“Qyteti i engjëjve” (Roman) – KRISTA VOLF / Përktheu nga orgjinali Aristidh Ristani

“Qyteti i engjëjve” (Roman) – KRISTA VOLF

“Kujtimet e vërteta duhet të shërbejnë jo aq për të kumtuar sesa për të dhënë me saktësi vendin ku hulumtuesi i ka përftuar.”
Valter Benjamin:
“Të rrëmosh e të kujtosh”

“Kujtesa ka hulli të shumta. Kujtesa e ndjenjave është më jetëgjata dhe më e besueshmja. Pse ndodh kështu? Mos vallë kjo lloj kujtese duhet medoemos për të mbijetuar?”

“Gjithsesi mos u tremb, kurrë mos e humb toruan,
më lart se smira qëndro, para fatit mos u tërhiq,
gjeje kënaqësinë te vetja, pikëllimin mos e përfill
kur fati, vendi e koha kundër teje janë përbetuar!”

“Ndjenjat e gabuara mund ta bëjnë njeriun t’i vijë keq, mbase edhe t’i mallkojë, por jo t’i censurojë ose t’i modifikojë. Sidoqoftë, duhen vite, madje dhjetëvjeçarë, para se një ndjenjë dikur e gabuar të jetë më se e gabuar dhe të mos quhet më ndjenjë. Dhe ndoshta bash kjo do të thotë të ndryshosh. Por natyrisht që njeriu mund edhe t’i miklojë ndjenjat e veta të gabuara.”

“Si të ruhem që të mos e bëj veten e të bie në grackën e justifikimeve, çka do të ishte qëndrimi më idiot që mund të mbaja? Por a ekziston vallë për këtë rast një qëndrim i mundshëm, i drejtë, i përshtatshëm, apo do të bie sërish në gabimin që të pyes ç’pretendime kanë të tjerët?”

“Të shkruarit është pa dyshim një mënyrë për t’iu afruar asaj vije kufiri që sekreti më intim vë rreth vetes, dhe shkelja e saj do të ishte vetëshkatërrim, por është njëherazi edhe orvatje për të respektuar vijën e kufirit vetëm për sekretin me të vërtetë më intim dhe për të çliruar pak nga pak prej verdiktit të së pashprehshmes tabutë që rrethojnë këtë bërthamë dhe që është vështirë të pohohen. Jo vetëshkatërrim, por vetëshpëtim. Të mos kesh frikë nga dhimbja e pashmangshme.”

“Nganjëherë do të kisha dëshirë të dija si janë renditur në vetëdijen time shtresat kohore që kam përshkuar dhe që në mendime i përshkoj me aq lehtësi: janë me të vërtetë si shtresa dhe të mbivendosura në mënyrë të rregullt? Apo mos vallë janë si një masë e çrregullt neuronesh, prej së cilës një forcë e panjohur tërheq jashtë herë pas here fillin e kuq që dëshirojmë? A do ta zbulojë ndonjëherë neurologjia diçka të tillë?”

“Por tashmë e di prej kohësh se shkeljet e mirëfillta janë ato që ndodhin fshehurazi dhe jo ato që shihen nga të gjithë. E di gjithashtu se këto shkelje të fshehta i mohojmë e i lëmë në heshtje për një kohë shumë të gjatë edhe brenda vetes sonë dhe se nuk i themi kurrë me gojën tonë. Këtë të fshehtë të thellë e ruajmë me ngulm e sa më gjatë të jetë e mundur.”

(Christa Wolf: “Qyteti i engjëjve”, Titulli i origjinalit:
“Stadt der Engel oder The Overcoat of Dr. Freud”, Roman,
Botimet “SANTORI”, Tiranë 2014, 450 faqe)

 

Përktheu nga orgjinali Aristidh Ristani

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s