Skicë: “DJALI DHE TIGRI”, NË QENDRËN E GJUHËVE TË HUAJA “PROSPEKT” / Nga: Murat Gecaj

 

 

Skicë: “DJALI DHE TIGRI”, NË QENDRËN E GJUHËVE TË HUAJA “PROSPEKT”

 

Nga: Prof  Murat Gecaj

 
Kishte disa ditë që mendoja të vizitoja Qendrën e Gjuhëve të Huaja “Prospekt”, në kryeqytetin tonë. Atë e drejton tash sa vjet dhe me aftësi profesionale, kolegia e mikja Lindita Titka-Pasholli. Jam njohur nga afër me veprimtarinë e tyre frytdhënëse, pasi aty ndoqi kursin njëvjeçar për gjuhën angleze edhe mbesa ime, Dorela. Prandaj isha i informuar se vajzat e djemtë e disa shkollave, që vijojnë aty nga Lagjia “Ali Demi”, i duan librat artistikë dhe i lexojnë ata me dëshirë.

 

3.-Foto-Nga Shperndarja

 

Mësuesja Holta Peta ua shpërndan nxënësve librin “Djali dhe Tigri”…

 
Kështu, me disa kopje të librit “Djali dhe Tigri”, të autorit suedez Lars Vestman dhe përkthyer në shqip nga bashkatdhetari Sokol Demaku, mësues, publicist e shkrimtar në qytetin Boras të atij shteti skandinav, shkova në QGJH “Prospekt”. Njëmijë kopje të këtij libri të bukur dhe mjaft edukues, kishte nisur t’i dhuronte Sokoli, jo vetëm për disa shkolla të Tiranës e Durrësit, por dhe i dërgoi në ato të Tetovës, përmes mësueseve Sadije Aliti e Mensure Ilazi. Kështu, më tej, libri “Djali dhe Tigri” do të udhëtojë edhe në shkolla tjera shqipe, si në Kosovë, Ulqin e Preshevë. Se fëmijët tanë i duan shumë librat dhe prej tyre marrin njohuri të bukura për jetën.
Pa u zgjatur, më poshtë po u njoh me një njoftim, që më dërgoi Lindita, pas asaj vizite në Qendrën e Gjuhëve të Huaja “Prospekt”. Ndër të tjera, ajo shkruante: “Sipas bisedës me ju, një grupi fëmijësh, që vazhdojnë të mësojnë anglisht, ua dhuruam nga një kopje të librit “Djali e Tigri”. Ata e morën librin me shumë kënaqësi, pasi janë fëmijë të mirë dhe kanë mjaft kërshëri për të lexuar. Gjithashtu edhe mësuesja, Holta Peta, e mori një libër të tillë, pasi ka një djalë, Brajanin 3-vjeçar, të cilit do t’ia lexojë ajo. Bëra disa foto nga ai çast i bukur. Por, ndoshta, nuk kanë dalë aq të mira. Besoj, profesor Murati, ju do të vini përsëri te ne, për të na sjellë kopje tjera të këtij libri dhe për të biseduar vetë me nxënësit e për të parë gëzimin e tyre të natyrshëm, kur marrin në duar një libër të ri. Pasi kemi një grup tjetër fëmijësh, të cilët gjithashtu do të dëshironin ta lexonin me ëndje këtë libër interesant. Sigurisht dhe për Qendrën tonë duam ta ruajmë një kopje të tij…”.

 

4.-Foto- Nga Leximi

 

Nxënësit e shfletojnë me kërshëri librin e ri…

 
Më poshtë, Lindita ka shënuar të dhënat për fotografitë, me të cilat po e shoqëroj këtë skicë të thjeshtë. Ja, pra, çfarë shkruhet aty: Të parat, që e morën këtë libër ishin dy vajzat me emrin Sindi e Parisiana, por dhe Alehandra. Pas tyre nuk mbetën as djemtë, Klejdi dhe Ajni. Janë nxënës të klasave të shtata e të teta, nga shkollat 9-vjeçare “Ali Demi”, “Nikë Dardani” dhe “Kushtrimi i Lirisë”. Ata kanë dy vjet që e ndjekin pa ndërprerje kursin e gjuhës angleze, në Qendrën “Prospekt”. Janë nxënës me përparim shumë të mirë, kërkues ndaj vetes dhe mësojnë e përparojnë, nivel pas niveli.
Po këta fëmijë janë mjaft të interesuar edhe për leximin e librave artistikë. Prandaj, kur u njohën me librin e ri “Djali dhe Tigri”, me autor shkrimtarin suedez Lars Vestman, të cilin e solli dhuratë për nxënësit në Shqipëri, Sokol Demaku, patën gëzim të veçantë dhe i falëndruan të dy ata, përzemërsisht.

(Fotot nga: Lindita Titka-Pasholli)
Tiranë, 29 maj 2014

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s