Poezi nga Fejzi Murati

Poezi nga Fejzi Murati

 

GRUA

Tek ti
gjeta filozofine e grekëve të lashtë;
toka,
uji,
zjarri,
ajri,
të lindura e të lidhura bashkë!

Tek ti ishin
rrënjët,
jeta,
shpirti,
ngrohtësia!
Brenda teje,
lindja dhe vdekja!

Mes tyre, dashuria.

 

TRILL FËMIJËRIE

Ndjek me sy fluturzat e bardha të borës
që rendin drejt tokës si petale bajamesh, në pafundësi…
një trill më nxit të kap kristalet
sic kapja fluturat, në fëmijëri.
Pengohem në gurë e ferra
e gjunjët dërrmoj,
e vrapoj,
e djersij,
e lodhem,
e gulcoj…
po fëmijërinë kurrë se arrij.

Ajo si ëndërr e mjegullt mes fluturzave të borës,
ka ngelur diku në largësi…

 

GURI I SIZIFIT

Ndoshta ishte më i lumtur Sizifi se ne!
Ai e dinte detyrën
dhe gurin e ringrinte
sa herë i rrokullisej në humnerë.
Po ne?
Ne, pse këtë gur duhet ta ngremë
nga dita e lindjes deri në ditëvdekje,
pa u shpërblyer asnjëherë?

Pse o zot na ke dënuar kaq keq
në këtë cep të harruar të gjithësisë?
Kemi qindra e mijra vjet
jemi bërë të gjithë sizifë…

Mbi shpinë mbajmë gurin e vuajtjeve,
mbajmë edhe batakçinjtë politikë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s