Rrëmbimi i Euridikës, apo arratisje drejt kozmosit të ndjenjave (Parathënie e vëllimit poetik ” Rrëmbimi i Euridikës” të autorit Bilall Maliqi) / Nga: Agron Shele

Rrëmbimi i Euridikës, apo arratisje drejt kozmosit të ndjenjave

(Parathënie e vëllimit poetik ” Rrëmbimi i Euridikës” të autorit Bilall Maliqi

Duke lexuar vëllimin më të ri poetik “Rrëmbimi Euridikës”  të autorit Bilall Malqi, një vëllim me lirika kupton se përbrenda gjithë këtij opusi kemi një prurje estetike, e cila i thur lajmotiv ndjenjës më sublime e të sinqetë njerëzore, vetë dashurisë. Që në fillim autori qendërzon këtë vlerë shpirtërore si ornament dhe ndjenjë e pëtrejshpirtshme, ku përmes vargjeve e ngre  atë në  shkallën më të lartë sipërore, gati hyjnore, dhe e gjithë kjo si frymë e shprehi e atij pathosi të madh që ndjek jetën deri në të fundit amshim. Përmes figuracionit të pasur, simbolikës së përdorur, harmonizimit shiprtëror me atë natyror përfotohen forma dhe kuptime të thella sentimentale, grishëse dhe kumbuese për vetë zhanrin poetik të përcjellur. Në mbarë këtë vëllim ndeshim të gjitha stinët, pranverën e lulëzuar por dhe vjeshtën e përmalluar, zjarrin e prushëzuar të verës por dhe bardhësinë akullnajore të dimrit dhe e ndërthurur me elementet mitologjike, e cila diku ringre nga valëzimi det një Venerë e diku tjetër  përhumb e vdes një Eurudikë  bëhet dhe më tërheqës për lexuesin, si prurje, gjetje e beftë dhe risi e sjellur. Autori Maliqi ka kohë që është shafaqur në artin poetik dhe është publikuar në shumë revista e antologji të ndryshme, sprovë kjo që lidhet me pjekurinë e lartë dhe profesionalizmin , shkallë vitaliteti që e konsolidon dhe më tepër përmes veprës së tij më të fundit. Kjo përvojë krijon hapësirën e duhur për të operuar në larminë jetë, për të strukturuar një vepër të mirëfilltë, për të ndjekur një bosht të mirëpërcaktuar dhe për të hedhur ide të qarta në formë dhë përmbajtje.

Bilall Maliqi

Në sinkron të plotë me përmbajtjen dhe vetëdijen e plotuar modelohet  zhanri  i përzgjedhur, si formë  aprirori dhe hapësirë e pafundme, konkretisht lirizmi poetik, si ngjyrim, muzë, mesazh dhe elokuencë. Leximi i poezive kalon nëpër shkallë krahasimi dhe shtrirje kohore, simbolikë e ardhur përmes Eratos (Muzë e poezisë erotike), Afërditës (perëndesha e dashurisë), Polimnia ( Një nga nënëtë muazat e shenjta),  nimfave të ndryshme, etj dhe e gjithë kjo për të mitizuar ndjenjën dhe ngritur atë në poltronet më të larta të qiellit.

“Nga pullazi i kohës

Rrëshqasin stinët

 

Kohët veshin

E zhveshin lëkurat”

Në vetëm pak vargje shfaqet një hapësirë kaq e madhe  kohore, e cila zbret e ndërron stinët, vesh e zhvesh lëkurët pemë, gjithmonë në përsiatje, pa ndalim, përherë magjishëm e më me madhështi. Kështu është dhe dashuria, një ndjenjë që përshkon të gjitha ngjyrat, të gjitha gjendjet,  të gjithë akuartitetin tingull, zjarr dhe akull, kolor dhe hijëzim që trondit kujtesën, dëshirë e fshehtë dhe  pasion.

Në të tjera poezi autori ruan të njëjtën frymë përshkruese, të njëjtin ritëm, një sensualitet që varion varg pas vargu dhe himnizon dashurinë, si vlerë e lartë shpirtërore dhe kuptim i thellë i gjithë percepetimit të ndjesive.

Leximi i këtij vëllimi poetik mbart gjurmë të thella në memorie, të shëtit  në fanfarën e një bote që përthyehet muzave për të rrezatuar shkëlqimin dhe tejpashmërinë e gjithë atij mediativiteti lirik, të cilin autori Bilall Maliqi e sjell plot dritë, finesë, lakonizëm dhe metafrazë të gjithë kupitmeve dhe vazhdimit të vetë risisë jetë.

Nga: Agron Shele, poet, shkrimtar

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s