Poezi nga Elpiola Lluka
Shqiponja e Pavarësisë
Krenare valvitesh në qiell të kthjellët,
dhe në stuhi ti vendin e kthjellon…
As graviteti s’të mposht shpateve të pjerrët,
veladon i kuq me paqen jehon!
Qëndisur me fillin e shpresës mbi gjak,
me dy krena përkrenarja jonë stolisur…
Nderin këtij kombi prej flatrave i dhe hak;
me lavdi në shpirt, lirinë ke harlisur!
Emblema e çmuar e Shqipërisë,
lartësinë kape në fluturim…
Burove në zemrat e pavarësisë,
flakëruar nëpër vena veç gëzim!
©️ Elpiola Lluka


























Leave a Reply