi nga Ekrem Ajruli

 

LOJË SYMACE

Akulli nis shkrihet, fundshkurti borën shkund
Një ndjenjë pranverore ngadalë po ngrohë
Durimdimri gradualisht nis e merr fund
Në horizont shfaqet dielli, ja, rrezen ia shohë

Shpirt i djallëzuar fëshfërin si gjethe
Lojës symace nis e i del boja
Nuk e thotë troç, dridhet si t’ketë ethe
Mërmërin në vete dhe i merret goja

S’di pse pret, dhe nuk ik kësaj here
Nuk do ketë cunam s’do ketë as fund bote
Dhembjen do rrufis posi gëllënjkë vere
Do ngel veç një pikë aty në fundgote

Ndijimet përvëluese do rojnë, nuk vdesin
Si gozhdë e ndryshkur kujtimi do ruhet
Gjer në fundfrymë vragëvrimat do mbesin
Netët s’do të sosen dhe prushi s’do shuhet

Mehu kënga jote ndaj dhembjen më shtove
Tanimë zemra s’ndjen tuat valë të zjarrta
Dje pa hamendje ti folenë ndryshove.

 

TY

Po, po.
Ty të them në ballë syri !…
Ty kokëstruc.
Ty që veneron ndër gardhiqe
Ty që shfaqesh e humbesh si hardhucë
Ty që këngë të duket një vaj qyqeje e mbetur
Nëse nuk ke gjoks shkëmbi
Mos sfido dallgë deti
Nëse s’ke durim Lisi e fjalë Plisi
As zemër poeti të ëndrrosh
Ti nuk din ç’është stuhia
Pre lakmitarësh do jesh prore urritur
Fron karriere s’është dashuria
Pra,
arnoje mendjen me veshët e ngritur mbi gardhiqe….

 

HIDH SHIKIMIN

1822018

Hidh shikimin lart në qiell
Do të shohësh se s’ka më dritë
Lart n’yjësi venero timin yll
Ai ka nis me u venit

Sot,
në këtë ditë në këtë orë
Ylli im ngadalë zdirgjet
Shih, është përflakur si meteor
Dhe s’përton sonte të digjet

I thash gjumit mos më merr
Edhe hënës ik nga unë
Eja ëndrr ti reskëterrë
Hidhërimet le t’rrjedhin lumë

Në ke ankth nuk e di
Nuk e di zjrrami a ke
Prushpikllim më djeg në gji
Ti paç fat në folenë e re

Shkel përçmueshëm në kopshtin tim
Ngase kurrë s’të mbylla derën
Tani vazhdo në djerrinëdrizash
Dhe si qyqe prit pranverën

S’më mbeti vend n’tëndin shpirtoborr
Për të mbjellë rrënjë trëndafili
Dëgjo mike si krroket një sorrë
N’kopsht tim s’do këndoj bilbili

Lamtumirë në përvjetor
Unë po digjem si copë eshke
Unë shndërrohem n’meteor
Ti lulëzo si lulepjeshke

Nëse malli dikur të merr
Në shpatmal hidh shikime
Do t’më shohish shpirtskifter
Tek sfidoj unë vuajtjen time.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s