Nase Jani

 

nase portret

Nase (Thanas) Jani

Urdhri “Naim Frashri i Artë”

Thanas (Nase) Jani e ka nisur jetën në Stegopul të Lunxhërisë, Gjirokastër, më 25 maj 1947. Mësimet e para i mori në vendlindje, pastaj në Kuçovë e në Vlorë, ku mbaroi para-shkollën e mesme.

Ka studiuar në shkollat ushtarake “Skënderbe” në Tiranë, Shkollën e Lartë të Marinës në Vlorë, Shkollën e Lartë të Oficerëve në Tiranë. Ka studiuar edhe për letërsi, dramë-regjisurë dhe filozofi.

Prej vitit 1969 deri në vitin 1993 ka qenë oficer në Durrës, Kuçovë e Berat. E mbylli karrierën, Drejtor i Shtëpisë së Kulturës së Ushtarakëve, Berat (1983-1993). Prej vitit 1997, jeton familjarisht në Athinë-Greqi.

Vepra  Letrare

nase 1

nase 2

nas 3

Është autor i 20 librave në poezi e në prozë.

Në poezi: “Po nesër”, “Unë dhe ti”, “Humbas udhët nëpër udhë” (në greqisht), “Lotët e hënës” (poemë për fëmijë), “Lirika”, “Sa vjeç është ky shekull?” , Dashuria e Anës”-roman në vargje “Jetë e hutuar” (Toena, 2007), “Si ndriçon një xixëllonjë” (Toena-2009), “Det dashurie” (2011),

Në prozë: “Unaza”-novelë, “Çmendina”- roman “Sulmuesi fluturues”-monografi, “Gruaja në Kafaz” tregime e novela (libri fitues i Çmimit të Parë në Konkursin e vitit 2002 nga Lidhja e Botuesve të Shqipërisë), “Pavli dhe Vasiliqia”-novelë. , “Artistja e madhe Violeta Manushi”-monografi, 2007, “Për ShqipërinëVol. I -2008, “Për ShqipërinëVol. II -2012, “Skënderbegasit”-Portrete, 2012, “Njeriu i gjinisë asnjanëse”-Komedi, 2013, “Çmendina”-Roman (Botimi i dytë i ripunuar), 2013.

-Thanas Jani, është drejtues i Shtëpisë Botuese “SNAJ” (Me vendim të gjykatës së rrethit: Tiranë, i regjistruar Person Juridik me vendim Nr. 16324. Dt 18. 11. 1996, me afat 20 vjet.)

Është Anëtar i Akademisë Frankofone (ACADEMIE FRANCOPHONE Nr. 406), Mars 2014, Bordo-Francë.

Antologji & Revista Letrare

nase 4

Ka përgatitur dy Antologji të Klubit të Shkrimtarëve “Drita”:

Portat e harresës” dhe “Shtëpia mbi rrota” (Botimet “TOENA”, 2001) Autor i antologjisë: “Itaka e fjalës” (Me poetë të kudondodhur jashtë Shqipërisë) – Botimet TOENA, 2007

Ka përgatitur dhe botuar Albumin Letrar-Arkivor :

Me Dritën, për Dritën”(2000-2002)

Është themeluesi dhe botuesi i Revistës Letrare-Kulturore “Pelegrin”, (për shkrimtarët e kudondodhur jashtë Shqipërisë). Reviste që botohet prej vitit 2004. Kjo Reviste ka Fituar Çmimin e vitit 2004, dhënë nga Kryetari i UNESCO-S në Athinë. Shpërndahet në të gjithë kontinentet ku ndodhen krijuesit e ikur nga Shqipëria.

Është përgatitës dhe botues i revistës letrare-historike: “Stegopuli” (2005)

Ka qenë ideator dhe përgatitës i Almanakut Letrar “Naftëtari Letrar” në Kuçovë, e para revistë letrare e këtij qyteti, në vitet ’70 të shekullit XX.

Krijimtaria e Nase Janit është përfshirë në disa Antologji brenda dhe jashtë Shqipërisë. Nase Jani është nderuar me disa Çmime letrarë, brenda dhe jashtë vendit. Krijimtaria e tij është përkthyer, e pjesshme, edhe në gjuhët: greqisht, rumanisht, anglisht dhe italisht.

Veprimtaria Shoqërore-atdhetare

Z. Thanas (Nase) Jani është nismëtar i krijimit të Klubit të Shkrimtarëve shqiptarë të kudondodhur në botë “Drita”, me qendër në Athinë dhe i Shoqatës Kulturore – Atdhetare “Lunxhëria” (Dega – Athinë).

Klubi “Drita”, është i pari bashkim shkrimtarësh shqiptarë në Greqi me shtrirje në gjithë qendrat qytetare në Greqi dhe kudo ku kanë emigruar shkrimtarë shqiptarë nëpër botë.

Në Pesë-vjetorin e Krijimit, me propozim të shkrimtarit të madh Dritëro Agolli (Kryetar Nderi i këtij Klubi) Klubi “Drita” u Dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Alfred Moisiu me “Medalien e Mirënjohjes”. Nr. Dekreti 4581 Tiranë Dt. 30. 5. 2005

Klubi “Drita” ka faqen e vet në Internet http://dritapelegrin.blogspot.com dhe lidhet me gjithë krijuesit e kudondodhur me adresat elektronike:

thanasjani@gmail.com

dritaklub@yahoo.gr

nasejani@hotmail.com

Z. Nase Jani është i rizgjedhur Kryetar i këtij Klubi, me votim të fshehtë, në katër Mbledhjet e përgjithshme të Shkrimtarëve. Është Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Anëtar-mik i Lidhjes së Shkrimtarëve të Greqisë.

ËSHTË DEKORUAR

Medalia “Naim Frashëri”

Nr. dekreti 6609 Tiranë: Dat 18. 8. 1982

Urdhri “Ylli i kuq”

Nr. dekreti 7175 Tiranë Dt. 20. 11. 1098

Urdhri “Naim Frashëri i Artë”

Nr. dekreti 5210 Tiranë dt. 11. 5. 2007

Diplomë Mirënjohje nga Lidhja e Botuesve të Shqipërisë (2008)

Qytetar Nderi i Qytetit të Kuçovës. Me vendim të Këshillit Bashkiak Nr. 93. dt. 11. 12. 2012 me motivacionin: “Me krijimtarinë e tij letrare, publicistike dhe shoqërore, ka dhënë kontribut të shquar në ruajtjen dhe pasurimin e vlerave kulturore atdhetare e qytetare të kombit shqiptar e të qytetit të Kuçovës.

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Arqile Mjeshtri

Kryetari i Bashkisë Bardhyl Gjyzeli

Në skenë:

Ka luajtur dhe venë në skenë, në qytetin e Kuçovës e Beratit dramat: “Familja e Peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, duke luajtur rolin kryesor të Peshkatarit; “Lagja e Varfër” e Fadil Paçramit, në rolin kryesor të Bacë Adnanit; në rolin e Kuestorit te “Kuestori”, etj.

Vlerësime:

Nase Jani, poet i shquar autentik! Ai e afirmon veten një poet i një natyre të ndryshme, që nuk e ka qejf turmën e poetëve të barabartë, por individët poetë”

Dritëro Agolli, poet-shkrimtar-akademik

Vepra e tij letrare është vlerësuar nga kritika dhe personalitete të letrave brenda Shqipërisë dhe jashtë saj si: Akademikët Dritëro Agolli, Rexhep Qosja, studiuesit Perikli Jorgoni, Adriatik Kallulli, Fatmir Terziu, Henri Çili, shkrimtarët Faslli Haliti, Qazim Shemaj, Niko Kacalidha, Stefan Martiko, Ylli Polovina, Myslim Maska, Luan Xhuli, Hiqmet Meçaj, Fatime Kulli, Vasil Qesari, Aleko Likaj, Robert Goro, Mimoza Hametaj, Aishe Qorraj Kelmendi, studiuesi Xheladin Mjeku, studiuesi Prof. Nehas Sopaj, shkrimtarët grekë Nasos Vajenas, Sotiris Dhimitriu, Petros Stratis (ish Ambasador i Greqisë në Tiranë), Kristos Tumanidhis, shkrimtarja franceze Claude Chatron- Colliet, etj.

-Jeta dhe veprimtaria e Nase Janit është shkruar në Enciklopedinë “Kuçova”, Enciklopedinë e Ushtarakëve të Shquar Shqiptarë, vol. 2. dhe në Encikopedinë e Qarkut të Beratit.

-Për Jetën dhe veprën e Nase Janit, shkrimtari dhe publicisti Festim Liti, ka botuar librin “Shtëpinë e kam në një pikë lot” (2012)

-Shkrimtari dhe kritiku Razi Brahimi ka shkruar librin “Adresa e poetit” për veprën letrare të poetit Nase Jani dhe “Një roman ndryshe” për romanin “Çmendina”. (2014)

Përgatitur nga komisioni i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s