Poezia, si formë e thellë editive dhe nocion filozofik – Referim rreth Vëllimit Poetik ” Përtej çmendisë” të autores Hasije Selishta (Kryeziu) / Nga Agron Shele

 

Poezia, si formë e thellë editive dhe nocion filozofik

Referim rreth Vëllimit Poetik ” Përtej çmendisë” të autores Hasije Selishta (Kryeziu)

 

 

Agron Shele

 

nga Agron Shele

 

 

 


Poezia e Hasije Selishta (Kryeziut), si një poezi e cila ka kohë që ka kapërcyer gjeografinë e Letërsisë Shqiptare dhe publikohet me sukses në shumë Antologji Ndërkombëtare , vjen si univers dhe shprehishmëri e mendimit më të përzgjedhur poetik, vjen si domosdoshmëri e një komunikimi permanent me zërat më prestigjiozë sot, vjen si aplikim i forcës ndjesore dhe mendimit progresiv, dhe për më tepër vjen si emblemë e ideve të thella përshkuese dhe sugjestionit metafizik të fjalës. Moderatura e artit të saj ka gërshetimin e perfomancës dhe intelektit personalitet “grua”, ka inteligjencën dhe përgjegjësinë për atë ç farë shkruan, ka intuitën dhe botëkuptimin e përmasave dhe nëpërmjet ngjyrimeve imazhe sjell mesazhe të qarta për të sotmen, por edhe për të ardhmen. Si poseduese e teknikave dhe kulmimeve të larta estetike në veprën e saj ndesh konceptin filozofik ( si formë editimi elitar) dhe atë psikologjik ( si gjerësi njohjeje dhe percepetim), ndesh strukturimin e ideve bazë dhe konfiguracionin si përvijim dhe kurbaturë e fuqisë së vargjeve, ndesh harmoninë dhe lirshmërinë shprehëse, ndesh beftësinë dhe koloritin e bukurisë art.

 

 

hasije

 

Hasije Seishta (Kryeziu)

 

Duke lexuar Vëllimin Poetik “Përtej çmendisë”, mendimi më i parë të shkon tek narrativiteti krijues i autores, bota konvonuese dhe stilistika si formësim . Të tre këto komponentë të shtrirë në hapësirën krijuese përqasin dhe përcaktojnë një bosht të mirfilltë poetik, bosht me zanafillë “ Shpalosje e heshtjeve” ose përjetim i gjendjeve nëpërmjet traskiptimit të kontuiniteteve fshehtësi ide, për të pasuar më pas me “Largësi e çmendur”, kësaj largësie që ka krisur dhe ka humbur mes vetvetes dhe referimit ndaj asaj ç’ ka rrethon, (botë ndjesore e përtejshpirtshëme), për të vazhduar me “Ritmi i frymarrjes”, ose frymimit që përshkon sendërtimin metafizik të këtij boshti dhe së fundmi “Largësi fluturimesh”, këtij rrugëtimi drejt hapësirave dhe frymëzimeve të pamata të një universi poetik.

“Vala shkumon
në unat e ndezur”

Ky dallgëzim që trazon detrat dhe shpirtrat dualizon përbrenda “unit”, këtij ekocentrimi që qendërzon qenësinë njeri dhe në kuptimin egzistencial e shndërron në “mbiun”. Kuptimi metafizik shkon edhe më larg, duke i dhënë vlera infiniti dyzimit ose hamendsionit dhe nën këtë lajmotiv, gjendjet që përjetohen sipas emocionalitetit moment, që në rastin konkret janë të ndezur për të flakëruar dritën e jetës, përplasen, thyhen, përmbysen dhe ringrihen për të shndritur më mirë, për të reflektuar ose rimedisionuar subkoshuiencën vetiake si arsye. Vargjet më poshtë e përforcojnë edhe më tepër këtë ide dhe gati në proçesion aludojnë qëllimin :

“përsëri diçka më afrohet
më e madhe se etja
më e madhe se jeta
më e madhe se vdekja “

Se ç’ farë i afrohet një njeriu, i cili apokalipton midis jetës dhe vdekjes kjo mbetet relative dhe hap debate, por sipas konceptit të autores vjen si mundësi për të krijuar vlera ( qëllime thelbësore që prodhojne vetë qytetërimin tonë), vjen si risi e përsosjes dhe vazhdimësisë (evolim) , vjen si mundësi shenjash dhe gjurmimi të vetëegsistencës së tij .

Dhe i gjithë ky koncept finalizohet me atë ç’ farë ofron individi “uni “ si mendësi dhe ndjesi, (Vetëm një gur kam në dorë, ose vetëm një mundësi individuale kam), por referuar edhe në analitikën e më sipërme dhe gjithmonë në kontekstin filozofik, sepse e tillë eshtë poezia dhe fryma që përshkon, e cila kur shndërrohet në ide primare me diapazon dhe shtrirje si fuqi mentale bëhet më madhore se vetë jeta apo pasvdekja.

“Përtej çmendisë” si poezi e cila idnetifikon dhe gjithe titullin e Vëllimit poetik, ruan të njëjtin mesazh dhe aborgon me psikikën e sëmurë të kohës, duke e portretizuar në tablo kuadratike të përgjysmuar dhe nënçmuar si pushtet të mbyllur dhe larg aspiratave që e kanë besuar.

“Në kornizë endet
gjysma e trupit thahet
nën pushtetin
e një të çmenduri”

Fjalët neë kurbëzimin e tyre anatemojnë errëtinë e pëshkallëzuar dhe e paracaktojnë si fuqi por dhe brendësi shpirtërore të rrënuar, gati amorf, pa shpirt, pa jetë, pa vlerë dhe në deziluzion të plotë ose çmendi sikurse shprehet autorja.

Ky vëllim duket sikur luhatet mes ngjyrimeve gri, (skepticizëm i mbështetur në realitetin e brishtë të përjetimit kohë), por ka dhe ngjyrime shprese dhe besimi, ngjyrime që më së shumti karakterizohen nga trasmetime mesazhesh poetike pozitive por dhe progresive të së nesërmes.

“Qielli im
agun
përjetëson”

Tek poezia “Shekulli im”, shikojmë një diapazon që kapërcen gjithë horizontet, shikojmë ndjesinë e hapësirës që prek infinitin , që rilind me agun e parë për të zbardhur dritësinë jetësore dhe në kuptimin e plotë identifikuar tek “uni poetik”, bota qiellore , si botë ëndrrash dhe shpresërimi, por dhe si nocion shpitshmërie nganjëdhen mbi ditëshekujt e rilindur .

Poezia e Hasijes, si poezi e risisë dhe beftësisë shpreh më së miri kreativitetin krijues të autores dhe e klasifikon atë si poeteshë të gjetjeve profarme dhe figuracionit, si memorie krijuese me intuitivitet të vetëdijshëm dhe me rrjedhshmëri krejt të natyrshme, si largpamëse dhe ideativitet të avancuar, si frymë bashkohore dhe zë i plejadës së re që po ngrihet.

“brenda meje
kohë e paqënë
paralajmëron imazhin
e përmasave tejpamëse”

Zbërthimi ideo-artistik i këtyre vargjeve i përmbledh të gjitha komponentët e një poezie të mirëfilltë, aty ndeshesh me nocionin kohë dhe simultantet në diskutim (me dhe e paqënë), ndeshesh me togfjalëshin artistik (tejpamëse), ndeshesh me muzikalitetin e fjalëve dhe përvijimin e idesë së madhe, ndeshesh me fuqinë e përmasave dhe imazhin si ngjyrim, ndeshesh me botën e gjerë shprehëse dhe vizualitetin tejpamësi, pra përtej limitive, përtej horizonteve, përtej mureve, përtej vizualiteve pamorë , ideorë dhe ndërgjegjësorë.
Një ved të veçantë në mabarë poezinë e saj zë edhe lirika, e cila për nga natyrshmëria e të shkruarit si autore grua, e sjell këtë ndjenjë herë nga sytë e vashës, herë nga petalja e një luleje, herë nga krahët e bardhë të zogut që humbet kaltërsish ( bardhësi surreale), herë si kurorë e ndritur që ngrihet mbi gjithë haqet e ylberëve shumëngjyrësh.

“Siluetë e kahershme
në binarë dashurie mbërthen
madhështinë përthith

në perëndimin e diellit
kurora ndrit
gjer në rilindje”

Aspekti lirizmit rrezaton nëpërmjet koloritit dhe ndjesisë shpirt, ravijëzon si harmoni notash në tastierën pjano, kapërcen blerimeve të pranverës dhe netëve yje shumë, dhe ashtu e brishtë, e verbër, e pafajshme ngrihet në poltronet më të larta të përjetësisë, shenjtërisë dashuri.

Vëllimi Poetik ” Përtej çmendisë” shpreh më së miri nivelin e lartë krijues të autores Selishta, shpreh autentitetin e saj të padiskutueshëm artistik, shpreh evolimin dhe përsosjen e gjuhës së shkruar dhe ashtu me gjithë ngjyrimet, larminë, fuqinë shprehëse dhe filozofinë e mendimit, ajo përbën zërin e kthjellët dhe bashkohor të universalizimit të letrave shqipe sot.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s