Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

FALENI EDHE LIRINË

Nuk kam mundur asgjë më shumë të bëj
T´i ruaj gurët e kufirit deri aty ku heroi im i vuri
Pse më nuk janë në asnjërën hartë të tokës
As të fjalës e lëre më të botës.

I zënë kam qenë për besë të zotit
Deri dje i vetëm isha pesëqind vjet ferri
Kufijtë m´i bënë copë e grimë perandorët
Njëqind marrëveshje u shkruan në kurriz timin.

Në Bërlin e Londër,Shen Stefan e ku dreqin se jo
Dhe sot nuk di a kam kufi ,a kam shtëpi
Gurët e murët m´i bënë shkrumë e hi
Sa herë më ka munguar edhe ëndrra për pak liri.

Tani asgjë s´na ka mbetur pa u bërë heshtje
Toka po ju falët bajlozve përtej detit
Asnjë ëndër më nuk rri me mua
Kam mbetur të shoh edhe lirinë time kur ta falin.

 

VDEKJA MË BURRËROE ËSHTË

Më burrërore të përqafosh vdekjen,
Se sa ta kesh tërë jetën barrë tokën e falur të Gjergjit.

Nëse nuk ke fuqi për të luftue djajtë
Tokën leje në fatin e vetë zotnave që e krijuan
Ti më mirë përqafoje vdekjen ,më burrërore është
Se sa tërë jetën ta kesh barrë mbi supe tokën e Gjergjit.

Pikturoi fluturat kah ju marrin nëktarin luleve
Nepër secilën cep të Rugovës e Malësisë
Vëri në ditarin e papërfunduar pranë lapidarëve
Që sot vetëm toka jonë i ruan me fanatizmin e hyjnive.

Ç´kohë e zezë prapë po rikthehet si fuqi Apokalipsi
Me përandorët vrastarë kthejnë korba e djajë sebashku
A janë të vemuar demonët sot të shetisin të lirë
Në shekullin që di të vret të vërtetën si dje dhe sot.

Eh,toka ime,atdheu im,dashurinë me sa mall ta fala
Frymën dhe freskinë për zemrën ndryshk të bërë
Tek ti i shërova plagët e jetës dhe të vërtetës
Dhe sot po të falin pa m´i pytur as dhembjet e mija .

Ku janë plagët e luftëtarëve të secilit brez të pesqind shekujve të ferrit.

Pyetni bre Norën e Kelmendit,Shotën e Azemit
A e dini bre nga Italia na erdhi Marije Shllaku në luftën e Çelisë
Dhemb për dhemb me shkja luftoi për këtë tokë që sot po falët
Ah,a ka më mëkat se si e tradhëtuen ca demonë shipfolës.

Lavdi tokës që sot po falët
Lavdi Norës dhe Shotës
Lavdi Marije Shllakut.

A kanë fuqi tërë jetën ta bartin mbi supe mëkatin
Nëse tokën e Gjergjit e falin.

 

KORBAT KTHEJNË

Mbi re ç´korba kthejnë
Fluturojnë prap tokës se shqipeve
Se nuk ndalojnë në ëndrra
Para se t´i vrasin zotnat.

Toka serish po mbetet e vetmuar
Asnjëri nuk do t´ia shëroj plagët
Edhe kështu e ndarë në mijëra copa
Dhembjesh.

Ç´faj ka toka që çdo ditë e vrasin
Ku mbetet gjaku i luftëtarëve
Që ranë për të shtrënjtën e të shejtën liri.

Vallë në vramë ne ndonjëherë tokë djajësh
Përse korbat rikthehen orë e çast
Si nuk ka kush t´i vras kalorësit e apokalipsit.

 

YLLI I DAVIDIT

Nuk jemi zhdukur
Edhe pse heshtja na ka vrarë
Yllin e Davidit e kemi ndarë bashkë
Nënat tona e kanë vënë në djepa për të mbarë.

Për t´u rritë dhe gëzue me popullin hebre.

Kur në flamuj kemi value
Edhe na sebashku jemi betue
Nënat tona na kanë rritë
Djepave me Yllin e Davidit.

Ju rrëfej yjet
Kur jetuam në tokë
Dhe qiell
Si këngë e jetës.

Të vetmuar ishim vetëm nga tradhëtarët
Që s´kishin gjakun tonë
Ne kishim një zot të tokës
Dhe të qiellit.

Jetonim për zotin dhe atdheun
Cili na qenka këtu
Një zë i bekuar
Para se erdhëm ne në jetë.

Asnjë ëndërr nuk më rrinte pranë
Pa e pasur jetën e lumtur
Unë luftoja për fisin e shenjtë
Sebashku më vëllëzërit e mi.

Në njërin krah i mbaja udhët e shkronjave
Për t´i lënë shekujt mbrapa
Dhe në sy ruaja pak nga drita e jetës se lirë
Kurrë të çmendur.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s