Përvjetori i 15-të i Luftës në Kosovë, si kauzë dhe kujtesë historike. / Nga Azem PARLLAKU

 

1623190_10202756404964354_1598256292047393032_n

 

 

Përvjetori i 15-të i Luftës në Kosovë,  si kauzë  dhe kujtesë historike.

 

“Kurrë s’duhet të harrojmë holakaustin, genocidin, masakrat e shekullit të 20-të. Nuk do të dëshironim kurrë që shekulli i ri të na sjellë ëndërra të tmerrshme, por një pamje tjetër”

(Bill Klinton Mars 1999)

 

 

 

azem

 

Nga Azem PARLLAKU

Këto ditë, pothuaj në çdo qytet, katund, e lagje në Kosovë po përkujtohen Dëshmorët e Luftës Çlirimtare, të pesmbëdhjetë viteve më parë.


Si i pesmbëdhjeti përvjetor, ai ngjet njëlloj si përvjetorët e tjerë, me dy përjashtime që gjithësesi, nuk i shpëtojnë një vëmendje të shëndoshë;
E para:
Megjithëse, tubimet përkujtimore për dëshmorët, janë në tërësi inisiativa familjare e bashkëluftëtarësh, rreth tyre po afrohen dukshëm njërëz të cilët po duan të përfitojnë në kuadër të diskutimeve të Ligjit për Dëshmorë, pjesmarrës e kontributorë të Luftës?!
E dyta:
Megjithëse, këto tubime tërësisht janë shënuar në tre muaj Mars, Prill, Maj, po konvergojnë në këtë pesmbëdhjetë vjetor dhe me zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Kosovë. E në këtë kontekst po shihen shpesh kandidatë për kuvend të marrin pjesë në to!?
Për çfarë shënova më lart, e shoh të panevojshme zgjatimin e mëtejshëm, ndërsa sot, po preferoj të ndalem gjetkë diku, mbasi jam kthyer për pak çaste prapa në kohë.
Si lexues i vëmendshëm, aq sa kisha mundur të nënvizoja, mendoj pse jo të mos t’i rilexoj, mbasi kështu mbetet një shërbim i mirë për një arsyetim real e të gjithepranueshem…
“Republikë e Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”. Kjo ka qenë thirrja e njohur me të cilën Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nxori shqiptarët nga letargjia dhe iluzioni se, LIRIA, nuk mund të fitohej ndryshe.
Në këtë pesmbëdhjetë vjetor, me ose pa hir, është qartësuar mendimi se; Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm për zhvillimin kombëtar, atë rajonal, pse jo dhe global…
Pesmbëdhjetë vjet më parë, ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ajo që bëri aktivizimin e gjithë shqiptarëve kudo ishin, në projektin vizional të çlirimit përfundimtar të Kosovës nga Serbia.
Në projektin dhe aktivitetin e saj çlirimtar, ajo rrëzoi mitin sllav për pathyeshmërinë e ushtrisë serbe, ndërkohë nëpërmjet luftës që kreu, u thye dhe miti i kufijve shqiptarë…
Lufta çlirimtare, ndikoi në rrëzimin e regjimit të Milosheviqit, duke çliruar përfundimisht popullin serb nga ky diktator…
Nëpërmjet kësaj lufte, u hoq maska diskriminuese për shqiptarët në Maqedoni, Preshevë, Medvegjë, Bujanovc, e në Malin e Zi…
Kjo luftë, i dha një rol të madh e pozitiv Shqipërisë në zhvillimet demokratike rajonale e globale…
Ka qenë kjo luftë, që çoi në test unitetin e NATO-s, dhe qëndrimet e Bashkimit Europian…
Kjo luftë, shmangi dukshëm burokracinë e komplikuar të OKB-së, duke nxjerrë në pah rolin parësor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si superfuqia e vetme dhe mbrojtëse e vlerave demokratike të njerëzimit…
“Mendoni për një çast se si do të ndjeheshit ju, pot ë ishit pjesë e atij populli, që kanë jetuar në paqe, në një vend që duan të përdorin gjuhën e tyre, por që u vajtën në shtëpitë e tyre dhe u thanë: Mblidhni placket dhe ikni! Do t’ju djegim çdo document të pronave dhe identitetit tuaj, dhe nëse burri ose djali juaj do të ishte në një moshë për shërbim ushtarak, ta hiqnin mënjanë e ta vrisnin. Dhe e gjithë kjo sepse ju keni një fe dhe një kulturë tjetër etnike. A do ta donim këtë ne për fëmijët tanë në shekullin e 21-të?” (Bill Klinton) nga fjala e mbajtur në Bazën Detare të Norfolkut në Virxhinia 1999.
Mjetet luftarake të vendosura në dispozicion nga NATO gjatë luftimeve në Kosovë:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës; 260 avionë, mes tyre avionë të paperceptueshëm nga radarët, avionë bombardues me raketa të drejtuara, avoinë gjuajtës të fshehtë, avion gjuajtës dhe bombardues, 24 helikopterë Apach të destinuar për luftën kundër tankeve dhe mjeteve të tjera luftarake tokësore, anije amfibe për transportim trupash, 2 kryqëzorë, 3 anije sulmuese dragamina, 2 nëndetse me predha të drejtuara, Aeroplanmbajtësja “Teodor Rusvelt” në Adriatik me 63 avionë në bord.
Franca; 20-40 avionë, mes tyre avionë gjuajtës bombardues, avionë për zbulimin e objektivave dhe transmetim të dhënash, avionë për furnizim me karburant në ajër, në gatishmëri luftarake Aeroplanmbajtësja “FOCH”.
Britania e Madhe; 20 avionë, mes tyre avionë gjuajtës bombardues, avionë zbulues objektivash tokësorë me përmasa të kufizuara, avionë të furnizimit me karburant në ajër, 1 nëndetëse me predha të drejtuara.
Kanadaja; 6 avionë luftarakë.
Gjermania; 14 avionë luftarak “Tornado”, me tyre 8 avionë me pajisje special për luftën elektronike dhe asgjesimin e mjeteve kundërajrore, 6 avionë zbulues objektivash.
Italia; 12 avionë luftarak
Spanja; 6 avionë luftarak mes tyre avionë për furnizim me karburant në ajër.
Turqia; 11 avionë luftarak gjuajtës bombardues.
Hollanda; 8 avionë luftarak.
Belgjika; 4 avionë luftarak.
Danimarka; 6 avionë luftarak.
Shqipëria; me Ligjin Nr.8470, datë 07.04.1999, vendos në dispozicion të NATO-s, të gjitha kapacitetet aeroportuale.
Aleanca e Atlantikut të Veriut grumbulloi më shumë se 400 aeroplanë luftarakë, e dhjetra anije lufte për veprime ushtarake kundër Jugosllavisë.
Forcat ushtarake të NATO-s, u komanduan nga gjenerali Uesli Klark.
Në orën 18.00 të datës 24 Mars 1999, mbyllen aeroportet civile që përshkojnë Adriatikun.
Në orën 19.00 të datës 24 Mars 1999, dhjetra avionë ngrihen nga baza ajrore e Avianos, Itali, shpërthime të fuqishme tronditin të gjitha instalimet ushtarake serbe në Kosovë e Serbi.
Në orën 22.00 të datës 24 Mars 1999, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Havier Solana pohon: “Ka nisur një sulm kundër objektivave serbe në Jugosllavi”.
Me 24 Mars 1999 në një mesazh televiziv presidenti rus Boris Jelsin i kërkon Bill Klintonit, t’i jap fund ndërhyrjes së NATO-s në Jugosllavi!
Në orën 20.15 të datës 24 Mars 1999, alarmi antiajror zhurmon në Beograd e Novi Sad, po në këtë orë Prishtina zhytet në terr, ndërpritet rryma elektrike.
Në orën 21.00 të datës 24 Mars 1999, Presidenti Bill Klinton, nëpërmjet një konference shtypi për mediat, konfirmon sulmin ajror.
Në orën 21.15 të datës 24 Mars 1999, nga Vatikani Papa e konsideron sulmin si “një humbje për njerëzimin”!
Në orët në vijim, Kina kërkon t’i jepet fund bombardimeve!
Presidenti Jelcin dënon agresionin e Aleancës duke cituar: “Rusia do të mbrohet deri në fund, duke rezervuar të drejtën të marrë masa të plota, përfshi dhe ato ushtarake, për të garantuar sigurinë e saj dhe të Europë”!
Ësëhtë e vërtetë, NATO nuk mund t’i përgjigjet çdo tragjedie në të njejtën kohë dhe në çdo cep të globit, vërtetë Kosova nuk ishte një vend anëtar i NATO-s, por ajo u vlerësua si vendi i vogël në vijën që ndan Europën me Azinë dhe Lindjen e Mesme, në vijën ndarëse mes Islamizmit dhe Kristianizmit, vend pranë aleatëve të Jugut të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, vend pranë aleatëve të rinj të NATO-s, Republikës Çeke, Polonisë dhe Hungarisë, vend që kufizohej nga demokraci të brishta si Shqipëria (sot anëtare e NATO-s) dhe Maqedonia.

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s