Nehat Jahiu publikon Antologjinë “KRESHNIKU I LIRISË” (Vargje për heroin Ismet Jashari)

Nehat Jahiu publikon  Antologjinë  “KRESHNIKU I LIRISË” (Vargje për heroin Ismet Jashari)

Botoi: Shtëpia botuese “Lena Graphic Desing”

Redaktor& Lektore: Violeta Allmuça

Recensentë: Kujtim Stojku
Milazim F. Kadriu

Kopertina &Radhitja kompjuterike : Taulant Berisha
Shtypshkronja: Lena Graphic Desing

Falënderoj Komunën e Likovës për financimin e librit

PAK FJALË PËR LIBRIN

Nismën për të bërë një antologji me poezi kushtuar Heroit të Kombit Ismet Jashari, të shkruara me dashuri nga autorë të ndryshëm, e kam marrë me shumë seriozitet dhe përkushtim. Ma donte shpirti që ta realizoja këtë libër për dy arsye:
Qëllim parësor ishte pikërisht dëshira ime për ta nderuar me gjithë zemër figurën emblematike të një atdhetari të devotshëm, të një njeriu që e deshi lirinë më shumë se veten, të një luftëtari të guximshëm që nuk ka ditur kurrë se çka është frika, të një kreshniku lirie që do të jetojë përjetësisht në këngë dhe në historinë e lavdishme shqiptare.
Njëkohësisht, arsyeja e dytë e imja ishte që duke i mbledhur dhe publikuar brenda një antologjie të gjitha vargjet, poezitë dhe këngët e poetëve që ia kishin kushtuar Ismet Jasharit, t`i nderoja edhe autorët kësisoj, duke sjellë krijimet e tyre në formë të organizuar brenda një albumi poetik, si një buqetë lulesh për heroin.
Albumin poetik e titullova „Kreshniku i Lirisë“, sipas poezisë me të njëjtin titull të autorit Haxhi Muhaxheri. Veprova kështu, sepse personazhi na vjen si rrallë kush, me të gjitha tiparet e heronjve të legjendës. Pra, ai vjen fuqishëm, me guximin, trimërinë dhe madhështinë e kreshnikëve; si dikur Muja, Halili dhe Gjergj Elez Alia.
Librin e kam konceptuar qëllimisht si album poetik, sepse përbrenda tij janë përmbledhur vargje të krijuesve të rinj dhe poezi autorësh të njohur në letrat shqipe.
Identifikimi i heroit Ismet Jashari dhe veprës së tij sjell po ashtu edhe historinë e një kombi, realitetin shqiptar, frymëzimin e poetëve që i këndojnë në shekuj trimërisë. Në këtë pikëpamje koha heroike kthehet në kohë letrare dhe komunikimi ndjek traditën e qenësisë kombëtare. Shqiptarët i kanë kënduar gjithnjë heroizmit në letërsinë shqipe. Kjo hapësirë e madhe krijuese në bashkëlidhje me kohën heroike të paraardhësve na shpalos natyrshëm edhe krijime të reja me gjuhën e poezisë. Duke bërë dialog me vargjet poetët thurin një kurorë me poezi ku secili flet me fjalë artistike. Letërsia ashtu si heroizmi nuk ka vdekje. Ajo ka lindur dhe ecën me veprën letrare duke sjellë vlera të reja. Poezia pra ka zënë vend në shpirtin krijues të një populli i cili ka përgjithësuar nëpërmjet krijimit artistik heronjtë e tij. Secili krijues në këtë libër ka individualitetin e tij poetik, teksa shkruan poezi kushtuar heroit që mbart zemrën e vendit
Në albumin poetik “Kreshniku i Lirisë“ vetëvetiu autorët, arrijnë formësimin poetik i cili përmbyll si klithjen ndaj lirisë ashtu edhe aktin heroik, fatin e historisë sonë kombëtare. Krijuesit gjithnjë folenë e vargut e kanë pasur në botën e tyre shpirtërore duke njesuar lirinë me gjakun, në përqasje me shprehjen e vërtetë artistike. Shpalimi shpirtëror përshkon edhe këtë vëllim poetik teksa gjejnë burimin edhe tek vetëdija. Aty rrënjësisht frymon vepra heroike dhe vargu kthehet në një zë të ndjeshëm para lexuesit. Duke rrëfyer nëpërmjet vargut me figura letrare si, krahasimit, metaforës, simbolit dhe gjuhës poetike, ky libër pasurohet me lëndë letrare origjinale.

 

Nehat Jahiu
Janar 2018 Shkrimtar

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s