Poezi nga Babeta Rexhepi

Poezi nga Babeta Rexhepi
 
 
Të lutem hesht!
 
Të lutem hesht, lermë një çast
të zbuloj çfarë fsheh ajo buzëqeshje
Pse syrin lehtas shkele një çast
Pse lakmove fatin e një tjetri
 
Të lutem hesht, lermë një çast!
të ndjej përtej asaj ulërime,
ku enë të tërbuara gjaku, ngjyer jeshil
klithmojnë një të vërtetë, gati sublime
 
Të lutem hesht, lermë një çast!
Të ta kuptoj kërcimin, këmbë e duar
E di heshtja ime, mund dhe të të vrasë
Një si ty, që të heshtë kurrë s’ është e munduar.
 
Te lutem hesht, qoftë dhe një çast!
Sot kam nevojë të të dua
Të depërtoj nën atë fytyrë të vrazhdë
Të të shoh në paqe, si je gatuar
 
Të lutem hesht, lermë një çast!
O qenie e përvuajtur e llojit tim
Ta ndërrmarim këtë luftë bashkë
Ta bëjmë këtë njohje, një Bekim!
 
 
 
***
 
E piva me fund dhimbjen time,
si të vetmen gjë, bërë mirë në jetë
Kjo botë gëlon në mjerime
gjithkush vajton fatin e vet
 
-Hajde mike, merre si një lojë!
I fola vetes, teksa shikimin derdhja larg
Përjetësinë askush nuk e provoi,
ndaj fshije lotin që faqen përflak
 
Përhumba më pas, në kaltërsinë qiellore,
ku këmbët nuk e ndjenin tokën aspak
Lehtësisht mbylla sytë, ja mora një kënge
e zogjtë shtegtarë kundronin nga larg.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s