Pikturë qielli pa shi / Poezi nga Agim Bajrami

Poezi nga Agim Bajrami
 
 
Pikturë qielli pa shi
 
U zhduk pa ndjerë edhe ky shis
s’ më tha se ku është nisur
krejt bosh me ngjan qielli tani
dhe paksa më i ngrysur;
 
Hutuar krejt më ngjajnë dhe zogjtë
tek shfaqen beftas nga një cep
i tremb dhe ta kjo erë e ftohtë
dhe një pickim në krahe ju jep.
 
Më mbeti kafja pa e pirë
absurd me ngjan ky çast vërtet
këtë peisazh gjysëm të ngrirë
e shkrin veç shiu që troket
 
Sa qejf do kisha kësaj dite
N ‘intimitet me të të flas
Unë i pëlqej pikat që bien
dhe akustikën që lenë pas.
 
Pranë tyre s’ di pse e ndjej veten,
si spektator në një koncert
Mua më deh çdo lloj muzike,
por kjo e tij më shkrin vërtetë
 
U zhduk pa ardhur mirë ky shi
( S’ më tha se për ku është nisur ?)
Krejt bosh më ngjan dita tani
dhe unë , krejt i braktisur!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s