Hidhe ashtu politikisht / Nga Azem PARLLAKU

 



Hidhe ashtu politikisht

 

 

 

 

azem

 

Nga Azem PARLLAKU

 

 



Një nga poetët më të mëdhenj të Hungarisë, Sandor Petofi ka shkruar një varg të tillë “Për dashurinë jap edhe jetën, për atdheun jap edhe dashurinë”. Ky varg i poetit Petofi është evidentuar si një prej himneve më të njohura të lëvizjeve patriotike në Europë.
E solla në vëmendje poetin hungarez, kur po më duhet të qëndroj tek fotografia që, e shoqëron këtë qasje timen sot.
Është mesi i vitit 1960, atëbotë kur këta njerëz janë tubuar, e demonstrojnë me valle në një nga pllajat midis fshatrave Novosej-Shishtavec.
Në një pllajë, jo shumë larg kufirit shtetëror të Shqipërisë me Jugosllavinë e atëhershme, ndonëse ky kufi nuk mund të konsiderohej i tillë, mbasi tutje përtej ishin qindra kilometra Shqipëri natyrore.
Jo shumë larg në kohë, ky tubim ka gjasë të jetë bërë për dy arsye:
E para; Për të festuar hapjen e rrugës automobilistike që lidh këtë zonë me Kukësin, gjë e cila është bërë fakt në vitin 1961.
E dyta; Për të festuar ndonjërën nga datat e shënuara të sistemit, ku njerëzit imponoheshin për të kremtuar në të tillë atmosferë.
Do të preferoja që, komentuesit në këtë status të artikulonin në mënyrë të arsyeshme përse këta njerëz janë tubuar në valle, teksa unë po i qëndeoj më shumë variantit të dytë.
Është viti 1960, pikërisht koha kur Shqipëria po i ikte dashurisë me rusët, për të nisur një tjetër dashuri, asaj me kinezët.
Është ai vit kur Shqipëria nuk kishte mardhënie, as me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e as me Anglinë.
Viti, kur ndjeshëm po forcoheshin mardhëniet me të tilla vende të Botës së Fundme, si Vietnamin, e Korenë.
Ai vit, kur mohohej gjithçka, ai vit kur Shqipëria do mbyllej me moton “prodho dhe ha”, gjë e cila më vonë shkoi deri atje sa “prodho bar, ha bar”, me të vetmin qëllim; Të mbrojmë parimet!
Madje është thënë që në Marsin e këtij viti, u prit në zyrën e tij nga Mehmet Shehu Ernesto “Che” Guevara, një revolucionar marksist argjentinas, figura e dytë më e madhe , pas Fidel Kastros e Revolucionit Kuban.
“Për dashurinë jap edhe jetën, për stalinizmin jap edhe dashurinë”, kështu mund të ishte diçitura shoqëruese e kësaj fotografie.
Aty janë tubuar jo pak njerëz, ç’ka e konfirmon ky varg duarsh lidhur në valle.
Të pyesësh; Kur? Ku? Pse këta njerëz po sillen të imponuar kështu, do të duhet të shkruash aq gjatë, përplot fakte të cilat tashmë dihen botërisht.
Ajo e cila është interesante në këtë rast, është vendi ku po mbahet ky tubim.
Pllaja në të cilën është kryer ky rit, ashtu sikurse përmbajtja e tij, qartësisht flet për atë kohë kur, ideologjia qe shndërruar në fe.
Gjeografikisht kjo pllajë bie dukshëm nën vrojtim nga “matanë” kufirit.
Duket, që organizatorët janë kujdesur për t’a zgjedhur këtë vend si gjeometri e “të mesmes së artë”!?
Prizreni dhe Tetova atëherë nën Jugosllavi, në vijë ajrore janë të baraslarguar nga kjo skenë e “teatrit alpin”!
E ata që, janë shtruar në valle, nuk janë veçse njerëz që kanë filluar të lodhen nga dhuna, e të trembur kanë nevojë për të “klithur”…
Si tirani individuale, kjo lloj tiranie po mbështetej tek “bujkrobëria”, një enigmë që, besoj se ende nuk është kuptuar në psikologjinë e turmave në Shqipërinë tonë.
E njejta skenë por me aktorë të tjerë është luajtur vite më vonë!
“Ne qëkurse kemi lindur, madje në të gjithë përrallat që na janë treguar, na kanë folur për mbretër e për mbretëresha, për pallate mbretërore e për princa. E pastaj, po kështu, edhe më vonë deri te tragjeditë e mëdha që janë që të gjitha tragjedi oborresh mbretërore dhe ne ecim gjithmonë me këtë koshiencë, prandaj ndoshta me këtë psikikë sundimi, shkojmë e përplasemi ngaherë në rrjedhat e jetës e në ambiciet e mëdha politike” (Spartak Ngjela “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare” fq.224).
Le të kthehemi prapë tek “teatri alpin”.
A thua kjo valle hidhet ashtu në gojë të ujkut?!
Vallja si mënyrë e të shprehurit të kultures.
Ç’vlerë ka kultura, nëse nuk e çliron njeriun nga skllavëria nuk ka asnjë lloj funksioni qytetërues.
As më shumë, e as më pak nëpërmjet kësaj skene demonstrohet një prej paradokseve më makabre, që i ndëshkoi këta njerëz…
Vetëm duke i imponuar dhe larguar këta njerëz nga vetëdija, po bëhej orkestrimi i urdhërit partiak, ideologjia dhe izolimi po shndërroheshin në fe, për t’i lënë ata në bujkrobëri për vite e vite me radhë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s